Të vaksinohet popullsia dhe të ndalet demagogjia

Opinione

Të vaksinohet popullsia dhe të ndalet demagogjia

Nga: Ismail Muçiqi Më: 8 prill 2021 Në ora: 18:15
Ismail Muçiqi

Qeveria Kurti bashkë me institucionet tjera kompetente duhet sa më parë të mobilizohen për ti siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës. Kjo është mënyra e vetme që të parandalohet pandemia dhe ti ndalet hovi këtij misteri të kobshëm. Kalkulimet e ndryshme me motive politike të cilat po i mbajnë në tension qytetaret e Kosovës nga liderët, e partive politike dhe te pseodoanalistave e grupeve tw interesit nuk çojnë askund përveç që po e përçajnë shoqërinë dhe po shkaktojnë frikë dhe pa siguri tek qytetarët.

U bë një vite kur Pandemia e Korona virusit po i godet të gjitha shtresat e popullsisë duke marr jeta njerëzish  numri i të cilëve ka  arrit shifrën e 2000 mijë personave të vdekur. Sot jeta në Kosovë ka ndryshuar në të gjitha aspektet. Arsimi po zhvillohet me improvizime të kota pa rezultate. Ekonomia përditë e më shumë po shkatërrohet përshkak të paralizës të prodhimit, të ndërtimit dhe të këmbimit tregtarë.

Pasojat nga virusi janë të shumëfishta dhe ende të pa llogaritshme. Eksperimentet e ish Qeverisë Hoti në menaxhimin e situatës pandemike në Kosovë nuk sollën asnjë rezultat në stabilizimin e gjendjes. Tani kur u krijua Qeveria e re e Albin Kurtit Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia filloi ti ashpërsoi masat. Kjo mënyrë e veprimit at-hok nuk garanton përmasim të gjendjes këtë po e dëshmon edhe numri i madh ditor i të infektuarve që po rritet përditë e më shumë. Po theksojmë se mënyra e vetme për ti dal në ballë këtij misteri i cili e ka përfshi gjithë planetin është vetëm vaksinimi i gjithë popullsisë, nëse në të vërtet i besohet Shkencës së Mjekësisë. Prandaj prioritet mbi prioritete për Qeverinë e re duhet të jetë mobilizimi i institucionit të Presidentes të Kryeministrit të Kryeparlamentarit të Ministrit të Shëndetësisë të Ministres së Punëve të Jashtme të kërkojnë ndihmë nga institucionet e shteteve të cilat kanë arrit të prodhojnë vaksinën.

 Deklaratat pseudopatriotike dhe folklorike e grupeve dhe individëve të partive politike se ku dhe kah duhet të sigurohet vaksina në Lindje apo në Perëndim janë vetëm mendësi e kontekstit demagogjik se kush po bëhet më patriot. Kalkulimet me prapavijë të opozitës dhe të liderëve partiak duke kritikuar Qeverinë në pushtet nuk qojnë askund. Politikan dhe individët dhe Atdhetar janë ata të cilët në këto momente të vështira kur populli po përballet me pandeminë janë ata të cilët bashkohen për të mirën e qytetareve duke e lënë anash inatet, teket dhe hakmarrjet politike.

Gjendja do të ndryshohet vetëm kur qytetaret e Republikës së Kosovës arrijnë të vaksinohen. Atëherë mundë të frymojmë lirshëm të gjithë dhe mund të mendojmë për të ardhmen e popullsisë dhe për stabilitetin e vendit. Më duhet ta tregojë një anekdotë. Në selinë e Kombeve të Bashkuara në New Yourk një diplomat Kinez e pyet një zyrtar të Kosovës se sa banorë i ka Kosova ky përgjigjet duke i thënë se jemi 2 milion banor ai ja kthen mjerisht jeni larg nga Kina përndryshe po të ishi më afër për çdo ditë kisha me  qeros me nga një kafe gjithë ata banorë?!. Kjo nuk do koment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat