Kundërpërgjigje shqiptarit të rremë të Tiranës, me prejardhje të qartë moskovike Kastriot Myftarajt

Opinione

Kundërpërgjigje shqiptarit të rremë të Tiranës, me prejardhje të qartë moskovike Kastriot Myftarajt

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:30
Sulejman Mehazi

Kastriot Myftaraj thotë: "Reagimin e tij Mehazi e ka botuar në disa portale me titullin “Miu Kastriot Myftaraj dhe devja inteligjente”. Gazeta “Bota Sot” e ka botuar me titullin e zbutur “Reagim kriptoshqiptarit të Shqipërisë, Kastriot Myftarajt”.(mbaron citati)

Argumenti-1

Ia bëjmë me dije Kastriot Myftarajt se në asnjë portal nuk është botuar shkrimi "Miu Kastriot Myftaraj dhe devja intelegjente", pos në faqen time të facebookut, dhe se "Bota sot" ka publikuar shkrimin timin që s'ka fare të bëjë me "Miun Kastriot Myftarajn.

Këtu shihet se Kastrioti shkruan me busullë të humbur mendore. Argumenti - 2 Kastriot Myftaraj thotë: "Unë nuk kam thënë ndonjëherë se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore janë turq dhe arabë shqipfolës por kam thënë se ndër ta ka shumë turq dhe arabë shqipfolës."(mbaron citati) I përgjigjemi Kastriot Myftarajt, se thënia "ndër shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore ka shumë turq dhe arabë shqipfolës" e ka kuptimin e shumicës, prej shumicës krijohen popujt e shtetet e jo prej pakicës, o Kastriot i trullosur mendërisht.

Argumenti 3.

Kastriot Myftaraj thotë: "Veç krahasoni emrin dhe mbiemrin tim dhe të atij....Mua më quajtën me emrin “Kastriot”, pra me një emër historik shqiptar. Mbiemri im është turk “Myftaraj”, fjalë që tregon kryeplakun e katundit ose të lagjes së qytetit. Këtë tjetrin e quajtën me një emër arabo-turk, “Sulejman”. Mbiemrin, “Mehazi” e ka një fjalë në gjuhën urdu që është gjuha zyrtare në Pakistan. Fjala “mehaz” do të thotë në urdu “asgjë më shumë se çka është përcaktuar”.

Argumenti 4.

Pikësëpari mua nuk më intereson emri e mbiemri i tij, nuk me interesojnë as miqtë e tij në Tetovë që i kanë dhënë informata të gabuara e të rrejshme, as nuk dua të pyes miqtë e Tiranës për te, vetëm që ia lexoj shkrimet dhe i kundërvihem. Ja Kastriot Myftarajt do i tregojmë prejardhjen time nga Pakistani! I "famshi patriot Myftaraj", ju tregojmë se familja e babait është Arbëror e nënës sime Lusnjë e nënëlokes sime Leka, mos vallë këto fise janë nga Pakistani? Pastaj, o mendje trullosur Kastriot Myftaraj, emrin tim, Sulejman, ma kanë dhënë prindërit e mi, e jo unë sapo i dalë prej barkut të ime mësë, fëmijët e mi i kam emërtuar shqip, vajza Vlera e djali Adhurim, tregoni si i keni emëruar ju fëmijet tuaj? Budallai, emrin tim univerzal, Sulejman (Solomon) që njihet në tërë botën njerëzore e bën arabo-turk, kurse mbiemrin, ahhhaa, Mehazi, thotë se rrjedh nga gjuha urdu e Pakistanit, O Kastriot i trullosuar, mbiemri Mehaz, një, e ka kuptimin e shpejtesisë, Me-hëz, për të t'i thyer ty hundët intelektualisht Mehazi, dy, e ka kuptimin e origjinalitetit të kristaltë njerëzor e human, Me-haz (ar haz, flori-haz. Kastriot Myftaraj thotë: "Në fragmentin e mësipërm Mehazi shkruan tre herë gabimisht “po” në vend të “por”.( mbaron citati)

Argumenti 4.

Se nuk keni lidhje me sintaksën e fjalive me bashkërenditje shihet e vërehet, o mendja e varfër e të shkruarit shqip, Kastriot Myftaraj, lidhëzat e fjalive me bashkërenditje kundrinore janë: po, por, kurrse, ndërsa, mirëpo veç, vetëm, në të shkruar si "po" dhe "por" janë të njëjta, në një grup të fjalisë kundërshtore, kaq. Kastriot gjuhëtari ka hyrë në fushën time mu aty ku do i gjejmë vërdallë gabime të mëdha gjuhesore-sintaksore. "Shkencëtari i gjuhës shqipe" Kastriot Myftaraj thotë për mua: "Gjithashtu Sulejman Mehazi parapëlqen të përdorë nyjen e përparme "e" që është ndikim sllav, në vend të fjalës burimore shqipe "dhe". I gjori "shkencetar i gjuhës", Kastriot Myftaraj, lidhëzën e fjalisë me nënrenditje kepujore(shtuese) "e" e bën me ndikim sllav, plus nuk nuk di ta dallojë nyjen "e" të femërores prej lidhëzës "e" të fjalisë këpujore, më e keqja thotë se në vend të "e" është dashur "dhe". E tani i bëjmë një pyetje "gjuhetarit shkencor", Kastriot Myftarajt, nëse "e" që thoni se është nyje atëherë "dhe" ç'është nyje apo lidhëze, gabim e ke o "shkencëtari gjuhës shqipe", e, dhe, edhe, janë njësoj sepse janë lidheza të fjalive këpujore(shtuese) e jo nyje të përparme. Kastriot Myftaraj shpifësi thotë: "Pyeta në Tetovë për këtë kureshti dhe më thanë se Mehazi e mban të fshehtë moshën sepse e ka pasion që të flasë në facebook me vajza të reja poetesha, pra është një horr virtual./Kastriot Myftaraj".

Argumenti 5.

Kastriot shpifësit ia bëjmë me dije se mosha e lindjes sime është evidentuar në facebookun tim, vitet nuk mund t'i fsheh askush.

Nese mendoni se pasioni im është të flas me vajzat të reja poetesha e jam horr virtual, atëherë sinqerisht, e pa frikë le të dalin jo vetëm poetet e reja, po të gjitha gratë nga Tetova, Shkupi, Prishtina, Tirana, Maqedonia, Kosova, Shqiperia prej imboksit tim privat le të publikojnë lirshëm fjalët e mia dashurore ndaj tyre! O Kastriot Myftaraj me tjetër ndoshta jo, ama me moral e karakter ju mbyti krejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat