Lumir Abdixhiku tregoje veten!

Opinione

Lumir Abdixhiku tregoje veten!

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 23 mars 2021 Në ora: 18:48
Lumir Abdixhiku

Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, që në fillim të karrierës në krye të partisë, do të përballet me sfidën, nëse partia e tij është ende siç është thënë ndër vite, “parti e përgjegjshme për shtetin“! Dhe kjo sfidë është afër, tmerrësisht afër: është Dita kur do të bëhet votimi për (deri më tash presidenten Osmani). Tërë barra, qoftë për të mirë apo për të keq do t‘i bie atij mbi supe.

Në ditën e votimit të Vjosa Osmanit (deri dje anëtare e LDK-së) për presidente të vendit, do të vazhdoi të jetojë ai slogani i njohur se LDK-ja është parti institucionale,apo do të bie perdja dhe partia në fjalë do të dalë e palarë?!

Atë ditë do të shihet vlera e vërtetë e kësaj partie: nëse vërtetë është parti institucionale dhe për shtetin,apo është parti klienteliste që vepron dhe gjallon vetëm për pushtet?!

Kjo parti që pothuajse çdo herë betohet dhe zotohet se ndjek rrugën e liderit të saj historik, dr. Ibrahim Rugovës,ka rastin që ta vërtetojë atë që thotë. Nëse voton Vjosën për presidente të vendit, do të tregojë se vërtetë e meriton të quhet parti institucionale, në të kundërtën do të tregojë se është parti interesi dhe e pazareve politike!

Lideri i saj Lumir Abdixhiku e ka rastin të tregohet nëse është politikan i mirëfilltë dhe vizionar, apo është një politikan ditor, i bindur për gjithçka që thotë partia!

Lumir Abdixhiku tregoje vetën në këtë rast po deshe që të shkëlqesh në politikë, ose bëjë kalkulime politike dhe rri vetëm si një kryetar partie i radhës!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat