A ka linjë anti-shqiptare qeveria Kurti-2?

Opinione

A ka linjë anti-shqiptare qeveria Kurti-2?

Nga: Pirro Prifti Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:32
Pirro Prifti

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurt 2021 me 50% të votave nuk mund të mos ketë lidhje edhe me një fakt tjetër interesant burgosjen e Liderëve të PDK e cila praktikisht shkaktoi një çrregullim të madh në zgjedhjet e fundit, pavarëisht se ky fakt u eklipsua nga fitorja. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë. 20 vende të garantuara u takojnë pakicave, 10 nga to vetëm për serbët e Kosovës (Kosovë: Zgjidhet qeveria e re me kryeministër Albin Kurtin | Ballkani | DË |).

Në zgjedhjet e tetori të vitit 2019 në të cilën pjesëmarrja në zgjedhje ishte 44.72%, u arritën këto rezultate: Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 26.12% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.45 %, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.16 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në koalicion me Partinë Socialdemokrate ka marrë 11.47 %, Lista Serbe 6.74 për qind të votave dhe Nisma Socialdemokrate 4.98 % për qind". Bazuar në numrin e votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës do të ketë 32 deputetë, LDK-ja 29, PDK-ja, 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 14, Lista Serbe 10 deputetë, si dhe 10 vende të rezervuara, kanë fituar partitë e minoriteteve (https://ëëë.dë.com/sq/kosov%C3%AB-shpallen-rezultatet-p%C3%ABrfundimtare-t%C3%AB-zgjedhjeve/a-51153556).

Pra dy vite më parë Albin Kurti dhe `Lëvizja Vetvendosje në 2019 fitoi vetëm 26 % të votave dhe me koalicion me LDK arritën të formonin qeverinë `Naltmadhnia e Tij Kurti i Parë` e cila nuk e kishte jetën e gjatë dhe u zëvëndësua nga z. Hoti si Kryeministër me 3 qershor 2020. Dihen ngjarjet e asaj kohe.

Sidoqoftë ngritja e akuzave nga Prokuroria Ndërkombëtare speciale Prokuroria Speciale e Kosovës e ngritur në 2015 por e transferuar në Hagë në 2019, ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe 8 të tjerëve, me pretendimin se janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme pas luftës (sipas prokurorisë).

Intervali i dënimit të liderëve të UÇK midis vitit 2020 dhe 2021, ndikoi shumë në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021dhe mendoj se shkaku kryesor nuk ishin akuzat e Albin Kurtit për Korrupsionin masiv të qeverive të kaluara dhe as mungesa e dëshirës së Kurtit për të mos e patur prioritet takimet me Serbinë, dhe as prioriteti i bashkëpunimit me minoritetet në Kosovë, të cilat pak a shumë janë dhe prioritetet e qeverisë së re të Naltmadhënisë së Tij Kurti -2.

Shkaku kryesor i fitores së tij paradoksale (dhe jo spektakolare) është goditja e rëndë që mori PDK nga gjykata speciale e cila për mendimin tim egzagjëroi akuzat për vrasje të pas luftës nga ana e liderëve të PDK, gjë që shkaktoi dhe zhgënjimin e përkrahësve të UÇK të cilët shohin tek këto akuza edhe dorën e Serbisë të përkrahur indirect edhe nga BE e cila dihet se që në vitin 2010, nën presionin serb, Këshilli i Europës akuzoi guerriljet e UÇK për vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politikë etnikë shqiptarë dhe nga minoritetet në Kosovë (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Kosovo_Liberation_Army).

Në fitoren e Kurtit ndikoi sigurisht edhe shpërbërja e LDK një nga Partitë më të mëdha të Kosovës pikërisht për shkak të konflikteve brënda kësaj Partie, kur znj. Osmani u largua nga kjo Parti për tu afruar me Kurtin. Deklaratat e znj. Osmani në Shqipëri pikërisht para zgjedhjeve në Kosovë tregojnë se ka një linjë anti UÇK dhe një linjë radikaliste në qeverisjen e sotme Kosovare. Një risi e kësaj qeverie të re është mungesa e plotë e bashkëpunimit me qeverinë e tanishme Shqiptare, e cila vërehet nga kritikat e shumta të saj kundër Shqipërisë, nga mosdëshira nga ana e qeverissë së re për tu ndihmuar nga Shqipëria, dhe nga akuzat aspak të vërteta se Rama paska kërkuar ndarjen e Kosovës, në një kohë që ka qënë Rama që i ka kërkuar i pari Serbisë të njohë Kosovën. Kjo rrymë anti-shqiptare do të ketë pasojat e veta qoftë në marëdhëniet dypalëshë qoftë në marëdhëniet ndërkombëtare, sepse kjo u faktua edhe në takimin e Kryeministrit shqiptar Rama me Presidentin Makron në të cilën mesa duket Rama nuk dëshëronte të ishte ndërmjetës në dialogun Kosovë -Serbi pikërisht për shkak të akuzave nga pala kosovare kundër Ramës. Rama deklaroi se unë jam `palë` e për këtë arësye nuk mund të ndërjetësojë.

Linja anti-shqiptare e qeverisë së re Kosovare po has kundërshtim edhe në Parlamentin e ri Kosovar në të cilën kundërshtohet kandidimi i znj. Osmani për tu bërë Presidente e Kosovës, sidomos nga PDK, AAK, si dhe LDK në të cilën lideri i saj i ri Lumir Abdixhiku, u shpreh se LDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë dhe se nuk do të votojnë po ashtu siç thotë "president partiak” (Konstituohet kuvendi i ri i Kosovës | Ballkani | DW | 22.03.2021).

E vetmja gjë pozitive nga premtimet elektorale të Kurtit mbetet deklarata e tij për ngritjen e një Padie kundër Serbisë për Genocid ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

Sidoqoftë linjë anti-shqiptare e Kurtit e shprehur qoftë në mungesën e bashkëpunimit me vendin amë, me kritikat e shumta për t`ja hedhur fajin Shqipërisë për problemet që ka Kosova, për mungesën e dëshirës për të mbrojtur UÇK, mohimin e ndihmës nga Shqipëria për Kosovën në këto vite, duke i kujtuar Kurtit se ishte Shqipëria që kishte 2 ministra kosovarë dhe plot të tjerë si drejtues në Shqipëri, ndërsa Kosova jo vetëm që nuk e ka vënë `ujin në zjarr` për të forcuar bashkëpunimin, por kritikon taksën e Morinës të cilën qeveria shqiptare e ka vënë pikëirsht për të rregulluar autostradën e lënë përgjysëm, për shkak të vjedhjes spektakolare të 200 milion euro-ve nga qeveria Berisha, ndësa znj. Osmani vjen në Shqipëri dhe takon hajdutët e kombit duke injoruar qeverinë Rama.

Ky fakt ishte shumë domethënës, sepse tregon ndryshimin e politikës së qeverisë së re Kurti-2 në raport me Shqipërinë dhe Strategjinë e përbashkët për bashkimin e Kombit se një shtet i madh ka peshë të madhe ndërkombëtare dhe dy shtete të vegjël janë si dy topa futbolli që përdoren për `stërvitje ndërkombëtare` nga ana e shteteve fqinjë.

Kjo nuk është gjë e mirë as për Kosovën por as për Shqipërinë sepse vendosja e 2 kandidatëve të VV në Shqipëri tregon se ky Kryeministër i ri (në fakt jo fare i ri), paska plane të ndryshme ajo që duhet të ketë Shqipëria dhe Kosovan ë raport me SHBA dhe BE.

Zhvillimet e ardhshme do na tregojnë të vërtetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat