Urime, fitoi vullneti i qytetarëve të Kosovës

Opinione

Urime, fitoi vullneti i qytetarëve të Kosovës

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:13
Adem Bytyçi

Mjerë ata që ishin kundër kësaj patriote , profesoreshe dhe diplomate të shquar.

Fitorja e postit të Presidentes së Kosovës znj.Vjosa Osmani i ka gëzuar të gjithë qytetarët, me përjashtim hajnat i ka bërë të frikohen nga hija tyre.

Hija e hajnisë do  t'i ndjek edhe në terr, atje ku nuk ka dritë, më mirë për ta është t'ia dorëzojnë popullit pasuritë e vjedhura se sa të ballafaqohen me drejtësinë.

Nuk ka të mëdhenj të pa prekshëm nga drejtësia si në qeverisjet e mëparshme të vendit ,të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit si i pasuri gjithashtu edhe varfëri .

Prokurorëve dhe Gjyqtarëve shpresojmë t'ju pushojnë veshët nga telefonatat e politikës së kush të falet e kush të dënohet.

Në drejtësi do të realizohen reforma të thella veçanërisht në entet e vuajtjes së dënimit ,në mënyrë që në të ardhmen mos të ndodhin vdekje të dyshimta të paraburgosurave.

Madje, nuk do të këtë burgosje të kundërshtarëve politik me fakte i relevante të shpikura  dhe me dëshmitarë të rrem   vetëm për t'i eliminuar nga skena politike nga frika se mund t'ia u rrezikojnë pozitat e pushtetit.

Nuk do të këtë shkelje të konventave ndërkombëtare  dhe ligjeve të Kosovës me rastin e ekstradimit të refugjatëve në shtetet e origjinës, siç ka ndodhur me 6 (gjashtë) shtetasit turq në të kaluarën .

Vettingu në drejtësi do t'i eliminojë vrasjet e dyshimta të kualifikuara si vetëvrasje...

Vërtetë Qeverisë aktuale i mbetet shumë punë për të bërë për ta shndërruar Kosovën në një shtet modern demokratik  në të cilin dominon e drejta dhe mirëqenia e të gjithëve pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat