LDK, tashmë Kosova mjaft ka humbur kohë

Opinione

LDK, tashmë Kosova mjaft ka humbur kohë

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:12
Skënder Sadri Kapiti

LDK-ja e reformuar duhet të punojë për t’ia kthyer vetes lavdinë e dikurshme, atë të Ibrahim Rugovës.

Këtë lavdi ajo duhet të fillojë për t’ia kthyer vetes edhe tani që është në opozitë, dhe me këtë do të kthehet edhe besimi e shpresa e antarëve të saj si dhe shpresa e besimi i publikut për funksionimin e shtetit ligjor, të legjitimitetit demokratik,të proceduralizmit kushtetues dhe si përshpejtim drejt integrimit europian.

Tashmë LDK-ja , kryesia e re dhe e reformuar duhet të kontribuojë fuqishëm , pasi mjaf më Kosova ka humbur kohë dhe mbeti prapa në rrugën e shtetndërtimit modern dhe të integrimit.

LDK-ja duhet të marrë përsipër rolin e madh politik pavarësisht se është në opozitë, pasi edhe opozita është një ndër dy komponentët kryesorë të sistemit, baraz me pozitën.

LDK-ja ka mundësitë, sepse ajo ka aftësitë dhe personalitete e kapacitete intelektuale më shumë se partitë e tjera në Kosovë  për ta bërë ndryshimin jo vetëm brënda vetes së saj, por edhe për të ndryshuar, përmirësuar e konsoliduar demokracinë në Kosovë  pasi si demokracia  ashtu edhe shteti  janë  marrë peng nga autokracia, korrupsioni,nepotizmi dhe hajnija.

Sot kontributi që fillimisht duhet të japë LDK-ja  është ai për konstituimin e institucioneve të shtetit,Parlament, Qeveria e President duke njohur e respektuar kështu legjitimitetin e zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 , dhe as sesi dhe në asnjë mënyrë duke mos u bërë palë me pjesën tjetër të opozitës destruktive dhe të politikës së vjetër të këtij tranzicioni në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat