Edhe Halil Matosh, gazetari politiko-partiak kundër presidentes së Kosovës

Opinione

Edhe Halil Matosh, gazetari politiko-partiak kundër presidentes së Kosovës

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 10 prill 2021 Në ora: 14:05
Vjosa Osmani

Gazetari politikë, mohuesi i kombit shqiptarë Halil Matoshi, e paska akuzuar Presidenten e po sa zgjedhur z.Vjosa Osmani, duke i thënë: Lej "kopallat" e siguroje vaksinën kundër KOVID 19‐të.                                             

Ka kohë që nuk e kam dëgjuar këtë ish gazetar, që nga aderimi i tij në AAK, të ketë trajtuar ndonjë temë të rëndësishme për vendin, siç veprojnë zakonisht gazetarët, të cilët e lënë gazetarinë për t'u kyç në politikë.

Ajo që mbaj mend unë për këtë gazetarë është zbulimi i doktrinës socio- filozofike dhe politike , me të cilën mundohej për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve , se kombi shqiptarë duhet ndarë në dy kombe atë Kosovar dhe shqiptar.

Me kujtohet si tani, kur i ndjeri Akademik Mark Krasiqi, i patë thënë: Ti vetë z.Matoshi, mund ta "ndërrosh" kombin nga ai shqiptar në atë kinez apo Indian, por lëreni të qetë kombin shqiptarë sepse nuk mund të ndahet i njëjti komb në dy kombe...

Tani t'i kthehemi interpretimit të kërkesës së gazetarit politikë dhe partiak z.Halil Matoshit të AAK‐së, drejtuar Presidentes ,duke i kërkuar t'i lente "kopallatë" dhe ta sigurojë vaksinën për vaksinimin e popullatës kundër Covid‐19‐të, një mënyrë kjo as pakë normale e komunikimit të një ish gazetari me shefen e shtetit.

Kjo nuk do të thotë se çdo qytetarë i rëndomtë nuk ka të drejtë të kërkojë shërbim të nevojshme dhe të domosdoshëm për të mbrojtur interesat e tij nga cilido institucion shtetëror, por në mënyrë normale dhe me një vokabular i cili nuk dominohet me shprehje fyese dhe tendencioze...

Ndërkaq, do të doja të pyesja z.Halil Matoshin, gazetarin politikë dhe partiak të AAK‐së, sa herë ka kërkuar nga Qeveria anti kushtetuese e kaluar Hoti, pjesë e secilës ishte edhe subjekti politikë i gazetarit politikë në fjalë, që të siguronte vaksinën në një kohë kur numri i vdekjeve të qytetarëve tanë brenda 24 orëve nga virusi Corona 19‐të ishte enormë, as edhe një herë.

Të gjithë ne duhet të kërkojmë nga të gjitha institucionet e shtetit, duke filluar nga Qeveria, Ministria e shëndetësisë pse jo edhe nga Presidenca që sa më parë të sigurohen vaksinat për imunizimin e popullsisë nga një virus vdekjeprurës, por në as një variant për Motive partiake dhe prapavijë politike siç veprojnë disa forca politike të cilat i humben thellë zgjedhjet e fundit të parakohshme dhe në shenjë pakënaqësie për këtë orvatën të krijojnë tollovi, kundër Qeverisë Kurti- Vjosa, për të fituar përkrahjen dhe simpatinë e qytetarëve të humbur aq keq në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat