Pse flitet për “Manifestin Komunist” të Marksit kur nuk e dinë se çka është kjo vepër madhore!

Opinione

Pse flitet për “Manifestin Komunist” të Marksit kur nuk e dinë se çka është kjo vepër madhore!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:16
Muhamet Kelmendi

“Manifesti Komunist” është një analizë shumë e thellë e "Komunës së Parisit" e shkruar nga Karl Marksi. Si vepër e Marksit mësohet në të gjitha univesitetet, kuptohet ku studiohet historia, ideologjitë politike dhe ushtarake e politike të lëvizjëve dhe të organizimëve të ndryshme në botë.

Baza e saj e shprehur nga Marksi mësohet në çdo lëvizje çlirimtare të popujve të pushtuar. Jo mbi bazën e ideologjisë politike, por mbi vullnetin e çlirimit të popujve të pushtuar dhe që luftojnë për liri. Taktikat, metodat dhe mjetet e organizimit, si dhe strategjia politike, janë mbështetëse në çdo lëvizje.

"Manifesti Komunist" hapë shpjegime mbi organizimin e masave dhe përcakton taktikat në organizim. Ajo vepër e Marksit nuk flet për ideologjinë e ndërtimit të shtetit apo për vet shtetin e klasës punëtore.

Përkundrazi! Marksi analizon dështimet e komunarëve në luftën kundër borgjezisë vrastare dhe kriminale franceze.

Manifesti jep shpjegime për organizimin e punëtorëve në luftën e madhe çlirimtare kundër dhunës dhe tregon se si luftohet për çlirimin politik, ekonomik e shoqëror-social të masave etj.

Marksi arrinë të jap një analizë shumë të thellë pse komunarët dështuan në luftën për çlirimin politiko-ekonomik e shoqëror. Ajo analizë iu shërbenë popujëve të botës për çlirimin nga pushtuesit. Edhe në çështjen e madhe të çlirimit të Kosovës i shërbeu "Manifesti Komunistë" i Marksit forcave atdhetare dhe revolucionare në çlirimin nga pushtuesit serbomëdhenjë.

Manifesti shërbeu për organizim, për veprim dhe i dha radhëve çlirimtare forcë të madhe në çlirimin e vendit. Dojmë ne a ndokush tjetër apo jo, "Minifesti Komunist" i ka qëndruar kohës dhe do të jetë bazë e shumë popujve për çlirimin ekonomik e politiko-social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat