E keni vrarë ndonjë herë mendjen se pse serbët...?

Opinione

E keni vrarë ndonjë herë mendjen se pse serbët...?

Nga: Fahri Xharra Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:43
Fahri Xharra

– serbët me ngulm mundohen ta paraqesin veten para botës si pasardhës të pellazgëve , etruskëve, ilirëve e neve të na klasifikojnë si ilir të rrejshëm , si albanë të ardhur vetëm rreth shekullit të 10-të nga Kaukazi ?
– serbët kurrë nuk i thonë vetes se janë më të vjetër se grekët ( nuk e kanë nga miqësia me ata por është rrjedhë e të vërtetës historike , sepse i njohin spekulimet e grekëve )
– se turqit dhe shqiptarët besnik të tyre na paraqesin të ardhur këndej pari pas Betejës së Kosovës ?
( ju kujtohen ligjëratat e 5 viteve të kaluara? )

Përgjigja është e thjeshtë; me turqizimin tonë të përgjithshëm atëherë historia do të shkruhej ndryshe për ne. … dhe kështu me kalimin e viteve sllavët do të fitoni të drejtën e Adriatikut dhe Mesdheut .

E ne ? Zoti dhe ata e dinë vazhdimin e planeve të tyre . Kujdes pra nga kurthet e tyre !

Image

Por nuk janë vetëm serbët , turqit dhe grekët por edhe :” Këtu do ti jepja te drejte z.Maksim Zotajt, për mundësinë e ekzistencës se një komploti kundër populli me te vjetër ne bote (qe ka arritur te mbijetoj si e tille dhe ti ruaj karakteristikat e ekstraktit fillestar ne gjuhe, kulture dhe race), pasi qe pikërisht kultura pellazgjike, me sakte sinkronizimi i mitologjisë se saj (me ndihmën e shkrimtareve antik), me fetë e sotme monoteiste (që anë produkt i asaj mitologjie), do ta tronditëte të gjithë rendin botëror, sepse do te dalin ne pah te gjitha komplotet fetare, politike, racore… që janë bërë këto 2.000 vitet e fundit. Prandaj, nuk duan qe ky epitet ti ngelet një populli (tani me) të vogël siç janë shqiptarët, por do ta modifikojnë edhe këtë ndërrim te rendit botërore, si një lëvizje ndërkombëtare. Ne këtë modifikim apo proces, rol të rëndësishëm kane projektet për ç ‘kombëtarizim te shqiptareve ose thënë më ndryshe, për teë relativizuar (zbutur) aq sa është e mundur “monopolin” e popullit, gjuhës dhe kulturës me te vjetër te mbijetuar-shqiptaret, nëpërmjet projekteve imponuese multietnike, apo integruese me ndërkëmbëza e komplote (jo reale) duke shfrytëzuar vetinë e re (te krijuar paraprakisht nga izolimi dhe me pas nga “helmimi” i opinionit publik nëpërmjet medieve) të inferioritetit të shqiptarëve, në mënyrë që ky popull, kjo gjuhë, dhe kjo kulturë, sa më shumë të relativizohet, integrohet (në sens shkrirje-te një anshme) dhe shpërndahet . (B.Bajrami “”)

Pra kujdes, kur flasim , komentojmë dhe shahemi. Kujdes se jemi të përcjellë deri në imtësi për sjelljet tona ndaj vetvetes dhe historisë sonë. Të kotë e kemi , nëse i përkasim një populli “cukël” ( paçavure ) ardhmëria nuk do të na jep vendin që e meritojmë në mesin e popujve të civilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat