Princi i batutave

Opinione

Princi i batutave

Nga: Jak Simoni Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:40
Jak Simoni

Të gjitha mediat audiovizive dhe të shkruara perëndimore, dhe më gjerë, përcjellin lajmin  e vdekjes së  Princit bashkëshort të mbretëreshës Elisabeta II, dukës së Edimburgut, Filip Mountbatten. Corriere della Sera i lë një vend mjaft të gjerë, duke i kushtuar disa artikuj që tregojnë për jetën e tij, madje duke përmendur në një titull moton  e tij mjaft domethënëse  të rinisë: evito të bësh punë të panevojshme. Në këtë gazetë theksohet fakti se ai bëhet i  famshëm në të gjithë botën për batutat, frazat e sikletshme dhe për gafat, me të cilat ka rrezikuar që të provokojë disa kriza diplomatike me shtetet e tjera. Batuta të paharruara që kanë bërë vazhdimisht gjiron e botës nëpërmjet mediave  të ndryshme. Ja disa më pikantet të evidentuara nga kjo gazete në artikujt e tanishëm dhe në artikujt të  tjerë të mëparshëm.

Në inaugurimin e ambasadës angleze në Berlin në vitin 2000, kushtuar jo me pak se 23 milion euro, ka komentuar me zë të lartë: “Ç’paskan shkuar dëm këtë hapësirë”. Ndërsa në një vizitë zyrtare në Kanada, i kanë shpëtuar këto fjalë: “Nuk kemi ardhur këtu  për të qëndruar më mirë. Kemi mënyra të tjera për tu dëfryer”. Kurse kryeministrit të hershëm italian, Giuliano Amato, që po i  ofronte një ndër verërat më të mira për darkë, i  është përgjigjur në mënyrë të padurueshme: “ Me jepni një birrë. Nuk me intereson se çfarë lloj, me jepni vetëm një birrë”. Në një rast tjetër: Të shurdhër? N.q.s qëndroni afër këtyre, ju besoj se jeni të shurdhër”, u ka thënë një grupi studentësh, që u mungonte të dëgjuarit, gjatë ekzekutimit të një grupi tamburianësh karaibë. Ja si i është drejtuar një gruaje të paralizuar në karrige me rrota: a mos vallë ndokujt i janë ngatërruar këmbët tek karroca  jote?

Dhe me gazetarët,  të cilët vazhdimisht kanë shkruar për të, kishte raporte të mjaft të komplikuara. Një punonjësi të një spitali të një ishulli karaib që po vizitonte i ka thënë: “ju keni mushkonjat, unë kam shtypin”. Ja batutat që ka shkëmbyer me drejtorin e atëhershëm të gazetës The Indipendent. I ka kërkuar se çfarë bënte në party organizuar në Pallatin mbreteror. “Më keni ftuar ju”, ka qenë përgjigjja e Simon Kelner. “ Ne të kemi ftuar,  po s’është se do vinit patjetër”.

Gjithnjë, sipas kësaj gazete, e megjithëse do qëndronte për protokoll dy hapa pas saj, gjatë jetës bashkëshortore,  raporti ndërmjet Filipit dhe Elisabetës ka qenë më shumë paritar se sa besohet. Si atë herë që  kërcënoi mbretëreshën se do ta ulte nga makina dhe do ta linte vetëm në mes të rrugës në Sandrigham, pasi ajo ishte ankuar se ai po i jepte makinës shpejt. Britanikëve  do ju mungojë princi, por jo humori dhe batutat. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat