Humbja e pushtetit është dita më e zezë e pushtetëmbajtësve

Opinione

Humbja e pushtetit është dita më e zezë e pushtetëmbajtësve

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:58
Adem Bytyçi

Nuk mund të pohoi kush se zgjedhjet e fundit të parakohshme edhe pse ishin brenda standardeve normale për zgjedhjet , nuk i tronditën ca subjekte politike.

Pati parti dhe anëtarë partish të cilët humben zgjedhjet dhe me zgjedhje humben edhe shumë të mira dhe privilegje të cilat i'a u "dhurojë"  pushteti , e humben atë, të cilën e vlerësonin si të "tyre " përgjithmonë dhe kurrë nuk do të mund të  imagjinonin se do të mbetnin pa të si në ëndërr.

Të tillët nuk kanë si ta gjejnë ngushëllimin për diçka të çmuar, të humbur pa as edhe një fije dyshimi me fajin e tyre, të cilin  e kanë të pa mundur që ta pranojnë  gjatë , me shpresën se një ditë do ta "fitojnë" atë që e humben përsëri si në ëndërr ,   pra derisa ta fitojnë atë që e humbën e kanë absolutisht të pa mundur të gjejnë qetësin për t'u rehabilituar nga dhimbjet dhe lëndimin që u shkaktojë humbja e pushtetit , humbja siç thonë ata pa të pyetën parajsën e kësaj dynjaje.

Këta njerëz duhet  "kuptuar" kur thonë se të tjerët i'a u morën pushtetin "pa drejtësisht " dhe në befasi për t'i mos lënë të uleshin përsëri në ato fotele të parajsës në të cilat kishin qëndruar  aq gjatë pa i'u shkuar mendja as njëherë se një ditë mund të mbeteshin pa to , këta njerëz e kanë të pa mundur për t'iu adaptuar jetës larg atyre foteleve dhe privilegjeve të atij pushteti , prandaj ne të tjerët duhet të kemi "mëshirë"  ndaj tyre duke i'a u "lehtësuar" sado pakë dhimbjet dhe duke i'u thënë se nuk do të jetë larg dita kur do t'i kthehet përsëri  pushtetit, edhe pse një ëndërr të tillë nuk kanë për ta parë kurrë, se sa për të realizuar as që bëhet fjalë...

Më në fund sovrani vendos se a do të kthehen përsëri në pushtet pushtet-humbësit, mbase  sovrani duron ,duron , por kur ndëshkon të këqiat kurrë nuk i harron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat