Rilindja anti-sociale

Opinione

Rilindja anti-sociale

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

PD-ka programe dhe angazhime reale për një Shqipëri më sociale. Nëse ka forcë politike më anti-sociale jo vetëm në rajon por edhe në Europë është Rilindja, Edi Rama  me oligarkët dhe narkotrafikanët e tij me ndjenja dhe emocione të ftohta “kriminale”, antinjerezore.

Sekti i Rilindjes jo vetëm që nuk mendon, financon dhe projekton politika sociale për shtresat në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara, por edhe shqiptarët normalë fizikisht dhe mendërisht i’u ka shkaktuar dëm psikik, shto këtu edhe situatat e jashtëzakonshme.

Edi Rama me “bandën” e tij e shkrinë edhe ministrinë e ceshtjeve sociale, duke e nënvleftësuar dhe përbuzur këtë shtresë.

PD, aleanca për ndryshim dhe Kryeministri Lulzim Basha kanë angazhime reale dhe serioze për të dalë nga kjo situatë absurde anti-sociale që krijoi Rilindja në këta 8 vite. Angazhimet e PD-së për këta shtesa janë:

-Pensionet do të rriten jo më pak se 5% në vit.

-Dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë brënda vitit të I-rë.

-Plane të individualizuara për personat me aftësi të kufizuara.

-Interesa të paguara për kreditë për strehim për 20 mijë cifte të reja.

-Baby-bonus, 3.000 all në muaj në 5 vite për cdo fëmijë të lindur.

Këto angazhime të Lulzim Bashës  janë të realizueshme dhe tregojnë qartë natyrën sociale të PD-së dhe aleancës për ndryshim.

Në Europë dhe Sh.B.A. e Presidentit Bieden dhe kryesisht në Gjermaninë e Zonjës Merkel, politikat sociale po marrin një vëmedje të vecantë.

Personalisht jam i lidhur me këta shtresa prej 15 vitesh, falë fushës së terapisë dhe psikologjisë dhe i kuptoj shumë mirë ceshtjet sociale që duhet të jenë në epiqendër të cdo qeverie.

Takova një mik, me furgon në rrugë dhe i thashë se po gëzohem që po të shoh mire dhe gjalle në një periudhë Pandemie.

Miku u përgjigj, ok ok, por nuk po na del buka për të “mbushur barkun”!

Rilindja dhe Edi Rama do të ngelen në historinë tonë politike, si forca më anti-sociale!

Prandaj më 25 Prill Fiton Shqipëria dhe do të fitojnë shqiptarët, njerëzit!

Njeriu për Rilindjen në 8 vite, ka qenë ceshtja e fundit!

Narkotrafikantët dhe oligarkët, kanë sunduar në 8 vite!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat