Jo zgjedhje, por zgjidhje!

Opinione

Jo zgjedhje, por zgjidhje!

Nga: Nijazi Halili Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:29
Nijazi Halili

Pse me aq urgjencë ndryshimin e ligjit, a nuk është prioritet presidenti i vendit, uniteti, bashkëpunini me subjektet politike,  kohë për të krijuar stabilitet të brendshëm politik e luftë e  përbashkët kundër pandemisë, pastaj  sigurumi i vakcinës që kemi ngecur të fundit në ketë drejtom në rajon.

A është  kohë për të menduar për  zgjedhje, mendimi im është jo,  koha është për zgjiidhje të 1100 problemeve të vendit   që e kanë ngulfatur shtetin që dy dekada.

Që njëzet vite në krizë duke e mashtruar  ketë popull të mjerë hajt se një ditë do të bëhet mirë, por me ketë mentalitet e mos unifikim të subjekteve politike rreth kauzës së përbashkët  kombëtare, veç  jemi  duke futur ketë vend me dy këmbë  qdo ditë e ma tepër në  krizë e në rrugë pa krye o njeri.

Nuk është  koha me bë eksperimente me qytetarin sepss ai i ka hallet e veta, mezi që është duke mbijetuar në ketë kohë pa kohë, kurse  ju e nderuar pozitë e opozitë  kryeneçe në vazhdimësi  po mendoni për zgjedhje të reja, pa menduar  aspak për zgjidhje të problemeve  si të dilët   kriza që e ka kapluar vendin, andaj me ketë politikbërje kryeneçe  vetëm jeni duke e  ngulftaur qytetarin i cili e ka humbur edhe shpresën e fundit për të jetuar në ketë vend pa shpresë o njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat