Mos e gëzoni Serbinë destruktive, por bëni kuorumin në PRK-ës për zgjedhjen e Presidentes

Opinione

Mos e gëzoni Serbinë destruktive, por bëni kuorumin në PRK-ës për zgjedhjen e Presidentes

Nga: Sami Arifi Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:39
Sami Arifi

Mos e gëzoni Serbinë destruktive, por bëni kuorumin në PRK-ës për zgjedhjen e Presidentës

-Turpi i atyre që prisnin “Listën Serbe” të vijnë me udhëzimet e Vuqiqit nga Beogradi për të zgjedhur me votat e tyre kryeministët, Ramush Haradinajn, atëherë në kooalicionPDK-së-AAK-ës, ky turp po përsëritet edhe sot.

-Ata të atij kooalicioni atëherë PDK-AAK po i bashkohen kësaj “Liste Serbe”, po e gëzojnë Serbinë dhe po e rrezikojnë popullatën nga pandemia dhe nga kostoja mbenda dy viteve në shkuarje tri herë në zgjedhje, duke mos bërë kuorumin në PRK-ës për zgjedhjen e Presidentës së RK-ës.

-Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, në zgjedhjet e fundit ishte më e votuara në popull me mbi 300 mijë vota.

-Është për t’i përshëndetur 12 parlamentarët e LDK-së, duke i përjashtuar tre nga ta: Agim Veliun, Avdullah Hotin dhe Driton Selmanajn. Uroj që edhe këta të reflektojnë, nuk është vonë tani edhe se kishin mjaft të meta nga e kaluara, t’i bashkangjiten vendimeve të drejta që i mori kryesia e LDK-ës për t’ia bërë kuorumin seancës në PRK-ës për zgjedhjen e Presidentës.

-Fjalimi i u. d. së PDK-ës në PRK-ës në seancën për zgjedhjen e Presidentës ishe sa destruktiv aq edhe nxitje për të përqarë në mes partive shqiptare duke bartur ujtë në mullirin e armiqve.

-Uroj që partitë përjashtuese nga PRK-ës të respektojnëobligimet kushtetuese, të kthehen në PRK-ës dhe të votojnë qoftë kundër për zgjedhjen e Presidentës, sepse në këtë mënyrë i përmbushin obligimet kushtetuese dhe kështu i kontribojnë atdheut dhe vullnetit të popullit të dalë nga zgjedhjet përmes votës së lirë, përndryshe do të mbeten si njollë e zezë në histori.

-Shkuarja në zgjedhje në këtë kohë të vështirë pandemie është jo e njerëzishme përpos edhe kostos shumë të naltë, mbrenda dy viteve, një apsurd i papërshkruar, tri palë zgjedhje!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat