Fundi i të mbrapshtave dhe fillimi i një mbarësie

Opinione

Fundi i të mbrapshtave dhe fillimi i një mbarësie

Nga: Dedë Preqi Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:44
Dedë Preqi

Iniciativa e LVV, për ndryshimin plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, është një propozim i drejtë në veçanti për mërgimtarët që jetojnë në botën e jashtme, në mënyrë që të iu mundësohet më lehtë votimi i këtyre qytetarëve përmes ambasadave dhe konsultave, në vendet ku jetojnë dhe punon këta bashkatdhetarë.

Nëse e marrim përbazë Ligjin Zgjedhor të Republikës së Kosovës, Nr.03/L-073, i cili jep të drejtën çdo qytetari të këtij vendi, për të votuar dhe zgjedhur pa diskriminim në bazë të përkatësisë së gjuhës dhe gjinisë, fetarisë dhe bindjes politike, ngjyrës dhe racës, apo ndonjë kriteri tjetër në përputhje me dispozitën ligjore.

Ky lloj propozimi i ndryshimittë këtij Ligji, nuk është shantazh dhe doktrinë e LVV, apo i ndonjë subjekti tjetër politik, por është një Ligj, i cili kërkon shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës, duke ditur kushtet dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon mërgata, sa herë kërkohet vota e tyre për Zgjedhjet që mbahen në Kosovë, ata diskriminohen në mënyra të ndryshme dhe abuzive.

Atëherë, përballë realitetit nuk është mirë të shtiresh, sikur ky realitet do duhej të bëhët jo sipas të vërtetës, duke u nisur nga e drejta e qytetarëve të këtij vendi, të cilëve ua jep Kushtetuta e vendit, duke mposhtur pengesat e brendshme dhe të jashtme duke tejkaluar egoizmin, plogështinë dhe ligësinë e shpirtit, të atyre që po e paraqesin në këto momente opozita, PDK,LDK dhe AAK.

Nuk nënkuptojmë këtë gjë si diçka të programuar , por atë që herë pas here është e drejtë , tani dhe këtu, që të mos ia lejojmë vetës që një komunitet i atdhetarëve tanë, për të cilin ka nevojë e tërë shoqëria e jonë, që duhet t’ia shtrijmë dorën dhe ta ndihmojmë…që të trajtohet në praktikë ashtu sikur e kërkon e drejta dhe në favor të dinjitetit njerëzor…që të pranohet e vërteta kur është çasti i duhur, dhe pse mund të shkakëtojë kundërshti dhe tallje…të marrish një përgjegjësi kur ndërgjegja të thotë se duhet ta pranosh.

Kjo është rruga, e cila duhet të përshkohet me ndershmëri dhe me guxim, e cila na qon shumë largë, atje ku përcaktohen çështjet e rëndësishme të vendit. Dikujna mund ti duket e çuditshme që mendimet tona lidhur me çështjet e tilla, në fund përfundojnë për interesa individuale, dhe partiake, jo, kjo do të ishte e kundërta, vetëm të llogaritet mundi dhe sakrifica e mërgatës, që sa herë mbahen Zgjedhjet në Kosovë, ata e ndjejnë obligim moral dhe atdhetar, që të bëhën pjesë e ndryshimeve në të mirën e vendit të tyre.

Opozita nuk duhet të dorëzohet pa kushte përpara sfidave të rëndësishme politike, do të thotë se nuk duhet të dorëzohet, apo të krahasohet me ata që as nuk marrin pjesë në Kuvend, sepse as që u intereson, sikur është Lista serbe, opozita duhet të rritet nga brenda , duke disiplinuar dhe tejkaluar vetëvetën, me qëllim që të jetoj dhe veprojë me nderë, dhe të jetë frytdhënës për shoqërinë dhe interesat e saj.

Është shumë e pa përgjegjshme, sidomos nga pjesa e brezit të ri të deputetëve, të cilët, sikur kanë rënë në kthetrat e shefave të tyre, ndër të tjera, duhet të mësojmë se si duhet së pari ta kontrollojmë vetëvetën dhe si deputet e brezit e të rinjëve, sikur Memli Krasniqi, nga PDK, dhe Arben Gashi nga

LDK, të cilët japin komente të pa kontrolluara dhe të adoloshente në politikë, duhet ta kontrollojmë pafundësinë e pushtetëve të më hershme në partitë e tyre, që u rriten gjithnjë e më shumë në bazë të etjes për pushtet, të cilët Kosovën e bënë « ibret » dhe vend të dalluar me krim të organizuar dhe korrupsion, nëse ata nuk dinë ta formojnë vetën e tyre, dhe si duhet të marrin vendime politike dhe kulturore, nuk duhet të lakmojnë modelet e atyre që nuk janë shembuj që ti kopjojmë për të mirë, kur kësaj shoqërie me pushtetin e tyre i shkakëtuan vetëm humbje të përspektivës shoqërore dhe mirëqenjës qytetare.

Nuk ka dyshim se një konceptim i tillë, që përjeton kjo shoqëri për 20 vite më pari, tani më duhet të ndryshojë, sepse edhe populli e ka dhënë fjalën dhe vullnetin e vet me 14 sgkurt të këtij viti 2021, të paktën tek ata që ndiejnë pak përgjegjësi për vendin dhe popullin e vet, nëse përmes punës sonë, duam të vëmë në jetë sovranitetin që na është besuar.

Prandaj, opozita duhet ta njoh të mirën dhe të keqën brenda vetës, dhe të përballët me të në mënyrë të efektshme, dhe duhet vërë nën kontrollë impulset e veta të përgjegjësisë, për të mos e tejkaluar vetëvetën. Njëherazi duhet të luftojë për lirinë dhe shëndetin e popullit të vet në këto momente, të luftojë kundër mekanizmit të reklamës dhe propagandës, të cilat po rritën dhe i bëjnë zhurmë politikës dhe jetës e qetësisë njerëzore të këtij vendi.

Para se gjithash, duhet të mendojmë mirë për gjitha ato gjëra, të cilat nuk kanë as një qëllim të përbashkët në vetëvete, sikur ato që po përdorën për këtë shoqëri shqiptare si ndonjë « hajmali », por të lutemi zotit, që të kuptojmë njëri-tjetrin si shqiptarë të një gjaku dhe të një kombi, dhe forcat e errëta mos të ndikojnë në mes nesh, për t’u armiqësuar në mes vete, dhe fundi i të mbrapshtave të përfundojë njëherë e përgjithmonë dhe të filloj një fillim i mbarësisë në Kosovën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat