Lejoni institucionet të punojnë o të mjerë!

Opinione

Lejoni institucionet të punojnë o të mjerë!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:22
Ismail Muqiqi

Ende pa u bë një muaj kur u zgjodh Qeveria e re e dalur  nga vota e popullit, e përkrahur nga pjesa dërrmuese e qytetareve përmes mediumeve televizive {private dhe gjysëm private}, përmes portaleve enigmatike kanë filluar shpifjet më të ulëta kundër Qeverisë së Kosovës.

Kjo dukuri e manifeston nivelin e kulturës primitive të individëve dhe grupeve të interesit të cilat me ramjen nga  pushtetit i kanë humbur favoret dhe privilegjet që i kishin vite me radhë. Turpi nuk ka brina. Debatet e opinionistëve tani më të gërditshme për opinionin nuk kanë të ndalur, edhe pas mbarimit të fushatës zgjedhore. Temat të cilat po debatohen  dhe të cilat po sponzorohen në disa mjete të informimit  kanë humbur imazhin dhe arsyen e momentit te kohës kur pjesa dërmuese e qytetareve e dha verdiktin dhe mesazhin e vet. Këta opinionist të cilët vite me radhë po llomotisin gjithandej duke e shfrytëzuar mediumet të cilave nuk u dihet historiku i themeluesve dhe financimi i tyre po mundohen të shesin moral dhe dije duke shpifur përmes insinuatave të cilat burimin e kanë tek partitë politike të dështuara të cilat tani nuk po mund të adaptohen në opozitë. Të akuzosh Qeverinë e re se e bëri emërimin e ndonjë personaliteti si këshilltar politikë të Kryeministrit apo të Ministrave është mendim tendencioz i shprehur me plotë xhelozi dhe sadizëm. Kryeministri i një shteti ka të drejtën të emëroi këshilltarë këdo qoftë që ai konsideron se është i nevojshëm për ti kontribuar Qeverisë.

Shembullin konkret e patëm me Presidentin Amerikan Donald Trump i cili djalin, dhëndrin dhe vajzën i bëri këshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Kosova është vend i vogël të gjithë nëse hulumtojmë kemi afërsi farefisnore dhe miqësore me njëri tjetrin. Është sjellje demagogjike e individëve dhe grupeve të caktuara të shpifin dhe të akuzojnë karshi entuziazmit dhe shpresës së qytetareve të cilët i dhanë përkrahje institucioneve të zgjedhura.

I kuptojmë politikanët e mëparshëm të cilët ishin në Qeverisje të vendit por tani vota e popullit i largojë nga skena politike. Ata tani është koha që të korrigjohen për gabimet dhe dështimet dhe dëmet që ja sollën vendit. Qytetarët e Kosovës tani kanë nevojë dhe presin lajme dhe rezultate të mira të cilat duhet të vijnë në ditët dhe muajt e ardhshëm nga puna dhe sukseset e Qeverisë dhe institucioneve të shtetit. Kosova tani ka një elitë të re politike, të pa korruptuar të cilët janë shpresa e shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj ti lejojmë te punojnë institucionet e reja o të mjerë!...   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat