E braktisën lavdinë për tradhtinë

Opinione

E braktisën lavdinë për tradhtinë

Nga: Rexhep Torte Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:33
Rexhep Torte

Ju opozita e partive politike në Kosovë, duhet ta kuptoni se populli i Kosovës nuk ju don dhe nuk ju beson më.

Më mirë është të jetosh një ditë me ndershmëri sesa tërë jetën me hajni, haram e tradhti.

Sa gëzoheshim  dhe lumturoheshim  kur dëgjonim dhe shikonim fotot e heroit legjendar Adem Jashari me familjarët e tij si flakadanët e parë të UÇK-së.

Sa u tmerruam dhe u trishtuam kur  morëm vesh se Kullat e Jasharajve në Prekaz janë rrethuar nga forca të shumta ushtarake e policore të Serbisë të armatosur gjer në dhëmbë dhe me tanke e autoblinda.

Në këtë  luftë të pabarabartë,  ra   heroikisht Adem Jashari sëbashku me  shumë familjarë të Jasharajve mes tyre edhe gra e fëmijë.

Sa u tmerruam  dhe u trishtuam kur morëm vesh se gjatë tri ditëve luftimesh të ashpra, askush nuk  u kishte vajtur në ndihmë familjeve të Jasharajve, të paktën me armët e fshehura në bunkerin lartë Kullave të Jasharajve.

Sa u habitëm  kur morëm vesh se, Hashim Thaçi dhe  Kadri Veseli janë të padëshirueshëm në kënaqet e Kullave të Jasharajve në Prekaz.

Sa u habitëm kur morëm vesh se, tashmë 21 vite pas çlirimit në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nuk është bërë asgjë për restaurimin e këtij kompleksi memorial  nga qeveritë e derisotme, edhe pse fillimisht  e kishin  marrë përsipër  një gjë të tillë.

Ndjenim admirim dhe lakmi kombëtare shqiptare, kur dëgjonim për daljen e ushtarëve trima të UÇK-së  në Kosovë  kundër kriminelëve  okupues të Serbisë, për ta mbrojtur  pragun dhe nderin e shtëpisë dhe për ta çliruar Kosovën, ndjenim admirim dhe lakmi kombëtare shqiptare.

Ndjenim admirim dhe lakmi kombëtare shqiptare, kur dëgjonim për ndihmën e pakursyer financiare, por edhe  me luftëtarë trima  të mërgatës kosovare shqiptare dhe mbarë shqiptare për UÇK-në.

Çfarë gëzimi i paimagjinueshëm i kaploi shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët kur Kosova më në fund u çlirua me ndihmën e  bombardimeve 78 ditore të NATO-s ndaj caqeve të Serbisë agresore gjenocidale.

Por, ky gëzim qe jetëshkurtër kur filluan të dalin lajmet për vjedhjen e fondeve të mërgatës shqiptare dërguar UÇK-së.

Por,  ky gëzim qe jetëshkurtër,  kur filluan të vijnë informacione për vëllavrasjet, qoftë gjatë luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës, qoftë pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke i vrarë kundërshtarët  politikë, edhe atë vetëm për ta marrë pushtetin.

 Informacioni  i botuar në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve të datës 7 prill 2021, me titull “ Trondit eksperti i sigurisë , tregon  si u formua SHIK-u në Shqipëri, dhe pse nuk guxojnë  të flasin  anëtarët e LDK-së prej tyre”, përbën një analizë të përkryer  nga  Hajrulla Tërnava, eksperti i sigurisë,  që domosdo duhet ta lexojnë të gjithë,  e sidomos opozita shqiptare në Kosovë që i humbi zgjedhjet  e  14 shkurtit 2021.

Hajrulla Tërnava, eksperti i sigurisë  jep një pasqyrë kronologjike të qartë  dhe korrekte, për Kosovën gjatë luftës dhe   pas luftës , krijimin e SHIK-ut në Shqipëri, dhe vrasjet që iu bënë LDK-së, jo vetëm gjatë administrimit ndërkombëtar, por edhe 13 vite pas pavarësisë të Kosovës, duke emëruar  njerëz të tejkriminalizuar.

Sipas  ekspertit të sigurisë  Hajrulla Tërnava,  sot e kësaj dite  të njëjtit e LDK-së nuk guxojnë t’u kundërvihen,  e disa prej tyre janë bërë edhe marioneta  të SHIK-ut brenda LDK-së. Në qeverisjen e “komandantëve”  askush nuk guxonte  të vepronte kundër tyre,  sepse e kishin frikën në palcë dhe e dinin çka i priste  ende pa  gdhirë mëngjesi. “Komandantët”  që rrihnin gjokset  se kinse ata e kanë  çliruar Kosovën,  ndërmorën veprimet e frikshme duke emëruar  njerëz të dëgjueshëm të tyre  t’i kryejnë detyrat e të mëdhenjve. Krijuan  privilegje të punësimit të  familjeve,  emëroheshin nëpër borde ku merrnin nga 2-12 paga mujore .

Me ardhjen e Qeverisë Kurti 2 po dorëzohet  prokuroria e shtetit me  200 prokurorë të  instrumentalizuar nga mafiopolitika në pushtet, sidomos Prokuroria Speciale e Kosovës  kompetente me ligj për  luftimin e korrupsionit  dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë, e cila i kishte mbyllur sytë që nga komunat, qeveritë e inkriminuara e gjer të presidenca e parlamenti, gjatë viteve  2016-2020. Ky lloj i bojkotimit e sabotimit të  qëllimshëm i  punonjësve të prokurorisë  dhe i prokurorëve të dëgjueshëm i ishin nënshtruar 100%  krimopolitikës në relacionin komunë, qeveri, presidencë dhe parlament.

Vetëm  vetingu, emërimi dhe vendosja e drejtësisë  efektive, profesionale e pavarur dhe e  guximshme,  mund t’i shërojë këto plagë”, janë vetëm disa nga konstatimet  që i parashtron Hajrulla Tërnava, eksperti i sigurisë.

Kjo na jep kuptojmë se SHIK-u i Kosovës në vend që ta ketë  në shënjestër  kundërzbulimin e agjenturave të Sigurimin të  Serbisë kriminale, ai për fat të keq tonin iu vërsul Kosovës tash më 21 vite në liri e pavarësi .

Albin Kurti kryeministër dhe Vjosa Osmani presidente e Kosovës ua dhanë goditjen e meritar PDK-së, LDK-së, AAK=së, Nisma dhe AKR-së, duke i shtresuar në opozitë.

Këto pesë parti dhe liderët e tyre dje edhe sot duhet ta kuptojnë se nuk mund të jetohet me rrena, dhe se dëmet që ia shkatuan Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi janë të patolerueshme  dhe tradhtare.

Këto pesë parti e kanë kot dhe nuk mund ta mashtrojnë më popullin me gënjeshtra dhe premtime boshe.

Këto pesë parti politike në Kosovë, tashmë në opozitë, do të pësojnë disfata të njëpasnjëshme në të gjitha zgjedhjet e ardhshme cilat do qofshin ato.

Ky dënim ndaj opozitës shqiptare në Kosovë erdhi nga Zoti dhe vota e popullit, për t’i dhënë fund vëllavrasjes për pushtet, korrupsionit, pasurimit të paligjshëm dhe nepotizmit.

O Isa Mustafa akademiku munafiku, humbësi i zgjedhjeve  të 14 shkurtit 2021, tani edhe nga shtëpia ku të mbyllën votuesit me vetëm 15 mandate deputetësh, po  merr guximin e turpshëm  që më 7 prill 2021 të ,  ta sulmosh Qeverinë Albin KUrti 2, që fitoi me votim plebishitar.

O Isa Mustafa akademiku munafiku, si nuk të vjen turp  që Qeverinë Albin Kurti 2 ta quash regjim absolut, kur kështu dëshiroi dhe vendosi vota e popullit.

Si nuk të vjen turp që masat e Qeverisë së Albin Kurtit 2 kudër koronavirusit t’i quash represive,  që po  krijuakan frikë e depresion te qytetarët, kur Qeveria e Avdullah Hotit të  LDK-së, e rëndoi aq shumë  gjendjen e Pandemisë së Coronavirusit. Qeveria e Avdullah Hotit  erdhi me komplotin që Ty, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacalli, e organizuat dhe e rrëzuat  Qeverinë Albin Kurti 1.

O Isa Mustafa akademiku munafiku, Qeveria Albin Kurti 2 e din më së miri se çfarë vaksinash duhet të merr, dhe se a duhet ta pranojë ofertën e Edi Ramas, e vëllait e shokut të kriminelit Aleksandër Vuçiq, lidhur me vaksinat kineze.

O Isa Mustafa akademiku munafiku, trusu në shtëpi e mos i fut hundët te mallrat kikëze, sepse popullin e Kosovës e varfërove Ty dhe LDK-ja duke  duke  bashkëqeverisur me PDK-në e Hashim Thaçin, dhe me hajnat e partive tjera në 21 vitet e kaluara, kur edhe Ty ishe edhe kryeministër.

Votat plebishitare të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit Ty dhe LDK-ja nuk mund t’i shikoni as në ëndërr.

O Ramush Haradinaj, kthjellohu o burrë, lëri  Kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani të punojnë  në të mirë të Kosovës.

O Ramush Haradinaj Presidencën e humbe, tani mbete me 8 deputetë, do të ikin edhe deputetë tjerë dhe do të mbetesh fillikat vetëm. Mos e mashtro veten se në zgjedhjet  lokale AAK-ja kurrën e kurrës nuk mund të jetë  favorite.

O Enver Hoxhaj, u.d. i PDK-së, Ty vetëm se me këmbëngulje dëshiron ta faktorizosh veten që nga askushi dëshirosh të bëhesh dikushi. A nuk po të bëjnë dritë sytë e ballit sesa dëme i kanë  shkaktuar Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli  dhe PDK-ja.

O Enver Hoxhaj  u.d. i PDK-së, Albin Kurti kryeministër dhe  Vjosa Osmani   presidente e Kosovës mund të jetojnë e punojnë edhe pa primitivizmin  dhe arrogancën Tënde, sepse e kanë votën e popullit, e kanë popullin rreth vetes, gjë që nuk e keni as Ty dhe as PDK-ja.

Ju opozita e partive politike në Kosovë, duhet të kthjelloheni që të mos fluturoni kuturu, por të  ecni për toke.

Ju opozita e partive politike në Kosovë, duhet të  turpërohuni para Kosovës dhe popullit të saj për keqqeverisjet dhe tradhtitë që i shkaktuat në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat