Deputetet gra që ua kaluan burrave, meritojnë nderim dhe respekt!...

Opinione

Deputetet gra që ua kaluan burrave, meritojnë nderim dhe respekt!...

Nga: Dibran Demaku Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:31
Dibran Demaku

Atë që nuk po arrijnë të bëjnë burrat, po e bëjnë gratë(deputete).E nisi Vjosa dhe e vazhduan dy të tjera: Adelina (Grainca) dhe Albenë (Reshitaj).Veprimet e këtyre tri zonjave duhet të kenë respektin dhe nderimin nga të gjithë, sepse me shembullin e tyre treguan se më shumë se për interesa individuale dhe partiake, janë të interesuara për shtetin.

Adelina (Grainca) dhe Adela (Reshitaj) të themi kushtimisht thyen rregullat e partive të tyre dhe rrjedhimisht mund edhe të përballen me pasoja të ndryshme nga liderët dhe anëtarësia tjetër e tyre. Mund të ndodhë (PDK-ja edhe doli me deklaratë) që ato të shkarkohen(e edhe të përjashtohen)nga partitë e tyre. Sepse „burrat“ e partive respektive janë të frustruar dhe të dëshpëruar nga veprimi i tyre.

Këta „burra“ liderë të partive do t‘i përjashtojnë „thyerëset“ e parimeve partiake, në mos për gjë tjetër edhe nga frika se mund të ndodhë që të dalin edhe „besthyer të tjerë“!
A nuk i ndodhi kështu Vjosës(Osmani) kur për veprimet e saj „krye me vete “u përjashtua nga partia së cilës i përkiste(LDK-së),por ajo, pra Vjosa(Osmani mori përkrahjen e popullit duke e votuar si asnjë figurë politike e vendit. Dhe Vjosa (besëthyese e partisë së saj, megjithatw fitoi postin më të lartë të vendit, atë të kryetares përkatësisht presidentes së vendit.
Se a do ta kenë një fat të tillë edhe dy deputetet „rebele“ Albena dhe Adelina nuk dihet, por ajo që dihet ato, pra Albena (Reshitaj) dhe Adelina (Grainca) kanë fituar përkrahjen dhe simpatinë e një populli të tërë. Dhe atë mbase thjeshtë për veprimet e tyre të guximshme, që ua kaluan edhe burrave të lodhtë të partive ,anëtare të të cilave ishin deri dje!

Liderët(e lodhtë)të partive ku ishin deri dje, këto dy zonja, edhe nëse nuk i përjashtojnë nga anëtarësia partiake, nuk do të ua harrojnë kurrë „tradhtinë“ e bërë ndaj partive në fjalë duke votuar për Vjosën(Osmani) kryetare(përkatësisht presidente) të vendit!

Vjosën(Osmani)që për njërin lider partie është „presidente partiake dhe përçarëse, ndërkaq për tjetrin sepse ia ka prishur ëndrrën jetësore që vetë ai të bëhej president i vendit!
Deoutetet (gra) që ua kaluan burrave meritojnë nderim dhe respekt!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat