Zgjedhjet e fundit e ndryshuan skenën politike të Kosovës

Opinione

Zgjedhjet e fundit e ndryshuan skenën politike të Kosovës

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 prill 2021 Në ora: 16:48
Adem Bytyçi

Disa parti i humben zgjedhjet, pati të atilla që nuk e kaluan as pragun zgjedhor e disa të tjera i fituan zgjedhjet dhe e morën në përgjegjësi qeverisjen e vendit.

Partitë që i humben zgjedhjet dhe u detyruan të dalin në opozitë janë shumë të pa kënaqura me fitoren e atyre partive që i fituan zgjedhjet dhe morën thuajse të gjitha pozitat më të rëndësishme shtetërore .

 Në shenjë pakënaqësie, partitë që humben zgjedhjet nuk i ndalin kritikat ndaj dy partive që i fituan zgjedhjet LVV-së, dhe GUXO, duke i akuzuar se e kanë shndërruar  vendin në monizëm në një sistem mono- partiak ,duke harruar se kjo nuk ishte zgjedhje e as zgjidhje e partive që i fituan zgjedhjet ,por për këtë vendosen qytetarët në zgjedhjet e fundit, natyrisht të pakënaqura me keqqeverisjen e vendit deri në këto zgjedhje nga ato parti politike të cilat i humben zgjedhjet dhe u detyruan të dalin në opozitë.

Pakënaqësia e subjekteve politike , që humben zgjedhjet e fundit sa vije e shtohet ,duke  akuzuar partitë që i fituan zgjedhjet përkatësisht Qeverinë aktuale Kurti, se do ta instalojnë autoritarizmin në Kosovë edhe pse kjo Qeveri ka premtuar se do ta luftojë me të gjitha kapacitetet e saja politike, profesionale dhe ligjore korrupsionin,  krimin ekonomik të orgonizuar, klientelizimin dhe nepotizmin , të cilat sipas kësaj qeverie gjatë i kanë instaluar në të gjitha segmentet e shtetit subjektet politike tani në opozitë.

Edhe pse partitë e opozitës e kanë të pa mundur të pajtohen me humbjen e zgjedhjeve të fundit dhe e vazhdojnë ta luftojnë dhe akuzojnë pozitën ,tani Qeverinë aktuale Kurti ,se vendit më shumë do t'i sjellin të këqija se sa të mira,  mënyrë se si sillen ndaj qeverisë aktuale dhe mungesa e afrimit të ndonjë alternative e cila do të ishte në interesin më të mirë të zhvillimit të vendit ,tregon se partitë e opozitës humbjen e zgjedhjeve të fundit e konsiderojnë më shumë humbje të tyre se sa të qytetarëve.

Diskursi politikë dhe mënyra aq shumë e pa përshtatshme dhe e pa logjikshme politikisht e sjelljes së opozitës ndaj pozitës e vënë në dilemë vërtetë mundësinë që vendi në zgjedhjet nacionale të rregullta pas 4 (katër) vitesh mund të rrëshqas në monizëm, që nuk do të jetë mirë për vendin ,por për këtë fajtore do të jenë partitë e opozitës, të pa vizion për t'iu kundërvë pozitës me alternativë adekuate se si qeveriset vendi më mirë, e jo llofologji boshe dhe prononcime retorike megalomane kundër saj.

Partitë e opozitës për të rikthyer simpatinë dhe përkrahjen e qytetarëve përsëri të humbur si është më keq në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021, vërtetë u mbetët të bëjnë shumë reforma në radhët e tyre, të cilat momentalisht e kanë të pamundur për t'i identifikuar për shkak presionit nga  pakënaqësitë e humbjeve të zgjedhje të fundit të parakohshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat