Murat Jashari është kandidati i vetëm që i plotëson atributet e një burrështetasi për të qenë president i vendit

Opinione

Murat Jashari është kandidati i vetëm që i plotëson atributet e një burrështetasi për të qenë president i vendit

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 2 prill 2021 Në ora: 10:39
Murat Jashari

“Kandidati i vetëm që plotëson atributet e një burrështetasi për të qenë President i Republikës së Kosovës është Murat Jashari, nuk po them vetëm unë si autori i këtij shkrimi, por edhe të tjerët para meje.

Kanë kaluar 23 vjet që kur kryekomandanti dhe një nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, ra dëshmor bashkë me 55 anëtarë të familjes së tij në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.

Sulmeve të marsit 1998 nga forcat policore serbe në drejtim të shtëpisë së Jasharëve në Prekaz, të cilat zgjatën tre ditë dhe dy net, përkatësisht më 5, 6 dhe 7 mars, i rezistuan vëllezërit Adem e Hamëz Jashari me familjen e tyre, bashkë me disa bashkëluftëtarë tjerë të UÇK-së nga ky rajon.

Por, mbi 5 mijë pjesëtarë të forcave policore serbe vranë në ditën e tretë kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari, bashkë me vëllain Hamëz Jashari, ndërsa nga ajo që më vonë do të njihej si Masakra e Prekazit, humbën jetën 56 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq, përjashtuar vajzën e Hamëz Jasharit, Besartën (atëherë 10 vjeç), e cila shpëtoi.

Sulmeve të njësisë speciale policore serbe në shtëpinë e Jasharëve i parapriu një sulm i pjesëtarëve të UÇK-së ndaj pjesëtarëve të njësisë policore serbe, ku më pas këta të fundit kërkonin ndëshkim dhe synonin t’i kapnin ushtarët e UÇK-së duke i konsideruar ata si “terroristë”.

Ky sulm ndaj familjes Jashari ishte kritikuar nga organizata ndërkombëtare “Amnesty International”, e cila theksoi se "të gjithat provat dëshmojnë se sulmi nuk ka pasur qëllim për t'i kapur ushtarët e UÇK-së, por për t'i vrarë të dyshuarit dhe familjet e tyre".

Pothuajse 10 vite pas rënies, në shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, në Kosovë u krijua slogani "Bac, u kry", që i dedikohej kryekomandantit Adem Jashari, si realizim i qëllimit sublim të të gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij.

Po kthehem gjurmëve të një shkrimit tim 2017, njëri ndër shumë shkrimeve të autorit, shkrime për Masakrën e Jasharëve dhe Jasharëve të tjerë.

Pushka e Adem Jasharit, sa herë po qetë, po vret…

Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Pushka e Adem Jasharit, sa herë po qetë, po vret…

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç pati ndodhur me demonstratat e vitit 1981, që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumëkush dëshiron të thotë: Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë se sa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e 90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës. Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, as një vit nuk kalon pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’’.

Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij ‘Kthesa e madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ Jakup Krasniqi. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë. Siç dihet, familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit, rëndë për të mos vdekur kurrë.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

Edhe pse Serbia po mundohet me lojrat e saja te rrezikshme të privojë nga liria komandantet e UÇK-së, nuk do t’ia dal sepse loja e saj me Kosovën dhe popullin shqiptar ka mbaruar njëherë përgjithmonë me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008. E4dehe rasti i fundit, lë për tu habit me Francën se sa me Serbinë, por edhe kësaj do i vije fundi Ramushi do lirohet dhe do të kthehet në familjen e tij se shpejti. A di pse?! Sepse shqiptarët tani nuk do më luftojnë veç e veç te gjithë për një e një për gjithë, këtë e ka kuptuar Serbia shumë herë. Ne raste shqiptarëve iu imponohet lufta nuk do rrinë duarkryq.

Nuk ka bisedime me Serbin, derisa Serbia ta kuptoj realitetin e shtetit shqiptar.

Asociacioni i komunave serbe nuk do të ndodhë, muri në veri do rrënohet, edhe pse BE po favorizon Serbinë karshi shqiptarëve por ka ardhur momenti të tregojmë fuqinë tonë të bashkimit por edhe ne rast nevoje edhe të hymë në luftë, por pak më ndryshe jo si herëve tjera.

UDB-ja dhe politika Milloshviqjane janë ”varrosur” mu në Kosovë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhësit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetutë e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në pretendimet e Serbisë, dhe u varros shprehja Kosova i Metohija, dhe Kosova tani është e lirët dhe si një popull i tëri, unik i pandarë dhe i bashkuar së shpejti, këto ishin aspiratat që shqiptarët me shekuj kanë vuajtur nga thundra serbo-ruse sllave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat