Rama e ka përgaditur terenin për fillimin e fushatës zgjedhore

Opinione

Rama e ka përgaditur terenin për fillimin e fushatës zgjedhore

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:11
Sherif Ramabaja

Hapi parapërgaditor i Ramës, për fushatën zgjedhore, ishte ftesa e mjekëve nga Kosova që të vaksinoheshin në Kukës. Sa mjek do të mund të vaksinoheshin nuk dihet, po ky ishte hapi i parë i tij “ I Bashkimin Kombëtar”.

 Me gjërat të cilat Rama u ka premtuar shqiptarëve në Shqipëri nuk do të merremi, sepse Shqipëria sipas tij do të ishte një parajsë e rajonit, po me rëndësi është të shihen disa hapa të tjerë që më pak bien në sy, po Ramës mund t´i sjellin poena në fushatën zgjedhore.

 Këto ditë Rama iu kundërvu  Vuçiqit për gjestin e tij, hartën e Kosovës, që mundohej ta bastardhonte me flamurin serb.

Ky është një gjest simbolik, po në fushatën zgjedhore ai do të luftoi të tregohet se është shpëtimtari i kombit. Prandaj një rast të tillë ia afroi kush tjetër, përpos miku i tij i ngushtë Vuçiqi.

Një armë e msheftë e Ramës është lufta përmes mediave elektronike. Në platformat e tilla ai i ka  ushtruar militantët e tij, ata heroin e tyre e hiperbolizojnë dhe e krahasojnë, jo më pak se me Ismail Qemalin.

Një propagandë e tillë është e organizuar mirë  dhe funksionon në stilin enverist: kush është kundër Ramës është kundër Shqipërisë. Pse? “ sepse ai është Gjergj Kastrioti ynë”. Stalinizëm i kulluar, po ç´e do.

Shqipëria do të fundoset, po nuk u rizgjodh Rama, kjo është motoja e tij, e partisë së tij dhe “ ushtrisë “ së të tij të internetit.

Në mesin e militantëve të Ramës, nuk duhet harruar se mshefen edhe grupe të caktuara të kriminalitetit të organizuar.

Rama këto ditë ndërmori edhe një hap tjetër me vaksinat. Ai nuk pret me EU -ne, e cila tash për tash ka dështuar në vaksinimin e popullsisë së vetë.

Rama e ka hetuar këtë zbraztësirë dhe ja, heroi lindi dhe doli në skenë. Vaksinat Sputnik V arritën në Shqipëri. Pritet që së shpejti të arrijnë edhe ato kineze, edhe pse EU-ja  po përgaditet t´i vlerësoi, po tash për tash për asnjërën nuk e ka dhënë dritën e gjelbërt.

Siç po shihet traseja e fillimit të fushatës zgjedhore është shtruar, vetëm pritet rënja e këmbanës.

Rama po ashtu dëshiron të paraqitet gentelmen, duke e uruar Albin Kurtin për fitoren e tij.

Letra ishte simbolike, po atij i mjafton t´i shkruaj dhe ta ftoi që ta vizitoi Shqipërinë.

Ftesa për Kurtin dhe përpjekja për të sjellur vaksina nga do qofshin ato, do të shërbejnë për përmirësimin e imazhit të rrënuar të Ramës, në prak të fushatës elektorale.

Haga është ajo që Ramës ia ka thyer krahun e djathtë, prandaj ndryshimi që ndodhi në Kosovë, po kërkohet edhe në Shqipëri.

Ndryshimi nuk do të jetë i lehtë sepse Rama është përgaditur. Në përkrahjen e tij e ka Autokratin dhe diktatorin Erdogan. Ndihmë deri në fund do të ketë edhe nga  Vuçiqi.

 Ndihmë të pakursyer pritet të ketë edhe nga Rusia dhe Kina me të vetmin qëllim që Ramën ta kenë në pushtet, duke insistuar që shqiptarët t´i mbajnë të pëçarë.

Kjo është formula e vjetër antishqiptare duke i penguar shqiptarët të jenë forca kryesore e rajonit, sepse ata do ta kishin pastaj fjalën kryesore në Ilirik.

Në realitet EU-ja  dhe SHBA -të, e duan ndryshimin edhe në Shqipëri, po ato e kanë problemin se nuk duan të ndërhyjnë në zgjedhjet e shteteve sovrane.  Standardet demokratike nuk i lejonë që të ulen në dy karrika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat