Pranvera e këtij viti i solli shpresë dhe lumturi këtij populli

Opinione

Pranvera e këtij viti i solli shpresë dhe lumturi këtij populli

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 24 mars 2021 Në ora: 20:12
Qeveria Kurti

Kjo stinë e këtij viti, kjo datë e këtij  muaj  dhe e kësaj stine 22 Mars 2021, gjatë nuk do të harrohet në kujtesën e qytetarëve të Kosovës të të gjitha gjinive dhe të gjitha moshave ,sepse pas çlirimit nga Serbia, Kosova dhe qytetarët Kosovës po çlirohen nga hajnia dhe HAJNATË të cilët nga hiqi,  po i'u lënë trashëgim as të paret e tyre as një pasuri shumë shpejtë u bënë milioner dhe pasanik, të cilët po të pyetën as vetë nuk janë në gjendje të tregojnë se nga u kanë ardhur ato pasuri përveçqë se do të thonin  i kanë "dhuratë" nga populli, nga qytetarët.

Me ardhjen e Qeverisë Kurti në krye të qeverisjes së vendit, nuk ka dyshim se epoka e hajnave dhe ata që janë pasuruar në mënyrë të kundërligjshme ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Tani qytetarêt e Kosovës janë vetëdijesuar ,se pa marrë parasysh se cilave partive u takojnë kurrë ,as njëherë dhe për as një çmim kur t'i afrohen kutisë votimit ata që e kanë keq qeverisur vendin dhe e kanë vjedhur popullin dhe e vazhdojnë ta vjedhin përsëri  nuk do t'i votojnë.

Kjo është epoka më e ndritur për qytetarët e Kosovës, epoka e betimit të qytetarëve të Kosovës se kurrë më qeverisjen e vendit nuk kanë për t'ia u besuar atyre që janë pasuruar në kurrizin e qytetarëve duke e keqe qeverisur vendin.

Edhe pse me vonesë qytetarit po i këthehet dinjiteti dhe shpresa se mund të jetojë në vendin e tij pa u detyruar të largohet në ndonjë vend tjetër për të gjetur punë si i vetmi burim për të siguruar ekzistencën për veti dhe familjen e tij.

Kosova është vend i pasur me resurse natyrore, Kosova është vendi i mundësive ku mund të jetohet mirë pa vajtur nga varfëria dhe mjerimi, por për të GËZUAR mirëqenie qytetarët dhe përparim vendi, Kosovës i duhet një Qeveri ,që mendon më shumë për interesat e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit se sa për interesat e saj dhe të njerêzve për rreth saj, Qeveri e cila vërtetë pasuritë e shumta dhe me vlera ekonomike të jashtëzakonshme të Kosovës i menaxhon me përgjegjësi dhe në t'mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Qytetarët shpresojnë se kjo do të jetë Qeveria Kurti edhe pse e ka shumë të vështirë që brenda një kohë të shkurt t'i luftojë të gjitha ato fenomene destruktive të CILATË e kanë rraskapitur vendin dhe qytetarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat