Sigurimi i vaksinës, prioritet i Qeverisë së re

Opinione

Sigurimi i vaksinës, prioritet i Qeverisë së re

Nga: Skënder Mulliqi Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:22
Skënder Mulliqi

Koha dhe vitet ikin shumë shpejt në kushte të jetës normale. Kur llogarisim tash kohën nën korona virus, koha po kalon ngadalë më shpresën së një ditë do të ik edhe virusi. Deri sa në mendje na sillën shumë mendime , njëri prej tyre mendimeve është kryesori. Llogarisim që sa më shpejt të vaksinohemi, duke iu kthyer jetës normale. Deri sa vendet tjera po sigurojnë vaksinat, Kosova ka mbetur duke pritur. E pa ia bërë hyzmetin kësaj pune vaksina nuk na vjen të dera.

Qeveria Hoti premtoi që do të kemi vaksina, por kjo mbeti fontanë dëshirash. Vaksina askush nuk falë, ato sigurohen nga buxheti i shtetit, dhe me forma tjera. Qytetarët e Kosovës për shumë vite kanë mbetur duke jetuar në shpresa, së më në fund do të bëhet edhe për ata mirë.

Nëse pushtetet e kaluara dështuan, pushteti aktual sigurisht do të ketë interesimin shumë më të madh për sigurimin e vaksinës dhe për bërjen e jetës shumë më të mirë. Është bërë mirë që mjekët e Kosovës u vaksinuan në Shqipëri, së janë në radhët e para të zjarrit nga COVID 19, mirëpo vaksinën po e presin edhe të tjerët. Jemi popullatë e vogël dhe më një angazhim më të madh ekzistojnë mundësitë e sigurimit të vaksinës. Do të ishte një befasi e mirë për Kosovën sigurimi më i shpejtë i vaksinës nga Qeveria e Kurtit. Mjaft deri më tash kemi pasur befasi për të keq, të cilat na kanë kushtuar edhe më shëndet. Njerëzit janë mërzitur shumë me këtë gjendje të krijuar nga ekonomia e dobët dhe nga virusi. E kanë humbur ritmin e jetës normale.

E kanë humbur programimin e jetës, mos të flasim për fundin e javës, e cila në mbarë botën është pushim, relaksim për ditët e punës të javës në vijim. Po jetojmë pa planifikuar jetën, po jetojnë nga dita në ditë , më shpresë së do të dëgjojmë lajme të mira lidhur më atë, së kur do të lirohemi nga kjo sëmundje e shekullit, e cila po merr shumë jeta njerëzish. Jeta nuk po shkon krahas natyrës së njeriut, përkundrazi.

Në këto kohë të liga ndoshta si të vetmin ngushëllim i kemi fjalët e mira, fjalët e shpresës së do të bëhet mirë. Njerëzit janë duke bashkëjetuar më frikën .Sytë dhe mendja është orientuar nga mjekët, të cilët janë vu para një misioni sa të rrezikshëm, human dhe historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat