Mirosllav Lajçak dhe ”Force majeure”

Opinione

Mirosllav Lajçak dhe ”Force majeure”

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:24
Prof. Dr. Zija Lleshi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmroi në një intervistë pak ditë më parë se pritet që takimi i parë midis Albin Kurtit, si kryeministrit të ri të Kosovës, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ndodhë brenda disa javësh. Në atë intervistë Lajçak i jep lavdata shumë të mëdha një parimi të cilin e përmend në vazhdim. Lajçak ka thënë se: “Ekziston një parim shumë mirë i njohur i së drejtës ndërkombëtare, që thotë “pacta sunt servanda” – ajo që është dakorduar, duhet të realizohet. Kjo është ajo që mund të them. Për këtë [Asociacionin] është rënë dakord shumë kohë para ardhjes sime, më 2013, më 2015. Nuk mund të sillemi sikurse kjo nuk ekziston. Pres negociata se si të realizohet kjo”

Kosova as nuk është sjellur e as nuk sillet sikur të mos egzistojë ajo kontratë. Përkundrazi. Kosova me përpikërinë më të madhe e ka trajtuar atë dakordim. Madje që të përmbush edhe dilemën e fundit të kujtdoqoftë, e ka dërguar atë dakordim në Gjykatën Kushtetuese që të merr verdiktin absolut, të fundëm e të pakontestueshëm. Përgjigjëja dhe verdikti i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka qenë i prerë e decidiv: Kontrata është në kundërshtim me Ligjet në fuqi dhe me Kushtetutën e Kosovës. Stop. Diplomati sllovak, Mirosllav Lajçak, me prejardhje etnike rusine, si përparësi që herët, që në moshën rinore të tij të jetë ballafaquar e të ketë përvojë e pasuri informative në problematikën e marrëdhenjeve ndërnacionale, (rusinë ka edhe në Hungari, Ukrajinë, Kroaci etj., si dhe në Vojvodinë, ku gjuha rusine gëzon statusin e gjuhës zyrtare në administratë), si dhe që ka studjuar juridikun, në mes të vitëve 2001-2005 Ambasador i Çekosllovakisë në Beograd si dhe më vonë me përvojën si përfaqësues i lartë i EU në Bosne dhe Hercegovinë vitëve 2006-2009, i shpallur doktor nderi (tetor, 2018) në Institutin për Marrëdhënje Ndërkombëtare në Moskë, këtë situatë në mënyrë të pakrahasueshme më mirë se çdokush tjetër duhet ta ketë kuptuar. Por Lajçak shtiret kinse nuk e din këtë dhe turr e vrap pret “që ajo kontratë të realizohet”. Miosllav Lajçak duhet ta dijë se egziston edhe një parim tjetër ndërkombëtar i emëruar “Force majeure”që i referohet këtyre kontratave. Ky parim suplementar, vërtetë “shumë mirë i njohur i së drejtës ndërkombëtare”, ka atë efekt që kontrata bëhet e pa vlefshme në situata të veçanta të rrethanave natyrore apo atyre shoqërore. Në rrethanat natyrore llogariten tërmetët e katastrofa tjera të ngjashme natyrore të pa parapara në kontratë si “fuqi e Zotit”dhe “vis major”. Ndër rethanat shoqërore llogaritën ato kur kontrata është në kolizion me ligjet në fuqi të atij shteti. Në rastin e Kosovës Kontrata është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Askush nuk është mbi Ligjin. Asnjë individ, pavarësisht nga funksioni dhe përgjegjësia e tij. Asnjë subjekt, si dhe asnjë organ shtetëror nuk mund të ngritet mbi Ligjin dhe mbi Kushtetutën e një shteti. Efektin “Force majoure” siç e respektojn të gjithë duhet patjetër ta pranoj dhe ta respektoj edhe Lajçak dhe të gjithë të tjerët.

Mirosllav Lajçak me “pritjen e vetë të negociatave për realizimin e asaj kontrate” menjëherë, e pa një pa dy, si “macën në thes”, e shpejtë e shpejtë, në kundërshtim me parimin juridik ndërkombëtar egzistues “Force majoure”, shkel ligjin ndërkombëtar dhe kredibilitetin që i është besuar nga EU si dhe dëshmon se nuk është neutral dhe se është i njëanshëm e manipulativ në favor të Serbisë e në dëm evident ndaj shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat