A ka mjekësi që i shëron politikanët shqiptarë

Opinione

A ka mjekësi që i shëron politikanët shqiptarë

Nga: Ismail Muqiqi Më: 3 prill 2021 Në ora: 10:14
Ismail Muqiqi

Kjo ç/mënduri e cila po ndodh me politikajt Shqiptarë në të gjitha trevat është e pa shpjegueshme dhe e pa imagjinueshme qe një njeri me logjikë normale ti kuptojë dhe ti arsyetoi veprimet, përçarjet dhe hasmëritë me urrejtjeje patologjike. Në momentin kur qytetaret po presin me padurim se pas zgjedhjeve nacionale më në fund do të mbizotërojë arsyeja që ata të cilët kanë mar mandatin e popullit të ndjenjë përgjegjësi në formimin dhe ndërtimin e institucioneve te shtetit, po ndodh e kundërta. Opozita e plagosur nga vota e popullit e cila me decenie ka qeverisur keq e më keq duke i shkaktuar dëme të një pas njëshme Shtetit të Kosovës tani është ngritur në këmbë, e tensionuar, e pa përmbajtur kundër Qeverisë së re të Albin Kurtit.

Zgjedhja e Presidentes është bërë mollë sherri po nga partitë opozitare të cilat në çdo mënyrë po bëjnë përpjekje që ta bllokojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit. E ligji zgjedhor i cili akoma është në fuqi i hartuar nga të ashtuquajturit “ekspert të drejtësisë”, të cilët me krenari dhe lavd rrahin gjoks se janë hartues të Kushtetutës të Kosovës, me vetëdije apo me pa diturinë e tyre profesionale dhe politike përmes disa neneve të Kushtetutës ja kanë lidhur këmbët zgjedhjeve të institucioneve të shtetit. Mjerisht këto parti janë bë bashkë përmes grupeve politike të cilat nuk kanë kurrfarë koncepti programor të djathtë apo të majtë, por për interesat e tyre personale partiake dhe klanore për ti mbrojtur pozitat dhe benifitet e tyre, po e dëmtojnë ardhmërinë e vendit. Veprimtaria e një numri të liderëve dhe të deputeteve partiak është pasqyra më e mirë e dështimeve në të gjitha mekanizmat e shtetit ku ata qeverisën. Problemet dhe krizat e brendshme në disa parti politike të cilat pësuan fiasko nga zgjedhjet e fundit tani po mundohen ti bartin në Parlamentin e Kosovës.

Kjo është mënyra dhe metoda më e pa ndershme në raport me qytetaret. Mjerisht kësaj situate ka kohë që i kanë kontribuar edhe disa mjete të informimit përkatësisht dhe mjerisht Radio Televizioni i Kosovës si medium publikë i cili financohet nga taksat e qytetareve, e më së pakti u shërben qytetareve. Këtu politika editoriale dhe programore ka ra në nivelin më të ulët që nuk donë koment. Të njëjtës rrugë po shkon edhe televizionet T7 i cili nga pronari enigmatikë e deri tek opinionistët “analistët”, të cilët janë bërë të përhershëm para ekrani te këti mediumi me ndonjë përjashtim të një individi mund të themi lirishtë se është ky medium qe ka zgjedh rrugën e përçarëse të politikës dhe Shoqërisë Kosovare. Aspak më i mirë nuk qëndron televizioni Dukagjini. Në këtë medium vet fakti se me të cilët opinionist zhvillon debate, duke bë një përjashtim, duke e kursyer Imer Mushkolën të gjithë të tjerët janë të mbeshtjellur me petkun e rrymave të ndryshme të klaneve dhe qendrave propagandistike. Mënyra e kulturës të zhvillimit të debatit të disa opinionistëve të cilët po mundohen ta luajnë rrolin e prokurorit duke u eksponua here si gazetarë herë si njohës i shërbimeve sekrete duke i shit mend opinionit si tepër të mençur nuk kanë arritur më shumë se sa të shkaktojnë neveri dhe iritim në popull. Mjerisht edhe më të gërditshëm janë bërë disa kryetar pa parti dhe elektorat. Këtë të cilët nuk përfaqësojnë asnjë mekanizëm të institucioneve të shtetit e të cilët u munduan të bëjnë kalkulime politike duke u munduar të organizojnë grushtet në partin e Lëvizjes Vetëvendosje për ta marr kalanë nga brenda tani janë shndërruar në kujdestar të Facebookut duke kritikuar dhe spekuluar në mënyrën më të ulët, kundër ish bashkë partiakëve të tyre. Këta jo vetëm që nuk arritën ta marrin timonin e Vetëvendosjes por mbetën rrugëve pa parti, pa pozita dhe pa dinjitet. Edhe Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin e cila ka mar përgjegjësi për të qeverisur me vendin tani duhet të sillet dhe të veprojë me maturi dhe pjekuri maksimale.

Populli e votojë duke i dhënë shansin që më në fund Shtetin e Kosovës ta kthejë në binarë normalë. Veprimet e ngutshme në politikë nuk sjellin gjithmonë stabilitet vendit. Mendoj se veprimi i par duhet të jetë zgjedhja e Presidentit, konstituimi i institucioneve të cilat janë bazament për realizimin e programit të qeverisë duke hap rrugë në realizimin e premtimeve elektorale të cilat ju premtuan popullit. Vetëm kështu me maturi mund ti sjellin kuptime jetës dhe ndërtimit të shtetit. Përçarjet, hilet, epshet dhe bajraktarizmat, mjaft i kane kushtuar popullit Shqiptarë. Është koha që të kontribuojmë të gjithë për ti hap rrugë dhe perspektivë vendit i cili po përballet me probleme dhe sfidat më të ndryshme. Ç/do eksperiment i pa matur dhe i pa analizuar mirë nga kushdo qoftë i shkakton dëme vendit dhe të ardhëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat