Kush e di pse kaq urrejtje opozita ndaj mërgatës?

Opinione

Kush e di pse kaq urrejtje opozita ndaj mërgatës?

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 prill 2021 Në ora: 10:56
Adem Bytyçi

Edhe pse mërgata jonë shqiptare-Kosovare e ka ndihmuar vendin e origjinës- Kosovën më shumë se çdo mërgatë tjetër e popujve të shteteve të rajonit, vendet e tyre të origjinës , subjektet politike të cilat i humben në mënyrë katastrofale zgjedhjet e fundit të parakohshme kanë një qëndrim kaq  absurd e nihilist ndaj shtresës më të ndjeshme dhe më të çmuar të kombit tonë Diasporës- mërgatës ,e cila në ditët më të vështira kurë bëhej fjalë të "jesh apo të mos jesh" nga Shfarosja e një regjimi gjakatarë e gjenocidal serb - Milloshoviqian, ndau nga kafshata e gojës për t'i dalur në ndihmë vendit të origjinës Kosovës dhe bashkëkombësve të tyre...

Ndihmat e Diasporës ishin vendimtare dhe tepër të rëndësishme për të përballuar një regjim shtypës , gjakatar e gjenocidal, i cili në shënjestër me gjithë arsenalin e tij ushtarak , policor dhe propagandistik e kishte shfarosjen e popullatës shqiptare të Kosovës.

Me të drejtë parashtrohet pyetja : Pse partitë opozitare e kundërshtojnë partinë fituese të zgjedhjeve të fundit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit zgjedhor , pjesën e këtij Ligji që i mundëson Diasporës në rast të zgjedhjeve nacionale të votojë në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në ato shtete ku jeton dhe punon Diaspora jonë , një zgjidhje kjo siç e kanë të gjitha diasporat e popujve të shteteve të rajonit dhe Evropës.

Nuk është hera parë që disa subjekte politike kundërshtojnë ndryshimin e një Ligji që i mundëson Diasporës tonë të realizojë një të drejtë Kushtetuese të pa tjetërsueshme në mënyrë më adekuate dhe të pa mundimshme në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës në ato shtete ku jeton dhe vepron Diaspora jonë, edhe pse Diaspora  jonë është një aset shumë i rëndësishëm kombëtare dhe shtetëror që u takon të gjitha subjekteve politike,  e jo vetëm LVV-së.

Qëndrimi negativ i subjekteve politike që humben zgjedhjet e fundit të parakohshme në mënyrën më të pa besueshme, ndaj ndryshimit dhe  Plotësimit të një Ligji zgjedhor që ndihmon Diasporën për ta realizuar një të drejtë Kushtetuese në mënyrë më të pa mundimshme dhe me shpenzime sa më minimale, është pasojë e mllefit dhe trishtimit të atyre subjekteve që humben zgjedhjet e fundit të parakohshme pas shumë vitesh në pushtet dhe u detyruan të dalin në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat