Reagim kriptoshqiptarit të Shqipërisë, Kastriot Myftarajt

Opinione

Reagim kriptoshqiptarit të Shqipërisë, Kastriot Myftarajt

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 mars 2021 Në ora: 16:24
Sulejman Mehazi

I nderuar Kastriot Myftaraj, ja e zëmë se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore janë turkë e arabë shqipfolës e nuk dinë të flasin e shkruajnë shqip, po ti i Shqipërisë a di të shkruash shqip?, po vet titulli i shkrimit tuaj tregon se je kriptoshqiptar (shqiptar që në shtëpi flet turqisht, serbisht, italisht, arabisht e jashtë shtëpisë me miq e në punë shqip), ja argumentet e gabimeve morfo-sintaksore te vet titulli i shkrimit tuaj, citojmë:

"Ibrahimoviçi katolik, i cili gabimisht u mirëprit në Prishtinë si vëlla musliman, tani po shahet si shkije kafir (femohues)".

O shqiptari ateist i Shqipërisë, po ju shkruani sikur me qenë turk apo arab, nuk thuhet "shkije", po shka: jo "tani po shahet si shkije kafir", po "tani po shahet si shka kafir", o kriptoshqiptar i Shqipërisë!

Shkojmë më tutje: citojmë fjalët e kriptoshqiptarit, Kastriot Myftarajt:

"Me rastin që Ibrahimoviç erdhi dje në Prishtinë me përfaqësuesen suedeze të futbollit e cila do të ndeshet Kosovën dolën turqit dhe arabët shqipfolës të Kosovës për ta pritur Ibrahimoviçin me “Selam Alejkum Ibra” sepse e dinin gabimisht vëlla musliman, duke u nisur nga mbiemri i tij."

Kriptoshqiptari i Shqipërisë në citatin e lartëshënuar, kundrinorin e drejtë, Kosovën, e shpreh si me qenë turk e arab  e jo shqiptar, citojmë fjalët e kriptoshqiptarit, Kastriot Myftarajt:

"Me rastin që Ibrahimoviç erdhi dje në Prishtinë me përfaqësuesen suedeze të futbollit e cila do të ndeshet Kosovën",
o kriptoshqiptar, jo ashtu, po kështu duhet të shkruhet:
"e cila do të ndeshet me Kosovën, ju mungon parafjala (më).

Shkojmë me tutje për t'ia gjetur kriptoshqiptarit gabimet e të shkruarit shqip, më poshtë citojmë shkrimin e kriptoshqiptarit, Kastriot Myftarajt:

"Të shumta janë edhe ankesat në rrjetet shoqërore nga vëllazëria muslimane e Kosovës. Tani po na thonë se Ibrahimoviçi është shkije tekefundit. Por a nuk dolën ata ta presin me adhurim si shkije musliman?"

O kriptoshqiptar i Shqipërisë, Kastriot Myftaraj, nuk shkruhet: "Të shumta janë edhe ankesat në rrjetet shoqërore nga vëllazëria muslimane e Kosovës." po "nga vëllazerit muslimane të Kosovës", jo "se Ibrahimoviçi, po, se Ibrahimoviqi, me (q) e jo me (ç) jo "se Ibrahimoviçi është shkije tekefundit, po "se Ibrahimoviqi ështe shka tekefundit".

O kriptoshqiptar i Shqipërisë, Kastriot Myftaraj, mësohu të shkruash shqip nga "shqiptari turko-arab" i Maqedonisë Veriore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat