Qeveria Kurti është Qeveri e Kosovës, pse opozita nuk e kupton dështimin e vet shumëvjeçar dhe ndëshkimin e popullit!!

Opinione

Qeveria Kurti është Qeveri e Kosovës, pse opozita nuk e kupton dështimin e vet shumëvjeçar dhe ndëshkimin e popullit!!

Nga: Luz Tomaj Më: 25 mars 2021 Në ora: 08:15
Luz Tomaj

Sipas tegjitha definicioneve, shteti i përket popullit dhe vetem popullit. Formimi dhe veprimi I subjekteve politike është instrument i pluralizmit, I cili e karakterizon sistemin demokratik. Por, çdo subjekt politik, përveç platformes subjektive, duhet të kuptoi se, interesi i përgjithëshëm popullor është mbi tegjitha, ndaj, edhe mbi interesat e subjekteve politike. Kuptohet, pretendimet kryesore, te tëgjitha subjekteve politike janë ardhja në pushtet. Megjithatë, çdo subjekt politik, duhet të mos harroi se shtresa politike, shtresa pushtetare, është, apo duhet me qenë, në shërbim të popullit - shërbëtor I popullit. Populli, heret a vonë, e kupton veprimtarin apo kontributin e sejcilit subjekt politik.

Fjala e moqme thot: rri shtrembët por fol drejt. Thuaja tëgjitha subjektet politike, të cilat, në këtë moment, e përbëjnë opoziten, me koalicione të ndryshme, që nga shpallja e pavarësisë, ishin në pushtet. Mjerisht, për 13 vite, mendoj se, sëpari, as që u rrumbullaksua procesi i formimit të shtetit, nga se sovraniteti nuk shtrihet në tërë shtetin. Mendoj se, falë kontributit të shteteve, të cilat e përkrahen dhe e ndihmuan Kosoven në luften çlirimtare, më shum se gjysma e shteteve të botes, e shprehen njohjen e pavarësisë së Kosoves. Mirëpo, procesi i njohjeve, kaherë, u ndal ndonse, erdhi njohja nga Izraeli. Procesi u ndal nga se, thjeshtë, pushteti i Republikes së Kosoves, nuk e len përshtypjen e shtetit. Po e them edhe nji fjalë të moqme: fol e mbushma menen. Me fjalë tjera, në të kaluaren, Kosova nuk tërhoq njohje te reja, përveç tjerash, edhe për faktin e dobësive në funkcionimin e pushtetit, mosushtrimit të profesionalizmit...

Nuk do pretendoi, në këtë moment, të numëroi lëshimet apo dobësit e shtresave pushtetare, ndon se janë të shumta, por nuk mund të anashkaloi faktin se, jo vetëm në aspektin shtetëror, por edhe në atë kombëtar, mjerisht, jo vetëm Kosova por as Shqipëria, nuk e bëjnë asnjë lëvizje. Nuk bëj fjalë për bashkim kombëtar në këtë moment, por, për levizje të kultivimit të çështjes kombëtare. Jo vetëm që nuk leviz Kosova, por e keqja më e madhe është se edhe në Shqipëri, deri sa shtresen pushtetare, e udhëheqë E. Rama, çështja kombëtare është e rrezikuar. A ka turp më të madh për Shqipëri dhe për Kosovë, që Mërgata shqipëtare, në mbar boten, të përpiqet për bashkim kombëtar, për kultivimin e tradites dhe kultures kombëtare, ndërsa shtetet amë nuk lëvizin fare.

Ndodhen zgjedhjet e 14 shkurtit. Në sipërfaqe doli zhgënjimi i popullit. Populli e kuptoi se subjektet politike të cilat e mbajten, vite me radhë pushtetin, në mënyrë ekstreme, ishin të klanizuara, të korruptuara dhe çka mos tjeter. Prandai, më shum se gjysma e popullit, e mbështeti LVV nga se nuk pati shpresë tjetër.

Para disa viteve, në këtë gazetë prestigjioze dhe kombëtare, u botua nji artikull i imi, me të cilin, Qeverin e Kosoves, sipas numrit të ministrive e shpalla kampione të Europes dhe më gjër. Në fakt, Qeveria e Kosoves numronte +- 22 ministri. Në shtetet europiane, sidomos ato përendimore, qeverit numronin në mes 13 – 16 ministri. Qeverin e SHBA-ve e përbëjn 15 departmente. Mendoj se askund nuk ndodhë që Ministrin e infrastruktures ta udhëheq mjeku, ate të drejtësisë politologu etj. Etj. Bota, shtetet e botes shofin dhe përcjellin çdo gjë. Po e përseriti se kur filloi të flitet për bojkotime në Parlament, enkas më thirri në tel. Senatori – shoku I im dhe më pyeti se çka po ndodh në Kosovë!

Më në fund, u zgjodh Qeveria Kurti, unë po e quaj Qeveria e Kosoves. Për fat, e para që bjen në sy ishte që Qeverinë e përbëjn 15 kabinete ministrore, që është premtuese. Të shpresojm që në shprehje të plotë do vij edhe profesionalizmi, si faktor tejet i rëndësishme, dhe më në fund, shteti të këthehet për së mbari dhe të hyn në binar të duhur.

Opozitë vene anash lakmin për pushtet dhe ejani në vete

Çdo kun, në shtetet demokratike, në mes subjekteve politike, zhvillohen beteja apo aktivitete të ashpëra, të cilat e mbajnë të vetmin qellim, qellimin e ardhjes në pushtet. Ndon se, formimi i subjekteve politike është e drejtë e pamohueshme dhe jo kontestuese, megjithatë, shtetin e Kosoves e karakterizon numri i subjekteve. Deri sa, psh. në SHBA egzistojnë dy subjekte, në Kosovë, ndoshta gjinden 10. Nuk është shqetësues ky fakt. Shqetësuese është se, subjektet politike, koncentrohen më shum në realizimin e interesave subjektive se sa për përmbushjen e interesave të popullit. Përveq kësaj, duhet të apostrofohet edhe niveli I kultures politike, qoftë të subjekteve apo individëve.

Ndodhen zgjedhjet, ndodhi konstituimi I Parlamentit, zgjedhja e Qeverisë, pritet zgjedhja e Presidentit/es. Gjatë këtyre proceseve, komunikimi në mes subjekteve politike shkon në ekstrem ose fare nuk mendohet për popullin. Nuk jam I sigurtë se a është hera e par, që një subjekt politikë, LVV, të formon Qeverin pa koalicion. Ky moment, vetvetiu flet se, populli ia shprehi besimin këti subjekti. Normale kishte me qenë që, subjektet tjera, sadopak, të rrespektojnë vullnetin e qytetarëve. Mjerisht, gjatë konstituimit të Parlamentit dhe zgjedhjes së Qeveris, nuk shprehen rrespekt.

Pritet zgjedhja e Presidentit/es

Është, vërtetë tragjike kërcërimi i opozites që, me bojkotime, ta pengojnë zgjedhjen e kandidates potenciale – zonjes Vjosa në postin e Presidentes së Kosoves. Zakonisht përpiqem me qenë I informuar me ngjarjet në vendlindje. Më duket se, në zgjedhjet e 14 shkurtit, z. Vjosa ishte ajo që e mbledhi numrin më të madh të votave. A nuk është i turpëshëm anashkalimi i vullnetit të qytetarëve dhe kërcërimi me bojkotim. Në situatë të till, do t'i sugjeroja LVV-së, se në se, zonja Vjosa nuk ka kundërkandidat, të gjejë kundërkandidatin dhe të shkohet në zgjedhje dhe, me 61 vota, në rundin e tret, z. Vjosa të zgjidhet Presidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat