Tallja e radhës e Edi Ramës me Universitetin “Luigj Gurakuqi”!

Opinione

Tallja e radhës e Edi Ramës me Universitetin “Luigj Gurakuqi”!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 3 prill 2021 Në ora: 09:49
Edi Rama

Mbrëmë ndoqa një takim elektoral të Kryeministrit në ikje Edi Rama, me pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Në të gjithë Europën e qytetëruar kryeministri nuk takon pedagogë në Universitete, mbasi janë institucione të pavarura dhe të depolitizuara. Mw gjatë në Shqipërinë tonë mund të ndodhi çdo gjë dhe Kryeministri dhe Kryetari i pozitës mund të takoj edhe këtë shtresë intelektualësh.

Është hera e dytë që e ndjeki me vëmendje takimin e Edi Ramës me pedagogët e këtij Universiteti. Në të dy rastet kemi një përballim dispropocional në planin intelektual dhe komunikativ. Pedagogët që duhet të kenë liri akademike, i flasin Edi Ramës me përulje, pa dinjitet intelektual sikur të ishte “sundimtari i tyre” dhe jo kryeministri, që mbas 25 Prillit do të kenë një kryeministër tjetër.

Në të dy takimet Rama i dominon pedagogët pjesëmarrës mbasi nuk adresojnë tema dhe problematika të cilat duhet të jenë në qendër të vëmendjes për një staf akademik.

Së pari Universiteti i Shkodrës ka marrë një goditje të madhe në këta 8 vite të Rilindjes. Ligji klientelist për miqtë e Ramës për arsimin e lartë i ka dëmtuar rëndë Universitetet shqiptare. Numri i studentëve është ulur ndjeshëm dhe niveli ka rënë duke i kthyer Universitetet ne nivelin e një shkollë te mesme.

Ligji mbi arsimin e lartë duhet të jetë ligji i pare, që duhet të abrogohet nga qeveria e Zotit Basha nëse duam të kemi një arsim të lartë me parametra të BE-së.

Universiteti nuk mund dhe nuk duhet të kthehet në “degë për elektricistë e redaktorë gjuhësorë” mbasi do të humbet misionin e tij si një institucion i arsimit të lartë.

Në këtë takim Rama përdori edhe irnonit “me vend dhe pa vend”, kur deklaron se jemi kthyer në një vend ku “ka ka hap dhe jurist” ose duke i ironizuar dhe thirrur ish-dekanët ashtu siç tha Zysha!?

Universitetet nuk drejtohen me sms dhe pallavra dhe nuk është normale ti thuash pedagogëve dhe drejtuesve të Universiteteve që dërgoni sms dhe nuk jeni ngjitur në katin e katërt!?

Kulmi i talljes arrin kur deklaron që hajdeni në Shtator, (që Edi Rama me korrupsionin galopant në 8 vite rrezikon do të jetë në Rec ne Shtator) të bisedojmë dhe bashkëpunojmë për një projekt afat gjatë dhe ta zhvillojmë universitetin.

Hajdeni të flasim për autonominë, të bashkëpunojmë me qeverinë dhe të të “tolerojmë” njëri tjetrin. Edi Rama është përfaqësuesi tipik dhe mjeshtri i klientelizmit politik dhe kjo ka qenë mënyra e vetme për tu tallur me të gjithë në 8 vite dhe ironizuar duke i bërë dëm të gjithëve dhe Universiteteve shqiptare.

Tallja e Ramës duhet të marri fund më 25 Prill, me abrogimin e ligjit për arsimin e lartë dhe me një politikë serioze nga Kryeministri Lulzim Basha, për ta shpëtuar arsimin e lartë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” nga degradimi total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat