Argati i Hashimit, Agim Veliu me mision për ta shkatërruar LDK-në

Opinione

Argati i Hashimit, Agim Veliu me mision për ta shkatërruar LDK-në

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 prill 2021 Në ora: 14:29
Agim Veliu, mbrëmë në seancë

Kur përmendet emri i Agim Veliut, instiktivisht na shkon mendja tek njeriu sinonim i dështimit. Kështu ndodh kur bëhesh vegël e të keqit, kur bëhesh shok me të keqin, në rastin më të mirë bëhesh si ai, në rastin më të keq ia kalon atij. Agim Veliu, nga një figurë qendrore e LDK, i plagosur (dyshohej nga SHIK-u), nga njeriu i besuar i dr.Rugovës, me të gjitha këto atribute, Agimi Veliu pësoi metamorfozën më të pa dëshiruar njerëzore. Para se të pësonte këtë metamorfozë, Agimi, si rezultat i atributeve që cekëm më lart, arriti të bëhet numri dy i LDK-së, kryetar komune në Podujevë dhe njëri ndër personat më me ndikim në skenën tonë politike.

Pikërisht kjo fuqi e tij politike duket se e rëndoi më shumë se që Agimi kishte forcë dhe kurajo për ta mbajtur. Zanafilla e dështimeve të tija fillon nga flirtimet me SHIK-un, respektivisht me njerëzit e saj kryesor që ishin në PDK. Akoma më konkretisht flirtimi i tij me Hashim Thaçin, i ndryshojë kahjen jetësore jo vetëm atij por edhe LDK. Si pasojë e të cilës LDK arriti të shndërrohet në vegël të PDK-së, të cilën mund ta sfidonte hapur, mjaftonte vetëm mos të bashkohej me ta.

“Dashuria” e tij e madhe për Hashimin tejkaloi edhe normat politike, me Veliun që u bë zëdhënës i Hashimit dhe njëri ndër ata që e ndihmoi të ngritet në postin më të lartë të shtetit. Sikur mos të mjaftonte me kaq, Agim Veliu nuk pranonte koalicion tjetër përveç me PDK-në. Njeriu kryesor për prishjen e koalicionit të shpresës me VV-në, Agim Veliu me arrogancën e tij, me injorancën dhe miopsinë e tij e solli LDK-në në rekordin më të keq në historinë e saj, me vetëm 12 %.

Para kësaj, Agimi humbi edhe bastionin e LDK-së Podujevën, në të cilën që nga paslufta nuk kishte fituar askush tjetër përpos LDK-së. Veliu është ndër kryesoret që përjashtoi nga partia Vjosa Osmanin, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në këtë parti politike me presidentin Rugova, që gjithnjë e respektonte dhe vlerësonte mendimin ndryshe si vlerë; për më tepër dr.Rugova edhe e promovonte mendimin ndryshe.

Tanimë që ndodhemi në një situatë ku posti i presidentit s'po mund të zgjidhet për një votë të vetme, me Agim Veliun si bllokues i saj, rrënimi i tij përfundimtar është në proces e sipër. Pasi i humbi të gjitha postet: kryetar komune, nënkryetar i LDK-së, ministër i brendshëm, tani Agim Veliut i ka mbetur vetëm që të humb dhe postin e deputetit, të cilin e ka të garantuar të humbur. Kjo mund të përshpejtohet edhe më shumë nëse vendi shkon në zgjedhje nga bllokimi që Agimi po i bën vendit së bashku me Dullën dhe Dritonin. Të gjitha këto humbje të tija, që e kanë dëmtuar LDK dhe Kosovën janë rezultat i humbjes më të madhe të tij: humbjes së dinjitetit. Këtë humbje e ka shkaktuar flirtimi, bërja vegël e klanit “Pronto” argat i të cilës Agimi, së bashku edhe me disa të tjerë nga LDK, ka kohë që ka qenë. Bashkë me SHIK-un, edhe Agimit i ka ardhur fundi. Ky është dëmi i fundit që Agimi ia bën vendit pro edhe vetes, me përfundimin e një karriere të nisur me dinjitet dhe të përfunduar me turp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat