Sfidat e menaxhimit të pandemisë COVID-19

Opinione

Sfidat e menaxhimit të pandemisë COVID-19

Nga: Gëzim Krasniqi Më: 21 mars 2021 Në ora: 17:53
Gëzim Krasniqi

Një vit nga fillimi i pandemisë dhe kur e kthejmë kokën pas e të shohim si e kaloi Kosova këtë vit pandemik bien në sy 3 aspekte të vlerësimit të situates.

Aspekti profesional tregoi se përballja me virusin e ri e gjeti mjekun kosovar, me një sistem të dobët shëndetësor i cili e la gati të vetëm në përballje me virusin e panjohur, për të vendosur për mënyrën e menaxhmit të pandemisë duke filluar nga diagnostifikimi, zgjedhja e mjeteve dhe metodave të mjekimit, edukimi dhe informimi i popullatës për masat preventive kundër Covid-19, deri tek tendenca e vazhdueshme për përditësimin e rregullave, metodave dhe barërave për mjekimin e pacientëve gjithnjë në rritje krahas vendeve me sistem shëndetësor të zhvilluar.

Aspekti politik i menaxhimit tregoi që hendeku i krijuar në mes politikës dhe profesionistëve është i madh, sa që ministrate shëndetësisë më shumë janë marrë me kënaqjen e ambicieve të liderëve tëtyre për vendime populiste, se sa me përmbushjen e detyrave të veta duke marrë përgjegjësinë në menaxhimin e situates së re me pandeminë. Duke filluar me furnizimine institucioneve shëndtetësore me mjete dhe material mbrojtës, krijimin e protokoleve për menaxhimin e rasteve pozitive dhe të sëmurëve me Covid-19, sigurimi i ilaqeve për mjekim në të tri nivelet e sistemit shëndetësorë, puna për informim dhe edukim të popullatës e deri te sigurimi i vaksinave. Vendimi për hapjen e specializimeve pa planifikim qoi në tërheqjen e rreth 1000 mjekëve nga vija e parë e frontit (Kujdesi parësorë), dhe dërgimi në kujdesin tretësorë duke krijuar mbingarkesë jofunksionale.

Aspekti shoqërorë është  goditur më së shumti duke filluar nga karantinimi dhe stigmatizimi i zonave të caktuara me vendime politike, përballja me propagandën dhe panikun e pakontrolluar medial, vështirësia për diagnostifikimin dhe marrjen e mjekimit anti-Covid, privimi nga marrja e shërbimeve të tjera shëndetësore jashtë Covid (vizitat specialistike dhe subspecialistike, intervenimet kirurgjike elektive) në sektorin publik.

Një vit është më se i mjaftueshëm për të rivlerësuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Kujdesi parësorë shëndetësorë me stimulimin e profesionistëve shëndetësorë, një furnizim të mirë të mjeteve mbrojëse, barërave, oksigjen dhe mundësi diagnostifikimi do të kishte menaxhuar 80% të rasteve të lehta që qëndrojnë në shtëpi duke ju siguruar edhe terapinë e nevojshme në hapësirat e veçanta në QKMF ose në shtëpi.

Kujdesi dytësorë do të trajtonte duke hospitalizuar pacientët mesatarisht të rëndë dhe ata të rëndë deri në nevojën e tyre për mjekim intenziv (respiratorë) dhe atë subspecialistik. Kapacitetet e spitaleve rajonale do të përballonin 15% të pacientëve përfshirë rastet me komplikime në mushkëri, koagulim të gjakut, por duke ruajtur dhënjen e shërbimeve të tjera shëndetësore jashtë Covid, në masën 70-80%.

QKUK si i vetmi shërbim terciar do të riorganizohej me Klinikën infektive (90-100 shtretër) si portë e parë për diagnostifikim, qëndrim 24-48 orë, triazhim, dhe planifikim të mënyrës së trajtimit duke i transferuar pacientët në qendrat e subspecializuar për Covid, 1- trajtimi i pacientëve me komplikime pulmologjike, 2- Hematologjike, 3- Kardiologjike, 4-Neurologjike të gjitha këto të lidhura me një 5- Qendër për mjekim intenziv Covid.

Të gjitha këto të furnizuara mirë me material,oksigjen, dhe barëra poashtu me profesionistë të përhershëm por edhe me vullnetarë.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë të jetë në krye të detyrës duke përshtatur mënyrën e menaxhimit të situatës varësisht nga raportet mbi gjendjen të cilën do ta vlerësonte grupi i ekspertëve. Nga aty të merren masat e kufizimit eventual,furnizimi me mjete mbrojtëse për përsonel, me barna për pacientë, vaksina, stimulim dhe rishpërndarje të përsonelit.Nuk duhet të vazhdojë të arsyetohet se edhe vendet me sistem të zhvilluar shëndetësor vdekshmëria është e përafërt sepse: në Kosovë mungojnë të dhënat e sakta, mungojnë profesionistët e fushave të caktuara, pacienti nuk mund të marrë shërbimet jashtë Covid.

Ndërsa IKSHPK të jetë mbikqyrësi i diagnostifikimit, informimit, edukimit të popullatës dhe planifikimin  e menaxhimit duke llogaritur në çdo kohë gjendjen dhe të sygjeroi veprimet në vazhdim në bazë të seriozitetit tësituates, bazuar në të dhëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat