Pa e kaluar kufirin, nuk kënaqet shqiptari!

Opinione

Pa e kaluar kufirin, nuk kënaqet shqiptari!

Nga: Kimete Berisha Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:31
Kimete Berisha

Të shkosh në Durrës për fundjavë, është njësoj si të shkosh të lahesh në Ibër, nëse ta mban.

Njësoj si të shkosh në Mitrovicë, në Prizren...kudo në Kosovë.

A kemi thënë që jemi Një!

Përnime jemi Një.

E jo veç për festa.

Në Shqipëri nuk është sallamadi, nuk ka mbetur Shqipëria shkret, nuk është 'nana' e rrezikut, edhe atje ka masa kundër pandemisë, dhe po vaksinohet popullata si askund në rajon...edhe numri i të infektuarve është më i vogël se në Kosovë.

Të ishte për t'u ankuar, Shqipëria do të ankohej! Nuk njoh vend që anohet e vajton pa pushuar më shumë se Shqipëria! Janë mjeshtër të ankesave dhe vajit!

Edhe masat që merren kundër covid-19 duhet të bëhen sipas karaktereve kombëtare.

Shqiptarët si karakter kanë nevojë për disiplinë dhe kufizime më të rrepta, se gjermanët për shembull, sepse ne jemi popull simbol i kënaqësisë.

Për shqiptarin heshtja, distanca dhe qetësia janë 'sinonime' të letargjisë dhe vdekjes. E gjernani njëherë mësohet të rrijë e të bëhet shok me veten, pastaj me të tjerët.

Ne me veten s'dimë të bëhemi shokë, s'na kanë mësuar të rrimë veç me veten, se tranoheni 'prej vetes', shastisemi prej vetmisë.

Prandaj, e keqpërdorim lirinë, sepse gjithmonë kënaqësia është më e 'shijshme' se liria!

Liria nuk të bën të lumtur, nuk je i lumtur veç pse je i lirë!

Pa u kënaq, s'bën!

Pa e kaluar kufirin, nuk kënaqet shqiptari.

Cilindo kufi.

P.S. Fajtorët kryesor për shthurjen dhe daljen nga kontrolli të situatës me covid-19 është Avdullah Hoti dhe q'ai Kllokoqi.

Hoti që i ka liruar masat si të ishte hasmi më i madh shqiptarëve, dhe ai tjetri që ka lejuar të mbahen zijafete nëpër kafe, që kanë qenë burimi më i madh i infeksionit.

Sot kisha fillu' hetimin ndaj tyre, por s'kam kohë se po shkoj me p'i një kafe n'Tiranë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat