Zhgani dhe rënia e atdhengrënësve

Opinione

Zhgani dhe rënia e atdhengrënësve

Rushit Ramabaja Nga Rushit Ramabaja Më 25 mars 2021 Në ora: 16:41
Qeveria Kurti 1

Sot një vit qenë bërë bashkë tyxharët-hajdutë të LDK-së, hajdutët e kulluar të PAN-it dhe, të mbështetur nga deledash Grenelli, rrëzuan qeverinë legjitime të Albin Kurtit. Prandaj rënia e kësaj qeverie, që shihej si shpresa e vetme e ringjalljes së shtetit gati të zhbërë të Kosovës dhe e kthimit të shpresës e të dinjitetit, s’ishte thjesht një akt i zakonshëm parlamentar, por një zhgënjim i humnershëm kundër vullnetit popullor dhe ëndrrës demokratike të shqiptarëve.

Kryedemonë të këtij akti çnjerëzor ishin Isa Mustafa (ish-kryetar i LDK-së) dhe Hashim Thaçi (ish-president i Republikës). T’ua kujtojmë shkarazi lexuesve se këta atdhemgrënës, muaj para se të formohej Qeveria Kurti 1, natë e ditë kishin ndenjur të pagjumë duke kërkuar shkasin dhe çastin e përshtatshëm të rrëzimit të saj. Këta të dy bashkë kishin nisur t’i shisnin dhe tokat e atdheut (tashmë ia kishin bërë blatë 8200 hektarë Malit të  dhe po përgatiteshin t’ia blatonin Serbisë krejt Veriun e Kosovës). Rrëmuan e rrëmuan dhe një natë gjetën t’i vishnin Kurtit mëkatin e antiamerikanizmit. Që kjo të tingëllonte më bindshëm përpara opinionit, e nisën Skënder Hysenin për në SHBA duke ia ngarkuar ne shpinë harmonikën që t’i argëtonte tufat deledashiste të Grenelit në orgjitë e përnatshme.

Madje thonë se në shpinë ia ngarkaun edhe një çantë plot para që t’ua shpërndante lobistëve serbë të Amerikës që t’ia mbushnin mendjen Trampit që ta lejonte Hashimin t’i bënte pazar me Vuçiqin tokat e Veriut te atdheut. Isa do ta ndihmonte, natyrisht, madje, si ne rastin e Malit te Zi, kur bënte be se Çakorri kish qenë gjithmonë në Kuçishtë, sërish do të bënë be dhe Jarinja kish zbritur midis Urës në Mitrovicë. Ky kish përvojë të trashëguar prej tyxhari, prandaj bërja be rrejshëm ishte ritual i zakonshëm. Me këtë frymë tuxharore i kish brumosur edhe pjesën tjetër të bandës së tyxharëve, që ishin 98, me Isën bënin 99. (Njohësit e historisë thonë se këta plangprishës janë të vetmit të botë që japin para për t’ua lejuar shitjen e tokave të atdheut. Prandaj mëkati i tyre i kapërcen kufijtë e fajësisë se Esad Pashë Toptanit, Haxhi  Qamilit, Ali Shukriut e Rrahman Morinës).    

Më e mynxyrshmja është se këta demonë qenë të vetmit në botë që iu gëzuan çmendurisht shpalljes së COVID-19 pandemi botërore. Dhe bandat e tyxharëve-hajna dhe hordhitë e hajnave të PAN-it qenë të vetmit në botë që rrëzuan qeverinë legjitime në kohë fatkeqësie. Popullit, që ishte me kufoma nëpër këmbë, po u vritej edhe shpresa e fundit. Ishte njëlloj si të varrosje qytetarët të gjallë. Pra kaq fashistë famëkeq ishin puçistët. Asnjë çikë më pak të pashpirtë se sa nazistët, që po digjnin të gjallë hebrenjtë në kampet naziste. Kjo, dergja e madhe, pas shpikjes së antiamerikanizmit për Kurtin, po vinte si e porositur: tash populli s’do të guxonte të çohej e ta mbronte qeverinë dhe këta do të luanin me popullin e me Kurtin si macja me miun. Dhe kjo ndodhi më 25 mars 2020. Natës kur u rrëzua qeveria, i priu një zhgan me ngjyrime të vërteta fashiste kundër Kurtit e kundër qeverisë.

Në kujtesën e brezave gjithmonë do të mbetet nata e zeze e 25 marsit 2020, kur mbi 80 deputete, pas sulmit shumorësh, votuan rrëzimin e Qeverisë Kurti 1. Po kush ishin këta të ashtuquajturit deputetë? Si guxonin të votonin diçka aq kundërpopullore dhe kundër të gjitha ligjeve të civilizimit botëror? Këta 80 deputetë s’ishin as më shumë e as më pak se mercenarë të bandave të hajdutëve dhe që herëdokur do të duhej të përgjigjeshin para drejtësisë. Do të duhej të jepnin llogari për mynxyrën që i shkaktuan Republikës e qytetarëve dhe për mbi 1000 të vdekur si pasojë e këtij puçi. (Sikur të mos ishte rrëzuar Qeveria Kurti 1, s’do të  kish më shumë se 500 të vdekur, ndërsa tash ka mbi 1800. Veç të tjerash, qytetarët s’donin ta dëgjonin qeverinë falso të Dullë Hot Rahoveclisë.

Gjithmonë mbahet mend e mira dhe e keqja. Do të mbahet mend dhe qëndrimi heroik i Vjosa Osmanit kundër këtij zhgani fashit si dhe i Haxhi Abdylit e Emilia Rexhepit. Brezat shqiptarë gjithmonë do t’i jenë mirënjohëse Vjosës, Haxhiut dhe sidomos deputetes boshnjake Emilia, që nuk ra në nivelin e ulët të mercenares. Por brezat gjithashtu kurrë S’do ta harrojnë as sulmin e neveritshëm të Arben Gashit, Driton Selmanajt, Agim Veliut, Fatmir Limajt (që e akuzonte Kurtin edhe si kish guxuar të lexonte aq shume) dhe të një sërë protagonistësh mercenarë e servilësh kurrizthyer. Burra e gra, pa dallim.

Qysh do që të ketë qenë, tri ditë pa u mbushur moti, gdhiu dita e rënies së turpshme bandave të pabesa, që e patën çuar këtë atdhe të vuajtur nuzë honit të zhbërjes. Por edhe i xhuxhëraun e i çuan afër zhbërjes partitë mëkatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat