Faqeziu Edi Rama sikur Aleksandër Vuçiçi

Opinione

Faqeziu Edi Rama sikur Aleksandër Vuçiçi

Nga: Binak Maxharraj Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:59
Binak Maxharraj

Nuk e di saktë se çka i afron Ramën me Vuçiqin, kur njeri është serb e tjetri bash nuk dihet sigurtë a është shqiptarë apo grek apo diçka tjetër,por e di se e ka shok, jaran të zemrës Aleksandër Vuçiqin, sepse atë më shumë e don, më shumë e përqafon se sa një shqiptar, se sa ndonjë lidër të Kosovës të cilët varg e vije i injoron, i urren.

Edi Rama është i Klanit mafioz të Aleksandër Vuçiqit, është i përfshierë në projektet serbo-sllave në dëm të shqiptarëve në çdo projekt që ka për qëllim denigrimin e Kosovës. Ky farë beteri Ramë jep çdo gjë për interes të Serbisë në dëm te Kosovës,aq është i pa fytyrë.

Këtë farë soji njeriu nuk e don as në Shqipëri, pos që u ka mbetë si kopil te dera.Edi Rama në Shqipëri është kupola e krimit të organizuar e korrupsionit, e trafikimit me narkomanë dhe sende tjera të palejushme. Mu për këtë arsye u ka rënë ne sy edhe Amerikanëve të cilin nuk don me e pa me sy, ata veç ia kanë kthyer shpinën këto greko-serbo-ruso. Thjeshtë duan ta largojnë qafe më 25 prill 2021 kur atje janë zgjedhjet.

Por idiotizmin e tij, paftyryrsinë e tij dhe dy-tri fytyrësin e tij, Edi Rama e tregoi këto ditë kur u formua qeveria Kurti II.

Kur nuk mbeti kush nga liderët në rajon, në Evropë por edhe më gjerë deri ne Amerikë pa e uruar zgjedhjen e Kurtit për Kryeministër të Kosovës mbetën vetëm Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq që nuk e uruan Kurtin.

Pra,deri këtu shkojnë inatet e këtij serbofili të Shqipërisë sa që ky farë maniaku më shumë i don shkijet se vëllezërit e vetë shqiptar,nëse ai vërtetë është shqiptar apo është njësoj me gjak të përzier, pra me fjalë tjera ai më shumë e don Vuçiqin se sa Kurtin të cilin e urren pa masë, nuk e urren vetëm Kurtin por të tërë kastën politike (pos Hashim Thaçit) e sidomos e urren Vjosa Osmanin e cila midis Tiranës ia plasi flakareshë Ramës për lidershipin e tij të dobët, për rrugët që po ndjekë në shkatërrimin e Shqipërisë,etj.

Mjerë Shqipëria kë e ka dhe kë po e mbanë brenda, këtë duhet gjuajt si një leckë, si një paçavër në ujërat e zeza sepse ky katil vetëm në këto ujëra din të noton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat