Pse diaspora shqiptare duhet të ruaj statusin e saj neutral- partiako-politik?

Opinione

Pse diaspora shqiptare duhet të ruaj statusin e saj neutral- partiako-politik?

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:54
Adem Bytyçi

Diaspora shqiptare e Kosovës do të mbetet një aset shumë i rëndêsishëm kombëtar shqiptarë, vetëm përderisa nuk pranon të copëtohet nga partitë e ndryshme politike.

Në momentin që pranon të jetë plaqkë e politikave të partive të ndryshme për interesa të tyre të pushtetit, do të humb fuqinë e saj për të qenë në shërbim të vendit të origjinës në mënyrë të paanshme politikisht.

Diaspora nuk duhet të lejojë të manipulohet nga as një parti politike opo grupim politikë, diaspora të vetmen politikë të saj duhet ta kët kombin dhe mirëqenien e të gjithë bashkëkombasëve të saj pa dallime politike dhe partiake në vendin  e origjinës.

Kur është dëgjuar se me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, kanë ardhur disa emisarë të partive politike në shtetet në të cila të punojnë diaspora për ta ndarë në parti për vota, shumë intelektual në diasporë janë ndjerë shumë keq. .

Po të dëgjohej zëri i intelektualëve shqiptarë në diasporë, do të sugjerohej që diaspora shqiptare e Kosovës të mos jetë e as një subjekti pilitikë, por të jetë e vendit të origjinës dhe sa herë të keqqeveriset vendi i origjinës nga cilido subjekt qoftë të angazhohet për aq sa ka mundësi që të ndërrohet ajo qeveri dhe me rastin e zgjedhjës së një qeveri tjetër të votojë në mënyrë plebishtare pa qenë apsolutisht e ndikuar nga as një grupim apo parti politike.

Shumë më e dobishme për vendin e origjinës do të ishte një diasporë me një status neutral partiako-politikë për vendin e origjinës, se sa një diasporë e copëtuar në parti politike. 

Kurrë mos të harrojmë, pavarësisht se si do të rrjedhin çështjet, diasporës më shumë se uniteti dhe mbajtja e lidhjeve arsimore, kulturore, ekonomike dhe të tjera me vendin e origjinës, nuk i duhet asgjë tjetër. 

Çdo humbje e lidhjeve me vendin e origjinës shpijen asimilimin e diasporës dhe më në fund mos ekzistimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat