E sotmja do të ishte e veçantë për Kosovën

Opinione

E sotmja do të ishte e veçantë për Kosovën

Nga: Dedë Preqi Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:20
Dedë Preqi

Duket se shoqëria e jonë kosovare ka nevojë edhe më tutje për një periudhë kohe të kalojë fazën e vet të tranzicionit për t’u edukuar ta përdorë në mënyrë të drejtë pushtetin, apo prirja për të trajtuar këtë përdorim të pushtetit demokratik, kërkohet edhe një përkushtim i të të qenit unik për të qenë zot i veprimit të vet dhe në këtë mënyrë zot i vetvetes.

Në një vështrim tjetër, shoqëria e jonë kosovare i ka kapacitetet e duhura, të cilat mundet ti shfrytëzoj efektshëm në mundësinë për t’u zhvilluar dhe zgjeruar si shoqëri dhe për të bërë një jetë normale, bashkë me botën e vet të vlerave dhe në përpjekje për ta vendosur ekzistencën e vet si shtet i vërtetë demokratik.

Njerëzit, shumica e tyre në pushtet, përkundrazi, bien në mashtrim dhe predentojnë zotërimin e pushtetit me fuqitë e veta, duke menduar ta krijojnë një botë të vetën të pavarur, që në realitet do të merrte kahe të kundërt me vullnetin e shumicës qytetare, që ta shpiejnë drejtë interesave të tyre dhe në formën e një bote të lirë njerëzore, që ndryshe do ta quanin demokraci reale.

Në fakt, edhe Kosova, Shqipëria e shumë vende tjera të botës, pas një periudhe të gjatë nën thundrën e shtypjes dhe shërbimit monist, kur demokracia depërtoi në këto vende, edhe populli i jonë këtë natyrë të jetës demokratike e pranoi si dhuratë të çmuar e të shtrenjtë në jetën dhe historinë e vet, me ç’rast edhe këtij populli, do i heqët një barrë e rëndë, të cilën e ka bartë me shekuj mbi supet e veta.

Atëherë çfarë do të thotë demokraci dhe pushtet demokratik, apo çfarë janë shenjat treguese të kësaj forme zhvëllimore në një shoqëri të tillë demokratike, nëse një imazh i ri i botës do të kuptohet si një mundësi për një njerëzim të vetëdijshëm për domethënjën e vet dhe të aftë për të ndërtuar të ardhmën e vet, ku njeriu do të mësoj dhe do të veprojë të bëhët zotërues përmes punës dhe pushtetit të drejtë, duke hequr dorë nga vetëvetja për të tjerët.

Por, një gjë e tillë do të shkonte tej çëllimit, nëse veprimi nuk mbështetët në ndërgjegjën vetiake dhe njeriu vepron sipas dëshirës dhe instinkteve të veta, apo nuk e ndien asnjë lloj përgjegjësie morale dhe ligjore, ku veprimet e tilla vazhdojnë në pushtet përmes klaneve apo grupeve të një hallke zingjirore, duke i mos dhënë llogari dhe përgjigje askujt.

Në këtë lloj rezymeje që pohuam na shpaloset edhe mundësia që të thëmi diçka me çështjet dhe pushtetët e deritanishme në Kosovë, me gjitha rezervat që rrethanat i diktojnë në një hapësirë ku sëcili mund të dallojë të keqën dhe të mirën, të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe si rrjedhojë e të gjithave, do nxjerrim rrezulltatin dhe gjendjen që kemi në këtë kohë reale.

Të gjitha pushtetët e deritanishme, që pas vdekjes së presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, ishin të bezdishme njëra pas tjetres, që do të thotë se, deri këtu ku jemi sot, edhe vetë sovrani është i revoltuar me një gjendje të tillë të pa përballueshme, të cilët janë lodhë nga problemet e ndryshme dhe kushtet e dobëta të jetës, dhe në një mënyrë më të prerë, deri këtu, sikur shumë pak kemi bërë lidhur me vlerën njerëzore dhe vlerën e këtij vendi, për shkakun se politikat janë konceptuar të gabuara, dhe jo si mundësi që i prekim problemet, por si një lojë e pushtetëve dhe interesave të tyre.

Në këto rrethana, ky mos seriozitet ndaj obligimeve dhe detyrave të përcaktuara nuk erdhi nga pjekuria politike e pushtetëve të këtij vendi, por nga lakmia e tyre për pushtet dhe për të përfituar në kurriz të këtij populli, të cilët në kushte të pamjaftueshme të jetës u detyruan edhe shumica e të rinjëve ta braktisin vendin. Këtë e di më së miri vetë populli, se kush janë bartësit e këtyre pozitave dhe pushtetëve, të cilët përgjatë kohës së tyre të udhëheqjes, sikur e humbën besimin e popullit, kur këta njerëz u shdërruan në korruptorë dhe plaqkitës të pasurisë së popullit të vet.

E sotmja do të ishte e veçantë për Kosovën, të cilën shansë nuk duhet lejuar të dalë nga dora, duke i besuar edhe sovranit, i cili e tha fjalën e vet përmes votës dhe vullnetit që tregoi në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të këtij viti, jo që Vjosa Osmani, si kryetare e shtetit dhe Albin Kurti, si kryeministër do e bëjnë Kosovën, Svicërr, por një hetim i saktë do na qojë te një përshtypje e çiltër dhe serioze, që e prek thelbin e jetës së këtij populli, duke e ngjallur këtë vend në çdo mjedis, së paku qytetarët e këtij vendi të jetojnë nga frytet e punës së vet në vendin e tyre.

Veçanarisht me rëndësi për qeverisjen e re mbetët çasja dhe vazhdimi në mbrojtje ndaj Covid 19-të, pastaj punësimi i qytetarëve, por edhe i shumë të rinjëve, të cilët e kanë kryer shkollimin dhe janë mbetur pa punë, si edhe shumë pririoritete tjera e projekte të rëndësishme për zhvillimin e vendit, që do jenë në listën dhe programet e qeverisë së re, të cilat presin realizimin e tyre brenda një afati të caktuar kohor, duke llogaritur rendin e ri të udhëheqjes, si një energji e re me tiparin e një pushteti të llogaridhënjës dhe gadishmërisë ndaj përgjegjësive

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat