SHBA respektoi Qeverinë Kurti, dëshirojnë që sa më parë çështjen e dialogut me Serbinë ta përmbyllin!

Opinione

SHBA respektoi Qeverinë Kurti, dëshirojnë që sa më parë çështjen e dialogut me Serbinë ta përmbyllin!

Prof. As. Dr. Nijazi Halili Nga Prof. As. Dr. Nijazi Halili Më 9 prill 2021 Në ora: 19:01
Antony Blinken

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në të cilën i ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë pa vonesa.  

Procesi i dialogut deri më tani është karakterizuar nga mungesa e transparencës dhe llogaridhënies, marrëveshje të pazbatuara ku dhe vet përmbajtja e tyre është kontestuar, ndërsa pala kosovare nuk e ka artikuluar qartë se çfarë synon të arrijë me këtë proces. Andaj, kërkesa e sekretarit te shtetit Antony Blinken, drejtuar  Kryeministrit Albin Kurti, është një element që SHBA respektoi qeverinë Kurti dhe dëshirojnë qe sa me pare çështjen e dialogut me Serbinë ta përmbyllin pasi që qeveria Amerikane e ka vënë si prioritet çështjen e dialogut.

Ajo çka është thelbësore e qeverisë Kurti, se fillimi i dialogut duhet të zhvillohet mbi disa parime bazë të cilat mund të çojnë palën kosovare drejt ndërtimit të një platforme shtetërore mbi bazën e një konsensusi të gjerë politik, arritjen e legjitimit institucional dhe atë qytetar. Duhet të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i procesit të dialogut dhe marrëveshjeve të arritura. Të gjeturat e këtij vlerësimi të reflektojnë në fazën e re rë dialogut. Patjetër që rezultatet e të cilit si proces i dialogut duhet të sjellin konsolidimin të brendshëm shtetëror dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Rekomandimet  për fillimin e dialogut në vazhdim do te ishin si në vijim:

Ekipi negociues, ndërtimi i një ekipi gjithëpërfshirës politik i cili udhëheq bisedimet e dialogut Kosovë-Serbi i mbështetur nga një ekip ekspertësh në bazë të temave/fushave të cilat do të adresohen në kuadër të këtij procesi.

Konsensus politik, procesi i dialogut kërkon vigjilencë dhe përfshirje të gjerë politike. Andaj duhet të iniciohen diskutime të liderëve politik lidhur me formatin, temat e dialogut si dhe epilogun i këtij procesi, me qëllim arritjen e një konsensusi të gjerë politik. Transparenca, Dialogu duhet të ofroj transparencë për qytetarët duke artikuluar marrëveshjet e arritura dhe efektet që këto marrëveshje do të kenë në jetën e tyre. Takimet informuese dhe konsultative me qytetarë dhe shoqërinë civile duhet të jenë të vazhdueshme përgjatë gjithë procesit.

Roli i Kuvendit, Kuvendi duhet të ketë rolin e tij të pa kontestuar e aktiv, duke i dhënë legjitimitet dhe legalitet bisedimeve të Brukselit. Kuvendi duhet të ushtroj rolin e tij mbikëqyrës mbi të gjithë procesin negociator përfshirë këtu raportime të rregullta nga ekipi negociator para dhe pas arritjes së marrëveshjeve dhe konsultimin e komisioneve përkatëse.  Temat të cilat duhet të diskutohen në kuadër të fazës së re të dialogut dhe të përfshihen në që ndërlidhen me ballafaqimin me të kaluarën, suksesionin dhe shpërbërjen e strukturave paralele në Kosovë. Pastaj  reciprocitetit,  Pala kosovare duhet të aplikoj parimin e reciprocitet përgjatë gjithë procesit të dialogut. Vijat e kuqe, Marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi nuk duhet të cenojnë rregullimin shtetëror të shtetit unitar të Kosovës, nuk duhet të cenojnë integritetit e saj territorial dhe përfaqësimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran në arenën ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit është kompromisi i vetëm dhe i panegociushëm në dialog.

Epilogu, njohja e Kosovës nga i shteti i Serbisë, anëtarësimi i Kosovës si shtet me të drejta të barabarta në OKB. Anëtarësim në OKB: BE duhet të jetë sponorizuese e një Rezolute të re në kuadër të OKB-së e mbështetur nga SHBA-të. Kjo Rezolutë e re në OKB e cila i hap derën Kosovës për anëtarësim si shtet më të drejta të plota duke zhvlerësuar Rezolutën e OKB-së Nr. 1244.

Zbatimi i marrëveshjeve, etapa e re e dialogut, duhet të evitojë gabimet e së shkuarës duke përcaktuar qartë afatet kohore, mekanizmat zbatuese të marrëveshjeve, dhe masat ndëshkuese nga BE për palët që nuk i zbatojnë ato, duke e ndërlidhur këtë proces me avancimin e palëve drejtë BE-së. 

Lobimi, shteti i Kosovës duhet krijoj një mekanizim shtetëror të lobimit për mbështetjen e platformës së saj shtetërore të dialogut me kryeqendrat evropiane dhe SHBA-të. Ky lobim duhet të vazhdojë dhe më tej për arritjen e njohjeve të reja, në veçanti me 5 shtetet jo njohëse të BE-së si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat