Vuçiqët nuk sfidohen me plumba as me thumba

Opinione

Vuçiqët nuk sfidohen me plumba as me thumba

Nga: Dedë Preqi Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:03
Dedë Preqi

Për sa i përket pyetjes se si mund të zgjidhet problemi në mes Kosovës dhe Serbisë, konkretisht problemi urgjent i kësaj çështje historike dhe i urrjetjes patologjike në mes dy popujve, kërkon një angazhim të veçantë dhe vullnet në mes popujve, por edhe një angazhim special nga BE-, si ndërmjetësuese dhe menagjuese e një projekti dhe zgjidhje të mundshme, e cila përmes një përkushtimi të qëndrueshëm, një përgjigje e tillë mund të realizohet për një çast jo të vonë.

Edhe historianët e njohur, shkrimtarët dhe filozofët e urtë të kulturave të ndryshme botërore, kanë shkruar dhe shpjeguar për luftat e përgjakshme dhe përmasat shkatërruese të tyre, ku të fuqishmit edhe tiranët për të dominuar, ata kanë bërë gjëra të tmershme dhe masakra e asgjësime të qenjës njerëzore, duke i kolonizuar dhe okupuar trojet dhe pronat e huaja, dhe më në fund, po të përshkosh dhe shfletoshë tërë këtë histori të njerëzimit, nuk është e mundur ta gjejmë ndonjë dobi që ka rrjedh prej luftave dhe ngjarjeve të tilla tragjike.

Me shembuj të luftrave është e mbushur plot e përplot historia e njerëzimit, edhe luftën famëkeqe që shkakëtoi Adolf Hitleri, kundër popullit hebre, gjithë atë masakër dhe gjenocid që shkakëtoi ky regjim i egër, duke asgjesuar miliona jetëra të njerëzve të pafajshëm, prapë se prapë, populli hebre, jeton sot i lirë në shtetin e vet të pavarur, dhe pothuaj se i tejkalon shumë vende të botës me teknikën e punës dhe formave tjera, që do të thotë se, edhe me gjitha ato tragjizma dhe holokaustin që ka përjetuar ky popull nga lufta dhe ideologjia e Hitlerit, nuk ka mundur të bëjë zgjidhje përmes radikalitetit dhe luftës së pa drejtë kundërnjerëzore.

Çfarë fitoi Serbia, me lufta të vazhdueshme dhe luftën e fundit që shkakëtoi Millosheviqi, me dhunën dhe gjenocidin ndaj popullit të pa fajshëm shqiptarë të Kosovës dhe ndaj popujve të tjerë. Vetëm në luftën e fundit të vitit 1998-99, në Kosovë, shkakëtoi me qindra masakra dhe i dëboi më se 1 milon shqiptarë nga trojet e veta, me një çëllim dhe plan të caktuar, që Kosovën ta zbrazin nga shqiptarët dhe në vend të tyre të vendosin ardhacakë serb dhe të tjerë, por prapë se prapë populli i Kosovës, me sakrificat e popullit dhe gjakun e tyre të pa kursyer dhe me ndihmën NATO-s, në krye me SHBA-atë, ky popull jeton i lirë në tokën dhe shtetin e vet të pavarur, në Republikën e Kosovës.

Megjithatë, Kosova me Serbinë, akoma nuk e kanë gjetë një mirëkuptim të përbashkët, për një marrëveshje paqësore e ndërfqinjësore, me ç’rast duhet marrë parasysh dhunën dhe luftën e përgjakshme që shkakëtoi regjimi i Millosheviqit, prandaj, është proces dhe rregull e jetës njerëzore, që njeriu i dhunshëm të pranoj gabimet e veta, sikur në këtë rast Serbia, të kërkoj falje ndaj popullit të Kosovës, në një mënyrë do të përfundonte edhe një kapitull i rëndë, i dhimbshëm e historik në mes dy popujve, si një projekt i rëndësishëm e i domosdoshëm për paqën dhe sigurinë, jo vetëm në mes këtyre dy popujve por edhe për rajonin dhe tërë Ballkanin Perëndimor.

Skandalet dhe provokimet që shkakëtojnë pasardhësit e regjimit të Millosheviqit, janë të shumta dhe të vazhdueshme, sikur edhe skandali i fundit i kryetarit Aleksandër Vuçiq, duke e mbuluar flamurin e Kosovës me atë të Serbisë, këto janë xhepura dhe lojra të politikanëve të dobët, të cilët e kanë në gjak urrejtjen ndaj të tjerëve, sepse një politikan i menqur dhe kryetar i një shteti, i cili mendon dhe vepron me mendje të shëndoshë për popullin dhe vendin e vet, nuk bënë gjeste dhe veprime të tilla, ndaj askujt, sepse sëcili ka dështuar me lojrat e tilla, edhe ata që kanë menduar se janë më të fuqishmit e botës.

Prandaj, kërcnimet dhe shantazhet që vijnë nga politikat e Beogradit në drejtim të Kosovës, nuk mund të peshohen në vagë, por më rëndësi për popullin dhe qeveritarët e këtij vendi, duhet që të mirren me problemet e veta dhe me projektet zhvëllimore të vendit të vet, sepse rreziku i ngatërrimit dhe i shkatërrimit të një vendi, vjen nga vetë imazhi i atij vendi, që krijon dhe përgadit shkatërrim kundër palës tjetër njerëzore.

Do ta quanim iluzion mendimin se Aleksandër Vuçiq, do të lakmohet apo do të ngritët në madhështinë e vet, duke bërë gjeste dhe veprime të tilla, ndaj shqiptarëve, apo ndaj cilit do popull tjetër në rajon, të cilët jetojnë dhe veprojnë në stilin e vet dhe në shtetin e vet, pa cënuar të drejtat njerëzore apo teritorin e ndonjë populli tjetër, ku vetë shoqëria dhe qytetarët e këtij vendi janë të pa kënaqur me vet kryetarin e këtij shteti dhe nuk pajtohen me dallime të tilla, të cilët këto ditë dalin në sheshin e Beogradit dhe inkuadrohen në mbrojtje të popujve të pafajshëm, kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij, që ndjekin politikat e Millosheviqit.

Prandaj, ajo që duhet të mbizotëroj në ndjenjat dhe vullnetin e popupullit të Kosovës, duhet të lidhet me përceptimin e botës si diçka historike tashmë të formuar dhe të plotësuar në jetën e këtij populli, me shtetin e vet të lirë dhe demokratik, një vlerë e merituar, të cilën ky popull duhet ta ruaj dhe vlerësoj si sytë e ballit, në rend të parë, duke qenë të bashkuar dhe të orientuar të gjithë për një çëllim të përbashkët, në të kundërtën nuk duhet ta fajësojmë askënd për gabimet dhe veprimet tona të dëmshme dhe të çëllimta.

Kosova si shtet i ri akoma në konsiledim e sipër, ka përpara vetës mjaftë projekte në sektore të ndryshme të vendit për ti realizuar, si edhe detyra të shumta për t’u përmbushur. Përmes projekteve zhvëllimore dhe përmes një unifikimi të forcave të përbashkëta pa dallime partiake e grupore, pa humbur kohë, që të merret me lojrat dhe shantazhet e Vuçiqave e lopaviqëve të tillë, të cilët nuk mund të sfidohen me thumba, por as me diçka tjetër, sepse nuk ka as pëlumba, sa janë të tillë, të cilët, sikur janë të bllokuar dhe ende të pa çliruar nga mitët e vjetra e parake të historisë së kralave të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat