Lista serbe me 38 vota tentojë ta sfidojë zgjedhjen e Presidentes

Opinione

Lista serbe me 38 vota tentojë ta sfidojë zgjedhjen e Presidentes

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 6 prill 2021 Në ora: 22:08
Kuvendi i Kosoves

I përgëzova udhëheqësit e shtetit, të Republikës së Dardanisë (njoftim për lexuesit së që nga dita e sotit, Kosovës do t’i referohem si Republika e Dardanisë. Arsyet janë të shumta), të cilët e përfunduan ciklin e konstituimin e organeve shtetërore të Dardanisë e cila duhet menjëherë të fillojë pa vonesë t’u përvishet punëve shtetërore të cilat sipas prioriteteve, janë të shumta.

Nga, pandemia, ekonomia, dialogu dhe shumë punë e sfida tjera për të cilat kërkohet unitet dhe bashkëpunim të ngushtë më opozitën.

Saga e zgjedhjes së Presidentes, megjithatë, përfundojë për këtë mandat por, mbesë më shpresë së në ndërkohë të bëhen ndryshime kushtetuese duke e lënë në vullnetin e popullit që, Presidenti/tja, drejtpërdrejtë të zgjidhet nga populli.

Është e pakuptueshme, e pa besueshme, e turpshme dhe poshtëruese kur në momentin kur populli i votojë më mbi 50% të votave, që për herë të parë nuk pati nevojë t’i drejtohemi Listës serbe për ndihmë rreth konstituimit të institucioneve shtetërore, siç e praktikuan qeveritë e mëparshme, sot, më rastin e zgjedhjes së Presidentes së vendit, partitë shqiptare, iu vetë bashkëngjiten Listës serbe, besojë pa i ftuar por, më veprimet e tyre u vetë radhitën në shenjë të pakënaqësisë dhe debaklit të cilat i përjetuan si dhe për inatet personale qoftë edhe kur interesi i shtetit dhe i qytetarit është në pyetje.

PDK,18 vota, AAK, 7 vota dhe, 3 vota të tre kryeneçëve të LDK-së bashkë më 10 vota autentike të Listës serbe, e krijuan një opozitë më abnormale në historinë tonë shtetërore.

Këto parti, duke e mos përfshirë LDK-në si parti politike, pra, PDK, AAK dhe ish Nisma e cila mbeti në gjysmë të rrugës, gjenezën e themelimit të tyre e kanë në filozofinë e mashtrimit, manipulimit, joshjes, shantazhimit ndaj popullit dhe gjakun e derdhur të tyre të inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krenarisë dhe mburrjes, jo vetëm kosovare por gjithëkombëtare, duke tentuar që atë ta përvetësojnë edhe në emra të përveçëm, bile, e që, në fakt, për përfitime politike e karrieriste, për përfitime personale materiale dhe, në emër të luftës së UÇK-së, abuzuan më shtetin e pushtetin si “ çlirimtar”, u pasuruan jashtëligjshëm duke e vjedhur shtetin-popullin, duke e kapur shtetin dhe ngulfatur drejtësinë e demokracinë, u ngritën në majat e pushtetit por që e kthyen pingul tatëpjetë duke e rrezikuar, tërësinë territoriale përmes tyxharëve që sot gjinden brenda qelive të Hagës edhe të tjerët ende jashtë tyre, nën akuza të renda për krim ndaj njerizimit, posaçërisht ndaj shqiptarëve.

Këto parti, kur e morën mesazhin e popullit, anëtarësia e tyre, fillojë të largohej nga këto sepse, është e paqëndrueshme të jesh brenda këtyre subjekteve që i përngjajnë klaneve krimo-mafioze të tipi të Al Kaponës, ku, jeta e secilit është në rrezik, nëse nuk u bindet urdhërove dhe kërkesave të tyre.

Për hir të korrektësisë dhe kontribut të dhënë më rastin e zgjedhjes së Presidentes, dua ta përgëzojë, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Kryetarin e saj zotin Lumir Abdixhikun për veprimin e mençur në interes të shtetit dhe shtetëndertimit, traditë dhe amanet i Presidentit historik dhe themeluesit të Republikës së Dardanisë, i cili, e la si trashëgimi kombëtare, edhe flamurin i cili, duhet të shndërrohet në flamur kombëtar.

LDK-ja, urojë që të konsolidohet dhe më një opozitarizëm progresiv, siç u tregua kësaj here, të luftojë për pushtet dhe, duke u nisur nga shembulli i SHBA-ve, më dy parti politike, ajo Demokrate dhe Republikane dhe, grupi i të pavarurve të cilët e kontrollojnë votën e popullit më animin sipas interesave të shtetit dhe qytetarëve.

Do të dëshiroja që, LDK dhe Vetëvendosje të jenë vetëm këto parti të cilat të reformuara dhe të rinovuar, përmes programeve ekonomike, politike dhe demokratike, ku qytetarët të vendosin për të mirën e tyre.

 

Zonja Vjosa Osmani, një Rosa Parks e Dardanisë

 

Zonja Rosa Parks, një femër më ngjyrë, në vitin 1955, gjatë udhëtimit më autobus të qytetit te Montgonerit të Alabamës, refuzojë t’ia lëshojë ulësen në autobus sipas “ rregullit” qytetarit më ngjyrë që, duhet, sapo të hyn i bardhi, t’ia lirojë karrigen. E refuzojë, përderisa nuk u largu me dhunë nga policia.

Peripecitë e sajë filluan por, megjithatë përfunduan më zgjedhjen e sajë Udhëheqëse të Lëvizjes Organizatës për të Drejtat Civile, ku, nga ky guxim, rezistencë, lindën edhe aktivistët tjerë si Martin Lutër King, i cili, më përkrahjen dhe respektin që e fitojë nga i gjithë populli më ngjyre e pangjyrë deri në atentatin që e përjetojë, por, mbeti porosia e cila, shtetasit më ngjyrë nga skllavëria të cilët murrën pjesë në ndërtimin edhe të Shtëpisë së Bardhe, arritën për ta zgjedhur për herë të parë, Presidentin më ngjyre, Barak Obama.

Viktimë në luftimin e racizmit ishin edhe Presidenti Abraham Linkoln. Për fatin e Amerikës, populli e largojë nga pushteti ish Presidentin Trump dhe e solli Joe Buden i cili e qetësojë popullin amerikan që ishte aq i ndarë në baza racore, sa që ka mund të vijë deri të një konflikt qytetar.

Për vëllezërit e mi shqiptar të shtetit amë, Shqipërinë, një porosi vëllazërore: largojeni nga pushteti, Edvin Kristaq Rama, bashkëtyxhari Hasim Thaçit të cilët për pak nuk e ndanë Dardaninë dhe, e rrezikuan jo vetëm Dardaninë por edhe atë pjesë të sajë Shqipërinë.

Unë do të thosha së, Dardania është një pendë sikur ajo në lumin Nil-Asuani, në mbrojte nga Serbia.

Dardania, e çlirojë Dardaninë për herë të dytë, prandaj, e kemi shansin që ta çlirojmë kombin nga argatët e Serbisë, Greqisë dhe Rusisë.

 

 

Neë York

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat