Sa më afër zgjedhjet lokale, shpresat e fitores së disa partive politike po veniten me të madhe

Opinione

Sa më afër zgjedhjet lokale, shpresat e fitores së disa partive politike po veniten me të madhe

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:08
Adem Bytyçi

Fitoret e zgjedhjeve lokale janë shumë të rëndësishme për shumicën e partive politike .

Kuptimi i këtyre fitoreve ka domethënie të shumanshme për të ardhmen politike të këtyre partive edhe në zgjedhjet nacionale qofshin ato të rregullta apo të jashtëzakonshme, që do të thotë se subjekti politik sot në sa më shumë komuna t'i fitojë zgjedhjet lokale aq më shumë ekziston probabiliteti se nesër i njëjti subjekt politik mund t'i fitojë zgjedhjet nacionale kurdo që ato të mbahen.

Mos të harrojmë se rezultatet e zgjedhjeve të fundit të parakohshme do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në fitoret e zgjedhjeve lokale nga disa subjekte politike, që do të thotë se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ca parti do t'i humbin këto zgjedhje, duke ndryshuar skenën politike partiake të komunave nga qeverisjet e mëparshme nga disa parti politike dhe fitoren e subjekteve tjera për t'i qeverisur të njëjtat komuna.

Përkundër premtimeve të partive politike në periudhën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale, në ato komuna në të cilat kanë qeverisur, fitorja përkatësisht humbja e zgjedhjeve lokale në këto komuna varet kryesisht se sa i kanë përmbushur premtimet të cilat ua kanë dhënë qytetarëve gjatë qeverisjes së mëparshme në këto komuna.

Të gjitha ato subjekte politike të cilat nuk i kanë përmbushur premtimet e qytetarëve gjatë qeverisjeve të mëparshme në ato komuna, humbjen e zgjedhjeve lokale të cilat po afrohen me shpejtësi e kanë të sigurt.

Tani e arritura më madhe e qytetarëve tanë është ngritja e vetëdijes për ta votuar subjektin politik të cilit i besojnë se do t'i përmbush pritjet e tyre, pavarësisht se qytetarët mund të jenë elektorat i partive të ndryshme politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat