Mos t’i themi vetës, bravo në lloq…

Opinione

Mos t’i themi vetës, bravo në lloq…

Nga: Dedë Preqi Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:18
Dedë Preqi

Kosova ka mundësi të bëhët vendi i njerëzve të lirë, të ndritur dhe të ngritur, por në rend të parë kërkohet të ndjehët e bashkuar nga brenda, që ta përjetojë pavarësinë e saj sovrane dhe në mënyrë integrale.

Fillimi i procesit demokratik në Kosovë, sikur edhe kombet tjera, tregon se edhe shqiptarët kërkojnë zhvillimin e tyre dhe integrimin në shoqëritë integruese ndërkombëtare, duke i drejtuar sytë kah vlerat e qytetërimit evropian.

Por, hapi më i rëndësishëm i këtij vendi është krijimi i një atmosfere mirëkuptimi me njëri-tjetrin, dhe një atmosferë e tillë duhet të merr parasysh ndjenjat e të gjithëve pa dallime kombëtare e fetare, pa dallime politike dhe ideologjike.

Plagët e luftës së Kosovës, akoma nuk janë të mbyllura, janë edhe shumë probleme kyçe, që kërkojnë zgjidhje afatgjate deri te përmirësimi i marrëdhënieve dhe njohja reciproke në mes të dyja vendeve.

A është demokracia një mjet i vërtetë dhe i domosdoshëm, që popujt e botës pa dallim do i ngritë në gjendje që të vetëqeverisin dhe të kontrollojnë problemet e veta që lindin në qeverisje, poashtu edhe te shqiptarët, sa do të influencojë ky element i demokracisë.

Duhet të besojmë se një atmosferë paqësore dhe demokratike do të mundësojë sëcilin popull, si edhe popullin tonë në Kosovë, që përmes vullnetit dhe shprehjes së lirë në votime, do sjellin përfaqësuesit e vet të zgjedhur për të qeverisur vendin.

Ne besojmë se sot në Kosovë, kemi forca të shëndosha intelektuale, akademike e politike, që të jenë në gjendje ta qeverisin Kosovën dhe vetëvetën, dhe të jenë në gjendje ta mundin çdo dogmatizëm dhe pengesë që i mohon të drejtat tona demokratike dhe shtet-ndërtuese.

Por, është e rëndësishme të vërejmë dhe të kuptojmë se, cila është përshtypja e botës së qytetëruar ndaj nesh, kur shohin dhe lexojnë të arriturat tona, si edhe zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë, në veqanti kohëve të fundit, me kundërthënjët dhe kundërshtimet eventuale të opozitës për zgjedhjen e presidentit të vendit, gjegjësisht të kandidatës Vjosa Osmani, e cila është gruaja më e votuar shqiptare në trojet trojet tona.

Së paku sot, nuk duhet të rënkonim prej plagëve që po ia shkakëtojmë vetëvetës, dhe nuk ka gjë më ç’njerëzore se të shantozhojmë njëri-tjetrin dhe të hedhish shpifje mbi njeriun e gabuar që nuk e meriton, sikur edhe ndaj zonjës Vjosa Osmani, me tendenca për të njollosur vepren dhe madhështinë e femres shqiptare sot, duke u bërë hiq më shumë dhe as më pak se kombzezë për vetën dhe të ardhmën tonë.

Jo më largë se në këto momente, po dalin plot shpirtngushtë dhe komentues barbar që i brohorisin gjithë atyre që për fatin e mirë janë të paktë, duke u thënë «bravo» se nuk ia dhanë votën dr. Vjosa Osmanit, për t’u bërë presidente e vendit, aq më i pa kapshëm është arsytimi i tyre, kur dihet se po këta «heronj» ishin kopetent të shkatërrimit dhe të pësimit të partisë rugoviane.

Atëherë, çfarë domethënje ka kjo «bravo», apo sikur të thëmi «bravo në lloq», sepse të besosh në një absurd të tillë, atëherë çfarë do të ndodhte me fatin e këtij populli, i cili me një çmim të lartë po e paguan faturën qe nuk i takon dhe meriton.

E gjithë bota demokratike sot i ka sytë dhe veshët në drejtim të Kosovës dhe zgjedhjes së presidentës së këtij vendi, pastaj mërgimtarët janë ditë e natë të zgjuar dhe të interesuar, duke i përcjellë zhvillimet e vendit të vet në këto momente shumë të rëndësishme dhe me shpresë se zonja Vjosa Osmani, së shpejti do e merr rrolin e presidentës së vendit, dhe qeveria e këtij vendi të plotësohet dhe të funksionoj me gjitha kapacitetet e veta të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat