Një histori shkurtër e bashkimit kombëtar

Opinione

Një histori shkurtër e bashkimit kombëtar

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 prill 2021 Në ora: 13:55
Adem Bytyçi

Është folur, jo vetëm kaq, por edhe shumë patriotë, dhe intelektual shqiptarë, e kanë sakrifikuar edhe jetën për Bashkimin kombëtare shqiptarë.

Kjo ide dhe përpjekje me shumë sakrifica nuk ka heshtur as njëherë që nga copitmi i pa drejtë i tokave shqiptare e deri në ditët e sotit.

Edhe sot kjo ide frymën thuajse në qenien e çdo shqiptari dhe herë, herë i jepen kuptime të ndryshme kësaj përpjekje nga politikanë aktual shqiptarë nga të dy anët e kufirit.

Nga njëherë të mërzitur nga qëndrimet jo të drejta të Europës ndaj kësaj kauze për të cilën vetë Europa  është fajtore, thonë herë do të bashkohemi, herë e vetmja mundësi ku do të bashkohemi është Europa, Bashkimi Europian.

Po të analizohen logjikisht këto lëvizje lidhur me Bashkimin kombëtare shqiptarë ,dukën si dokrra politike të politikanëve aktual shqiptarë, të cilët e kanë të pa mundur për ta gjetur formulën për realizimin e një përpjekja kaq të rëndësishme dhe fisnike.

Sado që në rrethanat ekzistuese politike ndërkombëtare dukë të jetë i vështirë realizimi i idesë së bashkimit kombëtar , kjo ide duhet të jetë e përjetshme dhe sipas gjykimit të disa figurave eminente të politikës bashkëkohore shqiptare  do të realizohet vetëm atëherë dhe vetëm atëherë kur në shqiptarët të bashkohemi në mes veti pavarësisht interesave politike, materialë dhe ambicieve për të zënë pozita dhe kulltue.

Sado që dikujt kjo i dukët një e arritur e lehtë, është aq e vështirë dhe kërkon mund, dije  dhe kohë aq të gjatë sa që tani nuk do të mund ta imagjinonte as patrioti më optimist i Bashkimit kombëtar shqiptarë.

Sa më larg shqiptarët nga njëri tjetri, aq më larg Bashkimi kombëtarë shqiptarë dhe thellimi i harresës ndër breza i këtij ideali të kamotshëm kombëtarë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat