Kosovë kur ti vet vendos, je e pavarur

Opinione

Kosovë kur ti vet vendos, je e pavarur

Nga: Sabahate Byci Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:04
Sabahate Byci

Nuk ka asgjë me të veshtirë në ktë Jetë se sa të jeshë largë Vendlindjes, të cilen e paten kolonizuar, uzurpuar dhe me një gjenocid të llojit me brutal qyshë nga lufta e dytë botrore na paten okupuar!

Por ju përbetohem me Zemër e me Shpirtë nga Gjermania, Shtet ky njëri ndër me të zhvilluarit të BE-s, i cili luajti dhe ende po e luan rrolin më të rëndësishëm teoretikisht e praktikisht me ndihmat e llojeve të ndryshme gadi në të gjitha Aktivitetet e Jetës së përditshme për Kosovën dhe ate për hater të një „Fitoreje bilaterale“ sipas motos citat;

-„ Wie du mir, so Ich dir“

Që në gjuhën tonë të bukur Shqipe don të thot;

-„Sikur ti mua, edhe une ty“, pra përgjithmonë;

-Kosova për gjermaninë e gjermania për Kosovën.

Këto dy vende historia i lidhi përjetë për tu mos u shkëputur më kurrë.

Sepse për herë të parë, pas luftës së dytë botërore me ndihmen ushtarake kushtuar përkatësisht dedikuar çlirimit të kosovës nga okupimi fashoqetmillosheviqian me 24 mars 1999 -

Gjermanisë iu hoq armpushimi - pra që prej 24 mars 1999 pas shum vitesh të tëra ushtari gjerman në Kosovë me 1999 e mori pushkën në krah për të mbrojt e jo për të vra.

Meritë kjo shekullore Historike dhe e pavdekshme për të gjith popullin Gjerman e që u arrit në Troyet e Kosovës sonë Dardane, mu sipas provebes son Shqiptare citat;

-„Kush bën mirë - gjonë mirë“.

Pra edhe njëher siq e ceka edhe me lartë po ju perbetohem nga largë, nga ky Shtet, nga Shteti më i zhvilluar i BE- s nga Gjermania;

-Se me vendlindje asgjë në këtë botë nuk ka.

Dhe se BE-ja as mua as ty dhe askend nuk e shpëton porse vetem aty ktu, n’raste eksplicite na ndihmon, mbase shum më shum dhe në formë të papërshkruar mallin për Vendlindjen pamasë na shton.

Është për tu mos injoruar kurr se kthetrrat e vetmisë së gyrbetit të duken sikurse në çdo moment ta kan ngjitur dhe po ta ngjesin për fyti dhe poashtu të duket sikurse kto kthetrra duan të të gulfasin, të ta marrin edhe frymën e fundit thellë shum thellë, në thellësinë e kanalit të Irisit, në thellësinë e Shpirtit, duke të ti shkatrruar të gjitha perspektivat e fundit të mbetura nga pamjet e bukura të Vendlindjes dhe të çasteve të lumtura në rrethin tënd të dashur Familjarë dhe në rrethin e të gjith bashknjerzve të zemrës sate.

Ndoshta në moshën e rinisë dhe se po, e jo vetem ndoshta, çdo gjë njeriut i duket e bukur, unikate rrezistente, kaluese e përballuar edhe duke mos llogaritur, mos marrur parasyshë dhe mos planifikuar caktimin e qëllimit të një rrezultati për një të ardhme qoft e afërt apo edhe e largët të gjitha këto mos parashikime gradualisht kthehen në një bumerang kohe të qudisë sonë!

Dhe mu kjo moshë, pra mosha e rinisë, me një ngutje rrapide si dhe me një mallë dhe vrapim maratonomak të shpejtë, shum t’shpejtë si nëpër autoudhët apo autobanet e shpejta, ngutje kjo e cila bashk në dhe me „qelizat hormonale“ gadi që nuk e then qafen duke kërkuar një arritje të pjekurisë parakohore të shpejtë dhe përmendëshe të pa vlerë e cilsore, vrapim ky që me shpejtsi anipse në adoloshencë, me çdo çmim me vehte na merr me dhe në një formë me një „krenari absurde“ dëshirën që të ndihemi me të vjeter se sa që jemi na e forcon dhe kërkesës së lartëpermendur dhe parakohore e cila sa qel e mshel sytë, ktë mallë si një puhi ta trretë dhe për një moment gjithçka me ty dhe për ty si dhe gjithçka për rreth teje të duket si një ëndërr që zakonisht kur zgjohesh nga gjumi kot mundohesh ta bësh një retrrospektivë sepse fatkeqsisht asgjë nga ajo ëndërr e „bukur“ më nuk ka mbetur në kujtesë përveq lakmisë dhe avontures që ndër vite si furie me vehte të merr dhe se në fund të fundit asgjë nuk të mbetet përveq kujtimit të një kapitulli të kohës së shkuar në pakthim.

P.S.

Vetem krejtë me vet vendosje parsonale dhe të drejtë Kosovën më shum e pavarsojim dhe gurit të urrnës sonë ia shtojim dhe ia gëzoim peshën në vendin e vet në Vendlindjen tonë.

Mbase BE-ja dhe ne kshtu ashtu jemi si mishi me thua.

„S‘kam ku t‘qoj e s‘ke ku m‘qon“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat