Po duket ndikimi i Grenellit te tre deputetët e LDK-së

Opinione

Po duket ndikimi i Grenellit te tre deputetët e LDK-së

Ismet Rashiti Nga Ismet Rashiti Më 4 prill 2021 Në ora: 11:52
Hyseni, Grenell, Veliu dhe Hoti

Mbrëmë ka nisur seanca për zgjedhjen e Prisidentes, por siç edhe u pa publikisht tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, assesi nuk morën pjesë në votim për vazhdimin e procedurave të parapara me kushtetutë. Kjo mbase nuk është e rastësishme, meqë paraprakisht këta tre deputetët janë deklaruar publikisht se nuk do të votojnë në asnjë mënyrë.   

Me Driton Selmanajn nuk habitet askush sepse ky përveç që është tallava "politikan", vet ka  deklaruar se më mirë është kooalicion me Listen Serbe se sa me VV-në!

Bile edhe për të pagjeturit pat deklaruar se "është konsumuar kjo temë"!! Taman gjuha e Listes Serbe.

Agim Veliut dhe Abdullah Hotit po ju mungon edhe Skender Hyseni, i cili në këtë rast po zëvendësohet nga Driton Selmanaj!

Natyrisht që në këso situatash nuk ju mungojnë edhe mesazhet e Grenellit, i cili po lobon me të madhe për Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë.

O ju deputetë tjerë, mos bini viktimë e inateve personale e partiake. Mos e lejoni Listen Serbe me lujtë me Kosovën tonë!

Sot atdhetar është ai ose ajo që për hir të shtetit shikon përpara!

I lumtë deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj për qëndrimin e saj patriotik e shtetndërtues!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat