Konflikte ndëretnike në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Opinione

Konflikte ndëretnike në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Nga: Nijazi Halili Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:25
Nijazi Halili

Kur jemi tek raporti final në mes të konfliktit dhe religjionit, këtu shpeshherë kemi dy dualizma që njëri grup e sheh raportin në mes të religjionit dhe konfliktit si dekonstrukt social, me faktin që shpërfaq një konflikt dhe normalisht kjo krijohet si shkak i një tendence religjioze të hiperzmadhuar nga vetë grupet religjioze të cilat nuk mund të akceptojnë vlerat, bindjet, numrin, kulturën, ritualet e religjioneve tjera. Një pohim të tall kishte theksuar edhe profesori Samuel.P.Huntington në vitin 1993, ku ju ishte drejtuar sidomos elitës intelektuale që duhet të kenë një vëmendje për ardhjen e mundshme të ,,Përleshjeve të Civilizimeve'', ato civilizime të cilat kanë një dallim nga të tjerët si me histori, gjuhë kulturë, traditë dhe këtu më e rëndësishmja është religjioni si një manifestim i mundshëm i konfliktit, ku në atë kohë, Huntingtonin e quanin edhe nazist për ide kinse të fantazuara, mirëpo më vonë u pa qartë se ai kishte të drejt, dhe teoria e tij u vërtetua sidomos pas sulmeve të 11 shtatorit, ndërhyrjes në Irak, etj.

Andaj, deri tek shpërfaqja e konfliktit fetar ka shumë faktor që ndikojnë. Krahas këtyre shumë grupeve ekstremiste që kanë ideologji të shumta, qëllime politike, private, e të tjera bëjnë të mundur që individët apo grupe të shpërfaqin vetë sensin e konfliktit fetar.

do t’i veçojë disa konflikte ndër fetare botërore 1.Mayanamari /Burma 1948 Budistët dhe Krishterëve, 2. Izrael /Palestinë 1968 Hebrejt dhe Arabëve, Myslimanët-Krishterët 3.Irlanda e Veriut 1969 Katolikët dhe Protestantëve 4.Filipine (Mindanano) 1970 Myslimanët dhe Krishterët (katolik) 5.Bangladesh 1973 Budistët dhe Krishterëve 6.SriLanka 1983 Hindu dhe Myslimanët 7.Jugosllavi (Kroaci) 1991 Serbët Ortodoks – Krishterë dhe katolik Krishterëve romak 8.Jugosllavi (Bosnje) 1991 Ortodoksët Krishterë dhe Katolikëve dhe Myslimaneve 9.Afganistan 1992 Myslimanët fundamentalist dhe Myslimanët e moderuar. Taxhikistan 1992 Myslimanët dhe Krishterëve Ortodoks 11. Indi (Uthar- Pradesh) 1992 Hindu dhe Myslimanët.

Pra, konfliktet më të ashpra dhe format e tyre luftërat më të mëdha gjatë historisë janë shfaqur si shkak i religjionit, edhe pse në kuptimin figurativ ato kanë qenë të veshur më petkun e politikës, ekonomisë, konfliktin racor etj.

Nga, kjo rrjedh se diktatorët si Lenini, Hitleri, Stalini, MaoceDung, e deri tek Millosheviqi edhe pse kanë zhvilluar konflikte për shkaqe politike-ekonomike apo dimensione kulturore, në realitet ato kanë qenë konflikte tipike të zhvilluara për shkak religjionit, ku si pasoj kanë humbur jetën me miliona njerëz të pafajshëm.

Lidhur me konfliktet nacionale, këto lloje konfliktesh janë me një agresivitet të nacionalizmit me interesa të një kombi.

Që nga fundi i luftës se ftohtë shumë konflikte në mbarë botën kanë ndodhur brenda shteteve, dhe në të shumtën e rasteve janë shprehur përmes mobilizimit grupor apo etnik me fyerje.

Disa nga konfliktet më masive dhe më të shtrenjta në aspektin human kanë përfshire konfliktet e gjata brenda shtetërore si në SriLanka dhe Sudan, si dhe përpjekjet për gjenocid në hapësirën e liqeve të mëdhenj në Afrikën Qendrore.

Konfliktet ideologjike, Në qoftë se të gjitha konfliktet ndërkombëtare do të kishin qenë vetëm materiale në natyrën e tyre, mund të kishte qenë më lehtë për t’i i zgjidhur ato. Shembull i mirë për konfliktet ideologjike, shembulli gjatë luftës së ftohtë është zhvilluar një luftë ideologjike botërore, ndërmjet demokracive kapitaliste dhe komunizmit.

Konflikti ekonomik, Gara ekonomike është forma më e përhapur e konfliktit në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse edhe veprimet ekonomike janë të përhapura .

Çdo shitje e bërë e çdo marrëveshje e arritur përtej kufijve ndërkombëtarë sjell pas vetes një zgjidhje interesash që përplasen.

Kësi lloji konflikti është ai i Kostarikës, ajo kërkon që çmimi i kafes që ajo eksporton të rritet çmimi, kurse Kanadaja e cila importon kafen, ajo kërkon që çmimi i kafes të ulet.

etnike, janë ndoshta burimi më i rëndësishëm i konflikteve në shumë luftërave që ndodhin në botë. Grupet etnike janë grupe të mëdha njerëzish të cilët kanë të njëjtat lidhje të gjuhës stërgjyshore, kulturës ose të fesë si edhe një dallueshmëri të përbashkët (individët njëjtësohen me grupin).

Megjithëse konfliktet etnike shpesh kanë natyrë materiale, sidomos për territorin e kontrollin mbi qeverinë, vetë këto konflikte burojnë prej një mospëlqimi ose urrejtjeje që pjesëtarët e një grupi etnik ndiejnë vazhdimisht për pjesëtarët e një grupi tjetër etnik.

konfliktet etnike shpesh ka trysni për ndryshimin e kufijve : shembulli i BRSS-së me Moldavinë, Rumaninë, Poloninë etj., po ashtu i këtij lloji është konflikti i armatosur në ish- Jugosllavinë. Që konflikt et të mund të zgjidhen, duhet që ato fillimisht të perceptohen. Çdo veprim pre supozon perceptimin e një situate dhe interpretimin e saj (në të shumtën e rasteve të pavetëdijshëm). Në mënyrë, që interpretimi i nxituar shpesh i karakterizuar nga paragjykime dhe ide armiqësish si dhe atribuimi i cilësive, bindjeve dhe qëllimeve të veprimit të bëhet i dukshëm duhet, që ky proces perceptimi dhe interpretimi të bëhet me vetëdije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat