Bazat ajrore të NATO-s që u përdorën gjatë  bombardimit të Jugosllavisë

Opinione

Bazat ajrore të NATO-s që u përdorën gjatë  bombardimit të Jugosllavisë

Skënder Jashari  Nga Skënder Jashari Më 9 prill 2021 Në ora: 10:17
Bazat ajrore prej nga kanë operu avionët sulmues dhe tanker të NATO-s, gjatë Operacionit Forcat Aleate

Në vitet 1908-1912, patriotët shqiptarë e kishin orientuar Shqipërinë drejt perëndimit, ku kishim mbështetjen dhe ndihmën e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, e padyshim më pas edhe të SHBA-së, derisa Gjermania ishte mbështetëse e tërthortë e vendit tonë sepse ajo mbështeste Austro-Hungarinë. Gjatë periudhës 1912-1989, ishte periudhë ogurzeze për mbarë Kombin Shqiptar. Shqipëria ishte fundosur në ideologjinë komuniste, staliniste e kineze.  Shqiptarët nën Jugosllavi, të indoktrinuar nga ideologji orientale, komuniste, jugosllaviste, titiste, turkofiliste, islamofile, nuk paraqiteshim fare si faktorë.

Fatmirësisht pas Luftës së II Botërore, gjegjësisht në demonstratat e mes viteve 60, ashtu edhe më të organizuara të viteve 80, e pastaj 90 të shekullit të shkuar, tregonin për rizgjimin kombëtar, të Shqiptarëve nën ish-jugosllavi. Por edhe më e mira, ishte orientimi kombëtar drejt perëndimit, që çdonjëri nga ne besonim që mund ta arrinim Lirinë, Çlirimi dhe integrimin në strukturat Euro-atlantike. Në sub-koshiencën e çdo qytetari shqiptar, dihej që zgjidhja e problemit të Shqiptarëve mund të vije vetëm nga Perëndimi gjegjësisht nga SHBA.

Një diplomat tipik Shqiptar, ishte Nënë Tereza, pasuar nga Imzot Nikë Prela dhe Mark Sopi, në aparencë të të cilëve pastaj do prijnë politikan të tjerë Shqiptar.

Image
Bazat ajrore që përdori NATO, për Operacionin Forcat Aleate

Serbia ishte mësuar me shfarosjen e Shqiptarëve, me gjenocidin e viteve 1878-1912, e që t’ia paraqiste Europës perëndimore si luftë kundër turqve, ashtu edhe në Luftën e I Botërore, pasuar me asimilimin, dëbimin dhe shpërnguljen për në Turqi në vitet 1927-1941, pastaj edhe në Luftën e II Botërore, njejtë edhe pas Luftës së II Botërore. Madje për fat të keq, Serbia ishte mësuar edhe me Luftërat e fundit në ish-jugosllavi, e sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë.

Por më Shqipëtarët nuk ishim turq dhe nuk e quanim veten turq, por ishim rizgjuar.

Image
Avionët amerikan që u përdorën për bombardimin e Jugosllavisë, nga bazat ajrore ushtarake të vendeve të ndryshme antare të NATO-s.

SHBA ishte shteti vendimtar, që bindi anëtarët e NATO-s dhe guxoi të zgjidhte “nyjën gordiane në Gadishullin Ilirik”. Plani i Operacionit Forcat Aleate, i projektuar nga ushtarakët amerikan e të cilin e pranuan edhe anëtarët e NATO-s, që parashihte bombardimin e Jugosllavisë, për ta detyru që t’i tërhiqte të gjitha forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe dhe jugosllave nga Kosova. Ky plan parashihte më shumë se 200 avion ushtarak të SHBA-së dhe 200 shtesë të aleatëve të NATO-s, që të bombardonin caqet ushtarake të Jugosllavisë.

Operacionin Forcat Aleate e filluan së pari 4 anijet amerikane dhe dy nëndetset Amerikane, pasuar me një nëndetëse britanike dhe 6 ajroplanët bombardues strategjik B-52 të SHBA-së. Ky operacion, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, derisa më pas SHBA përdori mbi 650 avion e në disa burime deri në 730, apo edhe 751 avion amerikan dhe 277 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e në disa burime deri rreth 325, apo maksimumi në 430 të tillë. Në të gjitha 78 ditët që u bombardu Jugosllavia, avionët amerikan merrnin pjesë mbi 60 % të sulmeve.

NATO, përdori 59 baza ajrore në 12 vende, për kryerjen e Operacionit Forcat Aleate, prej të cilave 17 baza ajrore ishin në Itali, pasuar me Gjermaninë që ishin 6 baza, Britania e Madhe me 5 baza dhe Franca e Turqia me nga 4 baza. Italia më shumë se çdo vend tjetër i ofroi bazat e saj ajrore, që të përdoren nga aleatët e NATO-s, për ta bombarduar Jugosllavinë.

Bazat ajrore që kishin prezencë të avionëve ushtarak të SHBA-së pas Luftës së Ftohtë, nga 25 të tilla me 850 avion, kishin rënë në 6 të tilla me 174 avion në Europë, ato ishin: Aviano në Itali, Inçirlik në Turqi, Lakenheath dhe Mildenhall në Britani të Madhe dhe Ramsten dhe Spangdahlem në Gjermani, e që ky numër ishte minimal, derisa në Operacionin Forcat Aleate, SHBA e shtoi në 10 baza ajrore me 207 avion. Bazat ajrore në Europë, që avionët e SHBA-së i përdorën në fillim të Operacionit Forcat Aleate, ishin 10 të tilla: Faiford dhe Mildenhall në Britani, Tamstein dhe Rhein-Main në Gjermani, Istres në Francë, Moron në Spanjë dhe Aviano, Brindizi, Cervia dhe Sigonella në Itali, e që në fund të misionit arriti në 22 baza ajrore në tokë në 8 vende të Europës, e ato ishin: Geilenkirchen, Ramstein, Rhein-Main dhe Spangdahlem në Gjermani, Brize-Norton, Fairford, Lakenhealth, Mildenhall në Britani, Istres dhe Mont de Marsan në Franc, Moron në Spanjë, Ferihegy dhe Taszar në Hungari, Aviano, Brindizi, Cervia, Giola del Colle, Sigonella, Trapani në Itali, Souda Bay në Kretë dhe Inçirlik dhe Badima në Turqi. Kurse helikopterët Apache, ishin vendosur në Tiranë. Avionët ushtarak amerikan, operuan vetëm 1% nga Misuri i SHBA-së,16% nga ajroplanbartëset dhe 83% nga bazat ajrore në vendet e NATO-s në Europë. Pos avionëve të rëndë bombardues B-2, që u përdorën nga baza amerikane në Misuri të SHBA-së, të gjithë avionët e tjerë të SHBA-së, operuan nga bazat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, në Europë dhe nga  ajroplanbartëset e SHBA-së.

Image
Bazat ajrore në tokë, që avionët ushtarak të SHBA-së, i përdorën në përfundim të Operacionit Forcat Aleate.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat