Qytetarët morën përgjegjësinë politike më 14 shkurt

Opinione

Qytetarët morën përgjegjësinë politike më 14 shkurt

Nga: Skënder Mulliqi Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:05
Skënder Mulliqi

Ka shumë kohë që Kosova po jeton në tensione politike, të cilat po e shkatërrojnë shoqërinë tonë të re. Dhe, kush është me këtë rast humbës, qytetarët dhe shteti i Kosovës. Garda e vjetër politike të pranojë së kanë sunduar përtej bilahi dhe se na kanë bërë dëme. Duhet të mësohen së jemi në sistemin kapitalist modern dhe së rotacioni i pushtetit është gjëja më normale.

Gjithashtu duhet të pranojnë së nuk kanë punuar mirë dhe për të mirën e qytetarëve. Prandaj, edhe nuk është çudi iu erdh ndëshkimi i vonuar. Do të ishte burrni e tyre të pushojnë luftën për pushtet.

Instaluan pushtet absolut, gjë që tash po ju vjen vështirë ta lëshojnë. Po e kanë vështirë se pushtetin e tyre absolut e shfrytëzuan për t’u pasuruar në mënyrë të pandershme. Pos lakmisë materiale, garda e vjetër politike shumë e instalojë urrejtjen partiake, si pengesë e madhe për Kosovën. Qytetarët, duke parë situatën e rëndë të Kosovës, morën përgjegjësi që ta ndryshojnë gjendjen gati kaotike politike dhe institucionale me datën 14 shkurt, duke votuar për forcat reformiste.

Është koha e fundit të punohet për një shoqëri të prosperuar dhe të lumtur, duke e ngritur Kosovën shumë më lartë krahas vendeve demokratike. Ka marrë fund logjika që Kosova do të drejtohet më strukturat e vjetra të burokratizuara ose nuk do të ekzistojë.

Zaten qytetarët edhe shprehën vullnetin e tyre politik në zgjedhjet e 14 shkurtit. Qytetarët i gjetën liderët, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, të cilëve edhe iu besuan pushtetin. I gjetën njerëzit e pa korruptuar, të shkolluar, të përgjegjshëm politikisht dhe moralisht. Është duke u krijuar një realitet i ri shoqëror dhe politikë. Kosova me struktura të vjetra u mor vesh se nuk mund të zhvillohet dhe as të demokratizohet.

Nuk kishte mundësi të daljes nga izolimi i gjatë dhe inkuadrimi në strukturën e BE-së. Kosova me Qeverinë e re, do të shkojë përpara, do të avancojë në procese zhvillimore dhe demokratike. Është koha e fundit e unitetit tonë politik e institucional, për të mirën e këtij populli dhe të këtij vendi. T’i tregojmë botës demokratike se jemi dhe dimë të punojmë për shtet. T’i tregojmë botës së dimë të dallojmë të keqën nga e mira. Nuk ka tjetër rrugë që të mbijetojmë si popull dhe si shtet…

Këtë e arrijmë vetëm duke iu thirrur mendjes së shëndosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat