Reformimi i PS të Shqipërisë, kusht për ta përparuar vendin

Opinione

Reformimi i PS të Shqipërisë, kusht për ta përparuar vendin

Nga: Sherif Ramabaja Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:13
Sherif Ramabaja

Me rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri në vitin 1991, u krijuan kushtet për fillimin sistemi pluralist. Nga PPSH lindi Partia Socialiste duke deklaruar se ka inicuar reformimin e saj dhe ka shkëputur lidhjet e vjetra me ish PPSH.

Premtimi aq sa ishte i bujshëm, po aq ishte një proklamim i hapur që shqiptarët t´i besonin partisë së re dhe ta fitonin besimin në te.

Në realitet ishin bërë përpjekje për reformim të partisë. Premtohej se PS  me emër të ri do të inkorporoi në programin e saj vetëm ide që lidhen me barazinë sociale duke u shkëputur nga idetë e mëpashme enveriste dhe lufta e klasave.

Si ide me një program social do të ngjallte shpresa tek shqiptarët që kishin nevojë për një parti që kujdeset për prosperitetin e masave duke insistuar në një barazi sociale.

Në gjiun e kësaj partie qëndronin pa u trembur, kuadrot e SHIKUT famëkeq dhe ish udhëheqësit e PPSH të cilët dyshohej se nuk do të lejonin reforma të thella. Ishte vështirë të besohej që njerëzit me një të kaluar të tillë mund të pajtoheshin, që nga kokat e tyre ta fshinin socializmin.

Si ilustrim vlen të merret një shembull që ka të bëjë me Bashkimin e Gjermanive. Ato u bashkuan në vitin 1989 dhe si pasardhëse e Partisë Komuniste të DDR (Gjermania Demokratike Lindore ) lindi partia “Die Linke” në shqip, e Majta.

Kjo parti pas kaq dekadash në zgjedhjet lokale fitonte, por edhe sot fiton në disa komuna të ish Gjermanisë Lindore.

Partia në fjalë dhe ish kryetari i saj Gregor Gysi që nga fillimi ishin nën mbikqyrjen e kushtetueses, sepse cilësohej si parti e ekstremit të majtë.

Die Linke në luftën e Kosovës, kishte dalur haptas kundër bobardimeve të Natos ndaj Serbisë. Ishte atëherë dhe është edhe sot kundër pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i saj Gregor Gysi ishte gjithmonë nën hetime, se a  ishte ai bashkëpunëtor i Stazit (organizatë e ngjajshme me Shikun ) në mënyrë që të merreshin masa ndaj tij dhe të sillej para gjyqit.

 Partia Die Linke gjithnjë kërkon që të hyjë në koalicion me SPD si parti e spektrit të majtë, po SPD e refuzon duke i kërkuar që të reformohej për një hap të tillë.

Prandaj kanë kaluar më tepër se dy decenie dhe një koalicion në mes SPD e profiluar si parti e majtë dhe partisë së ish DDR Die Linke, nuk ka ndodhur edhe pse që të dyja janë parti të spektrit të majtë.

 SPD e akuzon Die Linke se është parti ekstremiste dhe kërkon që të profilohet, në mënyrë që t´i kthehet realitetit.

Edhe në ditë e sotme kur e tërë bota demokratike e gjykon Rusinë dhe Putinin shkaku i Navalnyt , partia e majtë Die Linke heshtë ose rradhitet në anën e regjimit të Putinit.

Die Linke kërkon me ngulm shuarjen e Natos, duke u arsyetuar se Pakti i Varshavës ka pushuar së ekzistuari.

Pas krizës së refugjatëve në Gjermani me 2016 lindi partia AFD (Alternativa për Gjermaninë). Kjo parti u cilësua se është edhe më e rrezikshme se sa partia e krahut të majt Die Linke, prandaj vëmendja e organeve shtetërore më shumë u përqëndrua ndaj AFD, gjë që Die Linke mund të merrte frymë më lirisht.

Krahasimet e tillë dhe shembujt mbi partinë Die Linke të ish DDR ( Gjermanisë Lindore ) vlejnë për të vërtetuar se kjo parti ende ka mbetur me ide komuniste, kur dihet që dallimi mes DDR dhe sistemit enverist ishte si dita me natën.

 prandaj çfarë mund të presim nga ish Partia e Punës e Shqipërisë sot Partia Socialiste kur dihet që ishte përgjegjëse për tragjedinë kombëtare pas Luftës së Dytë Botërore. 

Për fat të mirë PS e Shqipërisë sot nuk deklarohet se është kundër pavarësisë së Kosovës, sepse ideologjia komuniste, apo Internacionalja Socialiste është prioritet për ta se sa kombi.

 Kadareja insiston më tepër se 10 vite që që të hapen dosjet e komunizmit dhe nuk bëhet kjo punë se nuk bëhet. Shtrohet pyetja kush e pengon një gjë të tillë?

Sot në Shqipëri ata që merren me gjurmimin e dosjeve të komunizmit kërcënohen me eliminim.

Figurat e Shikut dhe ato të regjimit enverist ende mbajnë pozita kyqe në parti dhe pengojnë reformimin e saj me të vetmin qëllim t´i mbulojnë krimet, t´i shpëtojnë ndjekjes dhe t´i ruajnë pozitat e tyre.

Dita e çlirimit të Shqipërisë 29 Nëntori ruhet edhe sot në shenjë solidariteti me luftën e përbashkët të sllavëve të jugut dhe Serbinë.

PS e Shqipërisë përpiqet ta loz rolin e kujdesjes mbi kombin dhe pohon se është e vetmja forcë politike e cila ka potencial, që proceset kombëtare t´i çoi përpara.

 Kurse në realitet nuk mund ta mshef simpatinë për komunizmin, Serbinë, Rusinë, Kinën dhe të gjitha shtetet e tjera me një të kaluar komuniste (që nuk janë asgjë tjetër përpos diktatura ).

Pa një distancim rrënjësor dhe pa një reformim të thellë PS mbetet trashëgimtare e PPSH dhe pjesë e krimit në shoqërinë shqiptare.

Supozohet se sot PS dhe krerët e saj ( me përjashtim të disa figurave të shquara reformatore ) nuk janë asgjë tjetër përpos një aparat propagandues, ashtu siç ishte vetë sistemi enverist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat