Ne jemi pro amerikan, por kur është në pyetje inati - sorry

Opinione

Ne jemi pro amerikan, por kur është në pyetje inati - sorry

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:45
Ruzhdi Peçani

Qytetaria e Kosovës dje,më 3 prill,pritnin fillimin e seancës së Parlamentin të Kosovës,pritnin një seancë solemne ku duhej të zgjedhej Presidenti-ja e vendit duke përcjellur gjerë në orët e vona të pasditës. Dhe kjo pritje jo se nuk ishte solemne,po tejet zhgënjyese me gjthë atë që panë.Edhepse kjo pritej me skepticizëm,unë për veten time po.Ngase që nga seanca e e konstituimit të Legjistraturës së 8-të, shkrova “Legjstratura e re me sindromin e asaj të kaluar”,sipas asaj se dita shifet me mëngjes.

Dalja në foltore e U.d Kryetari i PDK z.Enver Hoxhaj,fjalia e tijë e parë tregon për një atavizëm që tani duhët ta vazhdoj me një aversion ndaj pretendentes për Presidente znj.Vjosa Osmani me zhargonin duke dhënë epitete si “jo unifikuese,përqarëse”,po dhe fjalë admirimi për partinë që përfaqëson dhe udheheq – e gjitha një floskulë politike.Pra kjo e pritëshme nga një opozitar i një partie që ka përjetuar ”ab equis ad asions”.

Pra se do kemi një opozitë agresive dhe jo konstruktive,ngase si opozitë kanë zgjedhur rrugën e obstrukcionit.Pra edhe në këtë seancë partitë opozitare PDK, AAK dhe L.Srpska kishin një ex pacto et conveno që kësaj seance do i bëjnë obstrukcion,duke mos respektuar obligimet kushtetuese se janë të obliguar të marrin pjesë në seancë,apsurd në vete kjo.Kur nga ana tjetër thirren se këta janë për shtetin dhe qytetarët, populizëm ky!

Kjo seancë sipas asaj që ”fshati që shifet nuk do kallauz”,tregoi se në këtë legjistraturë punët nuk do shkojnë dhe aqë mirë.Pozita do mund të ketë përballë një opozitë mjaft agresive,me këtë fillim edhe të frustruar nga rënjet që pësuan në zgjedhje. Kjo seancë,tregon se në këtë legjistraturë punët nuk do shkojnë dhe aqë mirë.Pozita do mund të ketë përballë një opozitë mjaft agresive,me këtë fillim edhe të frustruar nga rënjet që pësuan në zgjedhje.

Opozitarizmi nuk bëhet me obstrukcion,por me dhënje idesh dhe debat konstruktiv. Pra të ruaj karakterin e të qenurit opozitë.

Partitë politike sikur nuk arritën të reformoheshin përgjatë kësaj kohe plurale.Dhe opozita e tanishme do jetë agresive ngase kanë edhe probleme të brendshe dhe qarje,kjo në veçanti pas rënjes drastike që pësuan.Rënja apo efekti “nga kali në gomar”vështirë tejkalohet –te partitë e pareformouara dhe kjo prodhon frustrim brenda partisë.Partitë politike në Kosovë nuk arritën të kalojnë adoleshencën, mbase dhe sot miqët tanë u duhët dhënë këshilla, po dhe vërejtje, se Kosova duhët të krijoj institucionet e shtetit,duke lënë anash inatet dhe obstrukcionin.

Po kjo opozitë,përjashtuar këtu LDK,shpërfillën edhe kërkesën e miqëve tanë .Nuk mundën t'i pranonin këshillat,ngase ,sipas asaj thënje “inati është i biri i thiut” .Këtij parimi i mbetën edhe tre deputetët e LDK,dhe këta ish Kryeminstri, zv.Kryeminstri dhe ish ministër.Këta do bejnë një fasadim me prezencën fizike,por nuk u bënë pjesë zgjedhjes,dhe kur kuptuan se nga votimi në ruandin e parë ne kuti ishin 78 vota,duke fërkuar duart “se mirë u bë”,të kënaqur leshojnë sallën.

Kjo që bënë këta është për teke dhe inate përsonale provinciale të ulëta,si zyrtarë të lartë që ishin treguan,se jo vetm dje po dhe dikur këtyre u mungon ndjenja e përgjegjësisë,kultura politike po dhe ajo shtetrore.U treguan politikan të pa denjë! Deputeti në parlament duhët lënë anash inatet,gjelozinë,egocentrizmin pra përsonalet.Pra gjthë ata që dje i bënë obstrukcion kësaj seance as që donin ta dinin se Kosovën mund ta qonin në “stërnishtë”si do thoshte prof.Enver Hasani.Me rëndësi inatin po e çojnin në vend.

Vjosa Osmani do zgjedhet Presidente e Kosovës!

Gjurmët e shëmtimit do mbesin në arkivin e shtetit për shume mote!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat