Kimete Berisha: Albin Kurti nuk na çon në zgjedhje, por Vjosa Osmani!

Opinione

Kimete Berisha: Albin Kurti nuk na çon në zgjedhje, por Vjosa Osmani!

Nga: Kimete Berisha Më: 3 prill 2021 Në ora: 13:08
Kimete Berisha dhe Vjosa Osmani

Vjosa e ka hijen e rëndë.

Nuk shkohet në zgjedhje sherri i një individi.

Nuk i merret vota me 'zor' askujt.

Dikush është aq i zemëruar sa që më përpara e pranon vdekjen se që ta jep votën.

Dikush është në fund të karrierës;

dikush e sheh që ky vend i ka harruar heronjtë, i ka harruar dëshmorët e viktimat, jo s'po harrohet deputeti.

dikush e shfrytëzon rastin të hakmerret.

Vjosa Osmani ka keijuar kaq shumë kundërshtarë, që gati është qesharake që ka marrë guxim të kërkojë nga ata ta votojnë.

Sikur të isha në vendin e Vjosa Osmanit, do të tërhiqesha.

Do t'ia liroja vendin Murat Jasharit, për shembull.

Dashuria është sakrificë.

E jep të dhimbshmen, pë ta marrë të kojshmen.

Sado e vogël që është opozita - është e gjallë.

Sado i vogël' të jetë njeriu, krenarinë e ka të madhe.

I gjalli rritet, shtohet, përmirësohet, ngritet.

P.S. Albin Kurti nuk na çon në zgjedhje, sepse ai e ka realizuar qëllimin e tij, është kryeministër.

Në zgjedhje na çon Vjosa Osmani.

Jam e bindur që ideja e votimit të Ligjit për Zgjedhje ka qenë ide e Vjosa Osmanit, se veç ajo vepron me frymë n'fyt, ia njoh padurimin dhe nervozën.

Albi Kurti veç po e mban fjalën që e ka dhënë për Vjosa Osmanin Presidente.

Dhe duhet ta mbajë deri në fund. Vjosa

Tash populli duhet të merret me ambiciet dhe me fatin e Vjosa Osmanit, në vend se të merret ajo me fatin tonë.

P.S. Kohë e keqe. As pranvera nuk po del.

Herën e fundit kur kam parë shqiptarë të lumtur ka qenë një natë marsi pas orës 22:00 te rruga B.

Kaloi një veturë me shqiptarë që këndonin me zë.

O Zot sa bukur.

Ajo lumturia në lëvizje që zgjat shkurt por që duket kaq e pakapshme.

Provova dje ta imitojë lumturinë e huaj, dola me kerr në të njëjtin vend, lëshova muzikë në radio, por mua më qëlloi kënga 'Mora fjalë', e pastaj unë 'mora lot'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat